LIVE UPDATES
Sport

Presidenti i Tiranës në prag të derbit me Partizanit: “Shpresojë që në fund të buzëqeshim!”

“Skuadra nuk ka asnjë problem dhe nuk i pengon askush që ata të ecin dhe të shkojnë drejt asaj rruge që janë nisur për të shkuar. Shpresojmë që të vazhdojnë. Do jetë paksa e vështirë por do e thyejnë këtë të keqe.”

1 Dhjetor 2023, 22:06 Nga DOSJA
Presidenti i Tiranës në prag të derbit me Partizanit:

TIRANE - Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur në intervistë për RTSH Sport, ndërsa në prag është derbi me Partizanin. Halili është përgjigjur për ecurinë jo të mirë të Tiranës, largimet e Osmanit dhe Shehit, trajneri Ahmataj në krye, por dhe dëshirat e tij.

Numri një i bardhebluve në fund e mbylli duke rikujtuar se është totalisht kundra skemës “final 4”. Halili la të nënkuptohet se strategjia e klubit është që lojtarë si Abdullahu dhe Meta që vjen nga Akademia, të zhvillohen me ekipin e parë. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë.

Ecuri jo e mirë.          

E vërtetë, duket dhe për vendin ku ndodhemi ne. Shumë larg 2 vendeve të para. Kam besim te kjo skuadër sepse ka futbollistë të mirë. Them që diçka nuk po shkon, mendoj me ardhjen e trajnerit të përkohshëm Jul Ahmataj do shkojmë në rrugën tonë ku e meriton skuadra jonë.

Zgjedhja e duhur Julian Ahmataj?

Kemi thënë që skuadra kur s’ka rezultatet ndërhyhet te pjesa e stafit. Ne sezonin që shkoi bëm sezon të mirë, kishim prurje të reja. Ishim në një mendje, që kjo skuadër do shkojë larg. Patëm ecuri të kënaqshme, jo të shkëlqyer. Pas kësaj ndeshje, pësuam 3 humbje radhazi, me Erzenin, Partizanin dhe Laçin. Menduam të bëjmë zëvendësim të përkohshëm, që e bëm brenda klubit tonë. Shpresoj pa dashur të bëj teknikun, kam parë që skuadra nuk ka qenë mirë fizikisht. Nuk e di pse ka ndodhur. Para se të vijë Ahmataj. Gjatë kësaj kohe po shohim që skuadra shkon para portës dhe ka raste. E pam dhe me Erzenin. Humbja është turp për ne, e pafalshme, por jemi të detyruar të vazhdojmë mos të bëjmë ndërhyrje të detyruara. Me emrat që ka kjo skuadër shpresojmë të shkojmë te objektivi titull.

Keni pasur një mbledhje me lojtarët?

Kam bërë takime jo të shpeshta, por kam folur me skuadrën kur ka qenë e nevojshme. Kemi ruajtur qetësinë, duke thënë që ndryshimin duhet ta bëjnë ato. Skuadra nuk ka asnjë problem dhe nuk i pengon askush që ata të ecin dhe të shkojnë drejt asaj rruge që janë nisur për të shkuar. Shpresojmë që të vazhdojnë. Do jetë paksa e vështirë por do e thyejnë këtë të keqe.

Do jetë Juli deri në fund të sezonit?

Jemi tani në një çështje që zakonisht, trajnerët futbollistët, kur kanë ankesë i drejtohen Dhomës së Konflikteve. Do vendosi ajo çfarë do bëhet. Ne jemi në rregull, si dhe pala tjetër. Unë kisha dëshirë kjo gjë të mos ndodhi te klubi jonë. Meqë më pyetët kam 3 gjëra për të thënë. Trajneri kur ka ardhur ka bërë një bisedë 5 minuta dhe është pranuar të jetë pjesë e klubit tonë. Premtimet kanë qenë ato që kanë qenë. Dhe unë kam thënë pak fjalë, nëse s ka rezultate jam i detyruar trajneri të largohet. Ju e dini pa i përmendur gjërat, po nëse doni e bëj për rikujtesë. Kur trajneri u afrua te ne, nuk shkuam në Kupat e Europës apo dolëm kampion. Vazhduam bashkëpunimin, që vazhdoi prej 27-28 muajsh. Pra më mirë të themi gati 3 vjet, për 3 muaj i mbushnim. Nuk ma keni dëgju zërin të flas për trajner dhe kur kemi pas rezultate të mira apo jo. Ka qenë bashkëpunim shumë i mirë, vazhdon nga ana ime, pastaj nëse do ketë lëvizje secili e di vetë.

Largimi i Osmanit. Patët bisedë?

Tefiku është komshiu im, si dhe Juli. Kam bërë bisedë që në hapat e para që i kam thënë si komshinj jemi afruar më shumë. Janë shumë më të rinj, i kam thënë nëse del variant më i mirë jeni të lirë të shikoni interesat tuaj. Tefiku ka bërë mirë, ka punuar, lëvizje në merkato ka qenë i saktë. Jam i kënaqur. Në fund zgjedhjen e bëri vetë. Për mua nuk ishte e mirë sepse ishte në periudhë që nuk jemi mirë. Megjithatë jam natyrë që i përballoj sepse kemi kaluar situata më të vështirë. As Refik Halilin nuk e gjen më, do e shikojmë, koha do e tregojë këtu jemi. Jo se nuk ka burra më të mirë se unë, po toleranca ime dhe mirësia ime ka qenë e jashtëzakonshme për të dyja palët qoftë për Shehin dhe Osmanin.

Derbi një nga sfidat më të zjarrta. Vini me mungesa. Të dielën duhet të bëjë Tirana kthesën e madhe.

S’kam qef të them që kemi mungesa sepse skuadra jonë ka goxha lojtarë brenda dhe pothuajse të një niveli. Cilido të jetë pjesë e kësaj ndeshje, s’kam frikë fare. Them që klubi jonë dhe skuadra janë të mobilizuar dhe s kanë nevojë as për ndërhyrje as për bonuse. Shpresoj në fund të na vijë buzëqeshja.

Ndërhyrje në merkaton e dimrit.

Shpejt për të folur. Zakonisht në dimër nuk para ka lojtarë që mund t’i gjesh të lirë dhe të ndihmojnë. Unë kam besim që ky grup do iki para. Kam dëshirë të bëjmë mbështetje nga ato me eksperiencë, për ato të Akademisë. Sot kemi 2 lojtarë të rëndësishëm në skuadër si Meta dhe Abdullahu. Shpresoj të kemi 3 që të luajnë gjithmonë. Këtë e kanë në dorë futbollistët me eksperiencë, të bëjnë mirë. Shpresoj kjo skuadër të ecë para. Meqë kjo skemë ka pasur kundërshtime, unë kam qenë kundër absolutisht. Kjo skemë u vendos, vazhdojmë ta respektojmë pa folur poshtë dhe lart. Kemi kohën e duhur për të bërë mirë dhe për të shkuar në katërshe, mundësisht dhe në vendin e parë, pastaj shikojmë si do shkojë deri në fund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet