20 Shkurt 2023, 09:35
Nga DOSJA

FRANCE - E rrëmbyer, falë një goditjeje dënimi magjike nga Leo Messi, fitorja kundër Lille (4-3), të dielën në Parc des Princes, e cila i dha fund një serie prej tre humbjesh radhazi të PSG-së, u sfumua disi nga një lajm i keq. Lojtarët e Christophe Galtier, në të vërtetë kanë humbur Nuno Mendes dhe veçanërisht Neymar për shkak të lëndimit. Në fillim të pjesës së dytë, brazilianit iu desh të linte partnerët e tij të përlotur në barelë.
Në një njoftim për mediat, klubi ka konfirmuar informacionin e parë të dhënë nga trajneri pas takimit. MRI e Neymar të dielën pasdite, ka treguar një ndrydhje në kyçin e këmbës, pa frakturë. Një vlerësim i ri i ligamenteve do të bëhet të martën.
Në mbrëmje, numri 10 i parizienëve, postoi një mesazh në Instagram. “Përsëri dhe përsëri”, shoqëruar me një foto të këmbës dhe një emoji me lot, e cila mori mbështetjen e Kylian Mbappé. “Qëndro i fortë, i gjithë ekipi po ju pret shumë shpejt. Vazhdo vëllai im”, ka shkruar kampioni i botës 2018, autor i një dopiede të dielën. Një mesazh i shpërndarë menjëherë nga Neymar, me një “Faleminderit”.

Kohëzgjatja e mungesës së tij nuk dihet ende, por ai duhet të humbasë ndeshjen e Ligue 1 midis PSG dhe Marseille, të dielën e ardhshme në Velodrome. Pyetja qëndron edhe mbi pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League në Mynih kundër Bayernit më 8 mars (humbja 1-0 për parizienët në Parc des Princes në ndeshjen e parë). Shoqëruesit e lojtarit thanë se ishin optimistë, duke shpresuar për një mungesë prej vetëm dy javësh që mund ta lejonte atë të luante ndeshjen e Mynihut.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Shkurt 2023, 09:15
GANA - Trupi i Christian Atsu, ish-futbollistit të kombëtares së Ganës, i cili vdiq në një tërmet shkatërrues n&e...
Sport
20 Shkurt 2023, 07:19
ITALI - Ndeshja dhe Tommy Abraham kundër Veronës, zgjati vetëm një çerek ore, kjo pasi sulmuesi i Romës mbeti i dëmt...
Sport
19 Shkurt 2023, 23:53
SPANJE - Fitorja e kampionëve të Real Madridit në Osasuna një ditë më pare, i afroi ata më pranë skuadrës së X...
Sport
19 Shkurt 2023, 22:31
HOLANDE - Ndeshja mes Ajax-it dhe Sparta Roterdamit, për Eredivisie, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-0, u shënua nga nderimi i Mohamed Kudus p...
Sport
19 Shkurt 2023, 22:15
ANGLI - Nëntorin e kaluar, Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United për të garuar në Kupën e Botës 2022 dhe… nuk ...
Sport
19 Shkurt 2023, 22:07
ANGLI - Pas shuplakës thumbuese të pësuar javën e kaluar në Leicester (1-4) në Premier League, më pas disfatës së...
Sport
19 Shkurt 2023, 21:14
FRANCE - Ashtu si e gjithë skuadra pariziene, bashkëshortja e “Pleshtit” la të shpërthejë gëzimi i saj, kur i shoqi ...
Sport
19 Shkurt 2023, 20:48
GJERMANI - Në ditën e njëzet e një të Bundesligës, Union Berlin humbi një mundësi të madhe pë...
Sport
19 Shkurt 2023, 18:17
TIRANE - Është inauguruar sot përmes një ceremonie stadiumi i Luzit 2008 me impiantin e transformuar totalisht përmes një investim...
Sport
19 Shkurt 2023, 18:04
SPANJE - Së fundmi, një nga të burgosurit e qendrës së burgjeve “Brians II” ku ndodhet Dani Alves,&nb...