LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka: “Kombëtarja, ambasadorja më e mirë e Shqipërisë”!...

“Përmes futbollit Shqipëria ka përftuar promovimin më të mirë të mundshëm. E njëjta gjë edhe tani pas kualifikimit për në finalet e Euro 2024, të gjithë shkruajnë dhe flasin për Kombëtaren dhe i bëjnë jehonë arritjeve të futbollit shqiptar”.

14 Dhjetor 2023, 10:39 Nga DOSJA
Presidenti Duka: “Kombëtarja, ambasadorja më e mirë e

TIRANE - Futbolli, veçse i ka bashkuar shqiptarët përmes Kombëtares, ka shërbyer si një instrument i fuqishëm për ta kthyer ekipin kuqezi në një ambasador të denjë për vendin tonë. Kualifikimi në “Euro 2024” është një reklamë për Shqipërinë dhe treguesi më i qartë i punës së bërë nga FSHF për rritjen e futbollit në vend.

Veç përfaqësimit në Europian, futbolli shqiptar përfaqësohet më së miri në kontinent edhe në rrafshin institucional UEFA. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pasi u bë pjesë e Komititet Ekzekutiv në vitin 2019, në prill të këtij viti u zgjodh edhe zëvendëspresident i UEFA-s. Një përgjegjësi më shumë, gjë që kreu i FSHF-së e thotë edhe në intervistën e dhënë për “Tirana Diplomat”.

Presidenti Duka flet edhe për ndikimin që ka Kombëtarja kuqezi në rrafshin diplomatik, si dhe për takimet e shpeshta që ai ka pasur me diplomatë të vendeve të ndryshme.

Shqipëria e futbollit është shndërruar në një faktor bashkimi shqiptarësh nga të gjitha trojet. Si president, prej dy dekadash, a ka qenë kjo një strategji e FSHF-së edhe në optikën e një diplomacie sportive, të cilën shteti shqiptar nuk mund ta luajë dot?

“Kombëtarja është padyshim ambasadorja më e mirë e Shqipërisë në rrafshin diplomatik. Kjo u dëshmua veçanërisht në finalet e “Euro 2016” në Francë, kur e gjithë media ndërkombëtare raportonte çdo ditë për Shqipërinë e futbollit, duke promovuar kështu një imazh fantastik për vendin kudo. Përmes futbollit Shqipëria ka përftuar promovimin më të mirë të mundshëm. E njëjta gjë edhe tani pas kualifikimit për në finalet e Euro 2024, të gjithë shkruajnë dhe flasin për Kombëtaren dhe i bëjnë jehonë arritjeve të futbollit shqiptar.Dhe nga këto arritje sigurisht që vendi ynë fiton shumë në aspektin diplomatik, duke qenë një faktor bashkimi edhe për faktin se në Kombëtare luajnë futbollistë nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo është magjia dhe fuqia e futbollit, që arrin t’i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë fushe. FSHF ka shpallur strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025” një vit më parë me objektiva të qartë, që po shndërrohen në realitet ditë pas dite, përmes një punë të madhe, investimesh të mëdha, sakrificash dhe vizioni për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër, qoftë edhe atë diplomatik. Patjetër që në këtë optikë FSHF luan një rol kyç dhe ndjehem mirë teksa konstatoj se në shumë raste ka bërë shumë më shumë se vetë shteti shqiptar, duke e kthyer futbollin në një lokomotivë që i prin zhvillimit të shoqërisë shqiptare, madje është më përpara krahasuar me fusha të tjera të jetës”.

Jeni i pari zyrtar sportiv shqiptar që zgjidheni zv.president i UEFA-s, organizatë që përfshin të gjitha vendet europiane, duke i dhënë një përmasë ndërkombëtare Federatës. Sa mund të influencojë roli juaj në panoramën e marrëdhënieve me federatat simotra përfshirë gjigante të tillë si Gjermania, Italia, Franca apo Anglia?

“Patjetër që zgjedhja ime në postin e zv.presidentit të UEFA-s është një arritje e madhe për mua personalisht, për FSHF-në dhe për Shqipërinë. Ndihem i vlerësuar për punën, kontributin gjatë një periudhe të gjatë në futboll. Zgjedhja në këtë post të lartë drejtues në një organizatë kaq të rëndësishme ndërkombëtare më bën të ndjej një detyrim akoma më të madh për besimin e mbështetjen që më kanë dhënë, për t’ua shpërblyer me punë, me rezultate e ndershmëri në të gjithë vendimmarrjen e organit drejtues. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me UEFA-n, federatat homologe në përgjithësi dhe këtë stafi i FSHF-së e ka treguar me korrektësinë dhe nivelin e duhur organizativ në çdo kompeticion që kemi mirpritur apo ku kemi marrë pjesë. UEFA është një organizatë solide, demokratike, e baraspeshuar dhe në bazat e saj këtë ka solidaritetin, bashkëpunimin me të gjitha federatat si edhe menaxhimin sa më të mirë të gjitha aktiviteteve sportive dhe financiare të saj. Mbështetja e UEFA-s ndaj meje në rastin konkret është mbështetja për të pasur në gjirin e saj nga të gjitha nivelet dhe madhësitë e federative. Qëllimi i UEFA-s është që të gjithë bashkë, vende të mëdha e të vogla, me më pak apo më shumë kontribute në futboll, të jenë të balancuara dhe bashkërisht të zhvillojmë futbollin në vendet respektive. Shqipëria është një nga 55 anëtarët e këtij institucioni dhe nëse bën mirë detyrat e saj, përfiton jo pak. Çdo vit ne organizojmë turne kualifikues, që u japin shanse të rinjve, por edhe organizime të tjera si finalja e madhe e UEFA Conference League dhe finalet e Kampionatit Europian 2025 për moshën U-17, që i janë besuar Shqipërisë”.

Takoni shpesh ambasadorë të huaj, çfarë i keni dhënë një imazh shumë të mirë institucionit të FSHF. Cila është tematika?

“Federata Shqiptare e Futbollit është një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, që ka përgjegjësinë e vetme për zhvillimin, organizimin dhe qeverisjen e futbollit në të gjithë vendin. E them këtë duke iu referuar peshës dhe rolit që ka futbolli në shoqërinë tonë, si sporti më i dashur për shqiptarët. Është e rëndësishme të kuptohet se roli ynë si organ drejtues i futbollit në Shqipëri shkon përtej paraqitjeve të ekipit kombëtar dhe organizimit të të gjitha klubeve tona profesioniste. FSHF është krenare për rolin e saj në shoqërinë shqiptare si një katalizator për ndryshim, duke mbështetur fuqishëm me çdo mjet gjithpërfshirjen dhe angazhimin e sa më shumë të rinjve dhe të reja në futboll. FSHF ka një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombit, me anëtarët e komunitetit të gjerë sportiv, duke promovuar kësisoj edhe një imazh pozitiv të futbollit shqiptar dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, unë kam shpesh takime me ambasadorë dhe përfaqësitë diplomatike nga të gjitha vendet për të diskutuar rreth bashkëpunimeve në shumë fusha, projekteve të përbashkëta dhe mbështetjes që vendet e tyre mund t’i japin zhvillimit të mëtejshëm të futbollit shqiptar. Kemi një raport dhe partneritet të shkëlqyer me të gjithë trupin diplomatik në vendin tonë. Sinqerisht është kënaqësi kur marr vlerësime për punën e madhe që kemi bërë në FSHF për të transformuar futbollin ndër vite dhe ky evolucion është i prekshëm për të gjithë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia