LIVE UPDATES
Sport

Presidentit të FIFA-s, Infantino në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”: “Suksesi juaj, rezultat i punës së palodhur nga FSHF”

“Urime fituesve të çmimeve të vitit 2024 për arritjet e tyre dhe, sigurisht, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme”.

27 Janar 2025, 21:44 Nga DOSJA

Presidentit të FIFA-s, Infantino në Mbrëmjen Gala “Topi i

TIRANE - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përshëndetur Mbrëmjen Gala “Topi i Artë” me anë të një video-mesazhi, duke vlerësuar arritjet e futbollit shqiptar gjatë vitit 2024.

Presidenti i FIFA-s, Infantino, thekson se përfaqësimi dinjitoz gjatë “Euro 2024”, krijimi i akademisë “Elite Youth Development Academy” dhe plot ngjarje të tjera shoqëruan vitin 2024, ndërsa i uron sukses Kombëtares në edicionin e ri kualifikues për Kupën e Botës.

Ja mesazhi i plotë i Presidentit të FIFA-s, Infantino:
“I dashur president, i dashur Armand, të dashur miq dhe kolegë të Federatës Shqiptare të Futbollit, çfarë viti ka qenë 2024-a për futbollin shqiptar!

Ka shumë gjëra për t’u festuar këtë mbrëmje. Mund ta imagjinoj se si çdo tifoz shqiptar anembanë botës është ngazëllyer dhe frymëzuar nga performanca e Kombëtares në EURO 2024.

Rikthimi në EURO për herë të dytë në tre edicione ishte një arritje e shkëlqyer dhe, në një grup jashtëzakonisht të fortë, ekipi duhet t’ju ketë bërë të gjithëve shumë krenarë.

Me 16 vende tani të disponueshme për ekipet europiane në Kupën e Botës FIFA 2026, duhet të jeni vërtet optimistë për të bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në turneun final.
I uroj trajnerit Sylvinho dhe të gjithë lojtarëve të tij, fat të mbarë për kualifikueset e ardhshme. Dhe, sigurisht, ekipi Kombëtar i vajzave duhet të jetë po aq ambicioz me qëllimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për Vajza FIFA 2027 në Brazil.

Suksesi në fushë është, sigurisht, rezultat i punës së palodhur të Federatës Shqiptare të Futbollit jashtë fushës, nën drejtimin e presidentit Duka.

“Elite Youth Development Academy” që u hap në shtator do të sigurojë sukses të qëndrueshëm në vitet në vijim, dhe turnetë e shumtë që u zhvilluan gjatë vitit ndihmuan në ruajtjen e rritjes së futbollit të bazës në gjithë vendin. Dhënia e mundësisë për talentet tuaja më të mira, vajza dhe djem, për t’u testuar kundër ekipeve nga shtete të tjera, u jep atyre dhe të gjithëve që janë të lidhur me futbollin shqiptar, mundësi të shkëlqyer për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të shpërthyer.

Ky është parimi që qëndron pas rritjes së numrit të ekipeve dhe frekuencës së Kupave të Botës të FIFA U-17 për djem dhe vajza, dhe mezi pres të shoh përpjekjet tuaja të shpërblyera me përfaqësimin e Shqipërisë në nivel global në të ardhmen e afërt.

Sigurisht, lojtarët e të gjitha grupmoshave dhe aftësive kanë nevojë për kushte dhe trajnerë, dhe unë u impresionova duke parë hapat përpara që keni bërë edhe në atë fushë. Një numër i madh fushash janë vendosur dhe dy stadiume janë rinovuar, ndërsa ekspertiza e nivelit të lartë është sjellë për të ndarë njohuri dhe praktikat më të mira për të siguruar që lojtarët tuaj të marrin trajnimin më të mirë të mundshëm.

Po ashtu, duke parë kurset e arbitrimit dhe workshop-et në nivel europian që keni organizuar në vitin 2024, është e qartë se futbolli është i gjallë dhe po lulëzon në vendin tuaj që e do futbollin, dhe pa dyshim që do të rritet akoma më shumë në vitin 2025.

Tani, urime fituesve të çmimeve të vitit 2024 për arritjet e tyre dhe, sigurisht, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme.
Faleminderit shumë. Shihemi së shpejti. Një përqafim për të gjithë, mirupafshim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë