14 Janar 2023, 12:20
Nga DOSJA
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit e Sportit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Programi i Futbollit për Shkollat” që do të realizohet me mbështetjen e FIFA-s.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ndërkohë që për të implementuar këtë bashkëpunim do të ngrihet një grup i përbashkët pune që do të koordinojë programin në të gjitha fazat duke përfshirë edhe FIFA-n. Ky program do të zbatohet në 116 shkolla në të gjithë Shqipërinë, teksa numri i mësuesve dhe veçanërisht fëmijëve të përfshirë do të jetë shumë i madh.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë mbështetja e shkollave, duke trajnuar mësuesit e edukimit fizik për të zhvilluar dhe zbatuar sportin e futbollit në aktivitetet jashtëshkollore. Gjithashtu marrëveshja do të sigurojë mbështetjen e shkollave duke shpërndarë materiale për zhvillimin e sportit të futbollit nëpërmjet FSHF-së.
Përmes këtij bashkëpunimi FSHF dhe MAS synojnë të ndihmojnë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve; të ndihmojnë në krijimin e besimit në vetvete dhe disiplinës tek fëmijët dhe të rinjtë; të ndikojnë në rritjen e bashkëveprimit social dhe minimizimit të individualizmit; të ndihmojnë në përmirësimin e performancës në procesin e të mësuarit; të promovojnë e të zhvillojnë praktika gjithëpërfshirëse për nxënësit me aftësi ndryshe; të promovojnë dhe shpërndajnë kulturën e mundësive të barabarta, duke mbështetur pjesëmarrjen e femrave, në të gjithë nivelet e praktikës së tyre sportive si edhe të promovojnë e të implementojnë një edukatë të pastër sportive.
Pas nënshkrimit dhe ngritjes së grupit të punës do të vijohet fillimisht me trajnimin e personave të përzgjedhur për këtë projekt, të cilët më pas do të trajnojnë mësuesit e edukimit fizik në shkollat përkatëse.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Janar 2023, 12:11
ZVICER - Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinë...
Sport
14 Janar 2023, 11:52
ARABIA SAUDITE - Xavi Hernández po përballet me mundësinë për të fituar titullin e tij të parë si trajner ...
Sport
14 Janar 2023, 11:41
ARABIA SAUDITE - Carlo Ancelott nuk kam asnjë dyshim. Real Madrid dëshiron të fitojë Superkupën e Spanjës. "Të...
Sport
14 Janar 2023, 11:21
SERBI - Skenari “Open Ballkan” edhe në futboll, diskutohet në Beograd, ku serbët kishin gati një projekt për një lig...
Sport
14 Janar 2023, 10:56
SHBA - Ivana Knoll tani po jeton ëndrrën amerikane në Miami . Ish-Miss Kroacia që udhëtoi drejt Katarit dhe u bë vajza...
Sport
14 Janar 2023, 10:44
ARABIA SAUDITE - Kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr tashmë ka shkaktuar shumë bujë, por debutimi i tij duket se do të... th...
Sport
14 Janar 2023, 10:32
SHBA - Fjalëve të qeverisë turke, e cila ka shpallur armik basketbollistin turk të NBA-së, për kokën e të cilit thuhet...
Sport
14 Janar 2023, 10:12
ITALI - Derbi i Napolit me Juventusin ishte një shfaqje fuqie për “azzurrët” që mbizotëruan me rezultatin 5-1 dhe mbet&eu...
Sport
14 Janar 2023, 08:11
XHAMAJKE - Usain Bolt ishte viktimë e mashtrimit financiar. Sprinteri i madh xhamajkan pa një sasi shumë të madhe parash që u zh...
Sport
14 Janar 2023, 08:07
ARABIA SAUDITE - Derbi i Riadit hyn në një tjetër dimension. Al Hilal kohët e fundit i ka tejkaluar fqinjët e tyre të ...