LIVE UPDATES
Sport

Shqipëri-Çeki / Presidenti Duka takim me ministrin Balla dhe drejtuesit e Policisë: “Uroj të festojmë pa asnjë incident”...

“E gjithë Shqipëria e pret këtë ndeshje me padurim. Uroj që edhe rezultati t’i përgjigjet mobilizimit tuaj, mobilizimit të skuadrës dhe uroj që të festojmë pa asnjë incident”

12 Tetor 2023, 10:40 Nga DOSJA
Shqipëri-Çeki / Presidenti Duka takim me ministrin Balla dhe

TIRANE - Në prag të ndeshjes së kualifikueseve të “Euro 2024”, Shqipëri-Çeki, është zhvilluar një takim organizativ në “Shtëpinë e Futbollit”, ku është diskutuar për masat e sigurisë të marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Në këtë takim morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, si edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në fillim, presidenti Duka falënderoi ministrin Balla dhe të gjithë strukturat e Policisë për bashkëpunimin, teksa kërkoi mbështetjen e të gjithë spektatorëve, që të bëhen pjesë e kësaj feste dhe të mos shkaktojnë probleme.

“Mbështetja e Policisë edhe në eventet e mëparshme në ndeshjen kundër Polonisë ka qenë e nivelit të lartë, e nivelit të mirë pavarësisht se kemi pasur ndonjë incident, por gjithsesi unë jam i sigurt se qoftë Policia, qoftë ne, nuk mund të bëjë asgjë nëse ne nuk kemi një bashkëpunim me ata që do të jenë në stadium, me spektatorët. Padyshim që i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj spektatorëve që të jenë bashkëpunëtorë, që të na mbështesin, që të jenë pjesë e kësaj feste dhe uroj të jetë festë me rezultat dhe të mos bëjnë gjeste apo mos tentojnë të bëjnë gjeste që të rrisin stresin apo volumin e punës për Policinë.

Uroj që vërtetë të kthehet në festë, të mos kemi asnjë incident. Ne dhe ju po i bëjmë të gjitha dhe desha t’ju falënderoj edhe një herë për këtë që të mos kemi asnjë incident. Sepse në fund të fundit qëllimi juaj dhe qëllimi jonë është që t’i krijojmë kushte sa më të mira atyre që do të jenë në stadium, spektatorëve, futbollistëve, medias dhe të gjithë bashkë kontribuojmë për të pasur një event fantastik dhe performancë shumë të mirë të ekipet, sepse e gjithë Shqipëria e pret këtë ndeshje me padurim, e pret për një rezultat padurim. Uroj që edhe rezultati t’i përgjigjet mobilizimit tuaj, mobilizimit të skuadrës, të gjithë Shqipërisë dhe uroj që të festojmë, të festojmë pa asnjë incident”, - u shpreh presidenti i FSHF-së.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se takime të këtij niveli do të zhvillohen rregullisht në prag të përgatitjeve për evente të rëndësishme, për të diskutuar dhe marrë masa për çdo problematikë eventuale.

“Do të jetë një traditë tashmë që në prag të përgatitjeve të tilla të këtij niveli sikurse është kjo ndeshje kualifikuese e Shqipërisë në Kampionatin Europian 2024 dhe ndërkohë që besoj se duhet të fillojmë që tani përgatitjet për Kampionatin Europian të moshës U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri që edhe ai do të kërkojë përgatitjet e veta janë disa problematika që duhet t’i ndajmë me publikun. Gjëja e parë dhe mesazhi i parë që duhet të ndajmë në fakt me publikun në këtë moment, ndërsa sportdashësit përgatiten për të ndjekur këtë aktivitet është çështja e biletave.

Siç jam informuar nga drejtori i përgjithshëm pas komunikimit edhe me zyrtarët më të lartë të FSHF-së i gjithë verifikimi do të jetë pa hyrë në stadium, që në momentin e parë të kontrollit fizik dhe kontrollit të biletës përmes një pajisjeje që verifikon vlefshmërinë e biletës. Kushdo që do të tentojë të përdorë bileta të falsifikuara duhet të ketë parasysh që hyn në juridiksionin e ligjit dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do të marrë të gjitha masat”, - tha ministri Balla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet