LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka: "Turneu “Viareggio Super Cup”, është një festë italo-shqiptare"…

“Kjo nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një shkëmbim kulture futbollistike, por edhe miqësie dhe vëllazërie mes futbollit shqiptar dhe italian. Kemi shumë raporte të mira me Italinë dhe duam ta zhvillojmë në një nivel të lartë edhe për futbollin”.

25 Nëntor 2025, 18:06 Nga DOSJA

Presidenti Duka: "Turneu “Viareggio Super Cup”, është

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë me Fulvio Collovati, ku foli për finalen e “Super Viareggio Cup” mes Vllaznisë dhe Genoas, si dhe nënvizoi arsyet e suksesit të futbollit shqiptar, Kombëtares, rëndësinë e investimeve në të rinjtë dhe rolin që Tirana ka marrë si qendër e zhvillimit të futbollit.

Ai komentoi finalen e 4 dhjetorit mes Vllaznisë dhe Genoas, duke e cilësuar atë si një festë miqësie mes futbollit shqiptar dhe italian, dhe vuri theksin te puna, organizimi dhe mbështetja e tifozëve si bazë e rezultateve të arritura.

Më poshtë intervista e plotë e presidentit Duka:

- President, kam dëshirë të di sekretin e këtij suksesi të Kombëtares shqiptare dhe lumturie të arritur, të këtij grupi të bashkuar, që ka arritur rezultate fantastike.

- Nuk mund të them që ka një ingredient sekret, por është vetëm puna e programuar, projekti jonë për të zhvilluar futbollin në Shqipëri, investimet në terrenet sportive dhe te të rinjtë, organizim, puna e të gjithë lojtarëve, sidomos e stafit teknik dhe të Federatës, qeverisë shqiptare, por edhe mbështetja e madhe nga tifozët. Nuk mund të them që është një sekret, por është thjesht punë dhe uria për sukses.

Nuk ka ardhur rastësisht, rezultatet janë fryt i punës të lojtarëve dhe stafit tonë teknik, i gjithë komuniteti futbollistik shqiptar. Edhe mbështetja nga qeveria dhe tifozët shqiptarë, pasi në Shqipëri të gjithë janë tifozë të futbollit dhe e duan Kombëtaren. Kjo është gjëja më e bukur që kemi momentalisht.

- Kam ndjekur me kërshëri “Eagle Cup”, një turne i futbollit për të rinj që u zhvillua në Tiranë pak muaj më parë, ndërkohë që në 4 dhjetor në Viareggio ndeshen dy ekipe, Genoa dhe Vllaznia në një finale të Superkupës. Çfarë përfaqësojnë këta të rinj?

- Po, në 4 dhjetor do të luajmë Superkupën e këtij turneu, të cilin e kemi zhvilluar në Shqipëri këtë vit, të cilin e ka fituar Vllaznia e Shkodrës, ku në fakt ka lindur futbolli në Shqipëri. Jam i lumtur që kjo skuadër ka fituar këtë turne dhe do të luajë ndaj Genoas në finale, më 4 dhjetor në Itali.

Kjo nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një shkëmbim kulture futbollistike, por edhe miqësie dhe vëllazërie mes futbollit shqiptar dhe italian. Kemi shumë raporte të mira me Italinë dhe duam ta zhvillojmë në një nivel të lartë edhe për futbollin.

Kjo Superkupë është një festë për lojtarët, për të rinjtë që marrin pjesë në aktivitete të tilla në Itali. Gëzohem që këta të rinj luajnë me pasion, kurajo dhe që u pëlqen të marrin pjesë në këtë turne, në këtë finale të një kupe që ka shumë histori në Itali e që tashmë duam ta zhvillojmë edhe në Shqipëri.

- Tirana është bërë shtëpia e futbollit, ku turne të shumtë ndërkombëtarë organizohen vazhdimisht. Si u arrit këtu?

- Po, Tirana është bërë Shtëpia e Futbollit. Ne kemi ndërtuar një shtëpi të vërtetë futbolli në qendër të Tiranës, ku luhet futboll dhe ku kemi organizuar këtë vit turneun, së bashku me organizatorët nga Italia.

Kjo qendër është një qendër mikpritje, kur lojtarët e rinj, jo vetëm luajnë futboll, por edhe krijojnë miqësi, ndajnë ide dhe rritje sportive. Në futbollin modern, lojtarët kanë nevojë për kompetencat teknike, por edhe një formësim njerëzor.

“Eagle Cup” ofron pikërisht këtë, një ambient të sigurt, profesional dhe stimulues, kur të rinjtë që vijnë nga vende të ndryshme, ndajnë eksperiencat, mësojnë dhe përfaqësojnë futbollin lokal.

Prandaj them gjithmonë që forca jonë nuk është vetëm te organizimi, por te klima e mikpritjes që ofrojmë në Shqipëri për të gjithë pjesëmarrësit e turneut.

Ne organizojmë këtë turne të rëndësishëm, “Eagle Cup”, por edhe turne të shumtë futbolli, për të ndihmuar lojtarët dhe për të krijuar këtë miqësi. Kjo do të ndodhë në finalen e 4 dhjetorit, do të jetë një festë për të gjithë fëmijët, lojtarët dhe pjesëmarrësit e kësaj ndeshjeje simbolike futbolli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend