LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka: “I urojmë mirëseardhjen Kombëtares në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Tani presim rezultate edhe më të mira”... (foto)

“Kemi bërë gjithçka për të pasur rezultate më të mira. Kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij ekipi, kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij stafi, kështu që padyshim që presim dhe kemi thënë që objektivi ynë është kualifikimi për në finalet e Euro 2024”

20 Mars 2023, 18:36 Nga DOSJA

Presidenti Duka: “I urojmë mirëseardhjen Kombëtares në

TIRANE - Presidenti FSHF-së, Armand Duka ka ndjekur nga afër sot seancën e parë stërvitore që Kombëtarja shqiptare zhvilloi në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Numri një i qeverisë së futbollit shqiptar është takuar nga afër me lojtarët dhe stafin teknik, ndërsa së bashku kanë parë të gjithë ambientet e reja që ofron kjo qendër e re stërvitore moderne.

Në një prononcim për median, gjatë kësaj vizite, presidenti Duka shprehur kënaqësinë që më në fund Kombëtarja stërvitet në shtëpinë e saj, teksa ka komentuar edhe “debutimin” e trajneri Silvinjo, por edhe pritshmëritë që të gjithë kanë për rezultatet e Kombëtares në kualifikueset e Euro 2024. Shqipëria e nis fushatën në këtë edicion me ndeshjen e parë në transfertë ndaj Polonisë më 27 mars, sfidë që luhet në Varshavë.

Presidenti Duka: “I urojmë mirëseardhjen Kombëtares në

Debutimi në ‘Shtëpinë e Futbollit’? “Në fakt sot është dita që i kemi uruar mirëseardhjen në ‘Shtëpinë e Futbollit’, pavarësisht se ‘Shtëpia e Futbollit’ e ka nisur aktivitetin me zyrat, me ekipin Kombëtar U-7, por sot realisht është ditë e veçantë, sepse është ekipi Kombëtar, që po stërvitet sot këtu. Uroj që e gjithë kjo infrastrukturë e bërë rishtas, fushat e reja, dhomat e zhveshjeve dhe facilitetet e për fizioterapi, palestër, t’i shërbejnë akoma më shumë ekipit kombëtar. Diferencat sot në futboll janë të vogla, ato gjëra që mund të konsiderohen të vogla, nëse i bashkon të gjitha bashkë, bëjnë atë hapin cilësor për të shkuar më lart. Besoj se në këtë edicion kjo është risia që i është ofruar ekipit për të treguar seriozitetin, por dhe për t’i krijuar kushte më të mirë Kombëtares dhe për të patur rezultate akoma më të mira për kualifikueset e Euro 2024”.

Përshtypjet e para nga Sylvinho? “Ndryshe nga më parë, stafi ka qenë i angazhuar 100% në Shqipëri, apo në dispozicion të ekipit nga dita e parë që ka firmosur kontratën deri sot. Me përgatitjen e stërvitjes, me përgatitjen e stafit, ka qenë pjesë aktive qoftë edhe e kompletimit të qendrës stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Trajneri dhe stafi tij kanë jetuar gjithë kohën në Shqipëri, duken më aktivë, edhe lojtarët duken me një energji akoma më shumë pozitive. Uroj që kështu bashkë me këto energji pozitive t’i shërbejë për të pasur rezultat pozitiv gjatë edicionit. Siç thuhet në futboll, e rëndësishme është ndeshja e radhës, kështu që të kemi rezultat pozitiv kundër Polonisë dhe pas kësaj sfide të shohim ndeshjet e tjera”.

Presidenti Duka: “I urojmë mirëseardhjen Kombëtares në

Pritshmëritë e trajnerit? “Kërkesa e tij kryesore ka qenë ta nisnim edicionin këtu në “Shtëpinë e Futbollit” dhe koha ka qenë relativisht e pakët, për këtë duhet falënderuar e gjithë administrata e FSHF-së, që ka punuar nga 24 orë për ta bërë këtë qendër gati për ditën e sotme për ta filluar këtu rrugëtimin sipas kërkesës së trajnerit. Kërkesa të tjera vetë trajneri Silvinjo nuk ka, por kërkesa e të gjithëve është ekipi të jetë maksimalisht i përkushtuar dhe i mobilizuar, urojmë që të na dhurojnë diçka pozitive në Poloni”.

Objektivat në kualifikuese? “Kemi bërë gjithçka për të pasur rezultate më të mira. Kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij ekipi, kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij stafi, kështu që padyshim që presim dhe kemi thënë që objektivi ynë është kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Sigurisht që nuk është grup i lehtë, nuk është një edicion i lehtë, është akoma më i vështirë edhe për faktin e kundërshtarëve që ka dhe për faktin që luhet në një periudhë të ngushtë. Kështu që uroj të kemi sa më pak mungesa, sa më pak dëmtime, sa më shumë përkushtim dhe kështu shkojmë drejt rezultateve pozitive. Uroj që të kemi akoma më shumë të reja në drejtim të rezultateve,”- ka deklaruar presidenti Duka për median, teksa Kombëtarja ka zhvilluar séancën e parë stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në startin e saj të aventurës për ‘Euro 2024’.

Presidenti Duka: “I urojmë mirëseardhjen Kombëtares në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare