LIVE UPDATES
Sport

Prezantohet programi i UEFA-s “Elite Youth Development Academy”, Duka: “Këtu do të dalin talentet e rinj për Kombëtaren”...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni u shpreh se është një ditë e shënuar për futbollin shqiptar nisja e një projekti kaq të rëndësishëm.

9 Shtator 2024, 14:58 Nga DOSJA

Prezantohet programi i UEFA-s “Elite Youth Development Academy”,

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” projektin e rëndësishëm “Elite Youth Development Academy”, që do të vihet për herë të parë në zbatim në vendin tonë nga FSHF, në bashkëpunim me UEFA-n.

Një projekt shumë i rëndësishëm që do të përfshijë 37 fëmijë të talentuar, të datëlindjeve 2010 dhe 2011, teksa qëllimi kryesor është edukimi dhe trajnimi i talenteve, jo vetëm në kontekstin sportive, por edhe në atë edukativ dhe personal.

Specialistët e ekipeve kombëtare dhe Drejtorisë Teknike në FSHF do të trajnojnë talentet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa fëmijët e përzgjedhur nga rrethet do të qëndrojnë në një nga hotelet e kryeqytetit afër me shkollën, ku ata do të studiojnë. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA.

Të pranishëm në prezantimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm ishin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtori i Zhvillimit dhe Edukimit Teknik në UEFA, Olivier Doglia, përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, si edhe prindër, gazetarë, personalitete e legjenda të futbollit shqiptar, etj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni u shpreh se është një ditë e shënuar për futbollin shqiptar nisja e një projekti kaq të rëndësishëm.

“Mirë se vini në këtë ceremoni simbolike për startin e akademisë elitë të futbollit shqiptar, për herë të parë në vendin tonë. Më lejoni që në emër tuaj dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar t’i uroj mirëseardhjen dhe të falënderoj përfaqësuesin e drejtorisë teknike të UEFA-s, Olivier Doglia që është sot këtu me ne.

Jo vetëm për prezencën sot, por edhe për mbështetjen apo shtysën kryesore për fillimin e kësaj akademie në Shqipëri. Gjithashtu, dua ta falënderoj edhe për të gjithë punën e tij në mbarë Europën për këtë akademi, e cila ka sjell rezultatet e saj të prekshme.

Ju thashë edhe djemve anëtarëve të parë të akademisë, kundërshtari që ne luajmë nesër në stadiumin “Air Albania”, Gjeorgjia, ka pesë futbollistë të cilët kanë dalë nga “Elite Youth Development Academy” në Gjeorgji. Pra, ju jeni e ardhmja e Kombëtares shqiptare.

Nëpërmjet Oliverit, unë do të doja të falënderoja edhe presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, për politikat e tij në mbështetje të futbollit të fëmijëve, për politikat e tij për zhvillimin dhe sigurimin e të ardhmes së futbollit në të gjithë Europën.

Në vitin e parë projekti do të bëhet në Tiranë me buxhetin e UEFA-s dhe FSHF-së, fëmijët do të jenë të bashkuar dhe do të akomodohen në një hotel, do të stërviten të gjithë bashkë nën kujdesin e specialistëve më të mirë të stafeve të ekipeve kombëtare dhe drejtorisë teknike në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në vitin e ardhshëm si rezultat i një marrëveshje të drejtorit teknik të FSHF, Fulvio Pea, me Bashkinë Durrës dhe Ministrinë e Arsimit, akademia do të akomodohet në një strukturë të re, e cila po ndërtohet pranë shkollës së futbollit në Durrës”,- tha ndër të tjera presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Edhe përfaqësuesi i UEFA-s, Olivier Doglia u shpreh besimplotë se ky projekt do të jetë i suksesshëm, teksa falënderoi FSHF-në për mbështetjen që i jep fëmijëve në mënyrë që ata të zhvillojnë të ardhmen e tyre në futboll.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha falënderoi presidentin e FSHF-së dhe drejtorin teknik për inicimin e këtij projekti dhe uron që të shkojë sa më mbarë.

Drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea shpjegoi projektin më në detaje, teksa falënderoi prindërit për besimin e dhënë për zhvillimin e këtij projekti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet