Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit, i cili ishte dalja në kupa e Europës”

SHKODER - Trajneri Qatip Osmani, i cili u largua nga drejtimi i Vllaznisë mbrëmjen e së enjtes, ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ku tregon se vendimi për ndërprejen e bashkëpunimit është marrë nga drejtuesit.
Në deklaratën e tij, ai tregon se kontrata që kishte me kuqeblutë ishte e vlefshme deri në fundin e sezonit, megjithatë ai ka pranuar vendimin e marrë e së bashku me ndihmësin e tij nuk do të jetë më pjesë e shkodranëve.
“Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual. Kontrata ime me Vllazninë skadonte në fund të kampionatit dhe në bazë të arritjeve do të diskutonim për vazhdimin e bashkëpunimit.
Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull.
Megjithatë, unë e respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lartë për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe, krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë”.

Në fund, Osmani i uron suksese Vllaznisë, teksa e veçon si një nga eksperiencat më të veçanta të tij periudhen që ka drejtuar ekipin kuqeblu.
“Tani në largim, dua të falënderoj në veçanti futbollistët që kisha në përbërje, falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët në klub dhe jashtë, stafin teknik, njerëzit që më kanë mbështetur, mediat për bashkëpunimin e tyre korrekt, si dhe tifozerinë shkodrane dhe qytetin e Shkodrës për pritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe.
Kjo periudhë do mbetet gjithmonë në kujtesën time për mënyrën e veçantë si u trajtuam nga të gjithë në këtë aventurë të futbollit. KF Vllaznisë i uroj shumë fat e suksese në të ardhmen”, mbyll deklaratën e tij Qatip Osmani.
Tekniku 54-vjeçar e drejtoi Vllazninë në 26 ndeshje, duke koleksionuar 13 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Edhe pse skuadra shkodrane ndodhet në vendin e dytë, eliminimi nga Egnatia në Kupën e Shqipërisë nuk është kapërcyer dot nga drejtuesit që kanë marrë vendimin që katër javë nga fundit të ndryshojnë trajnerin!
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Joana Sanz është vendosur si një nga personazhet më mediatike të muajve të fundit. Gruaja ende e Dani Alves&n...
SPANJE - Lunin është bërë i madh. Ai e ka bërë këtë duke përfituar nga dëmtimi afatgjatë i Thibaut Courto...
FRANCE - Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Le Havre, Luis Enrique u tregua i kënaqur me dinamikën sportive&n...
ANGLI - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e konsideroi "të rëndësishme kundërshtimin e fortë" të ligave ...
SPANJE - Pedro Rocha u konfirmua këtë të premte si kreu i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF). Teksa vepronte që nga gushti 202...
SUEDI - Futja e teknologjisë në futboll nuk është vlerësuar gjithmonë nga të gjithë. Shumë e kanë kritikuar ...
ITALI - Stefano Pioli është zgjedhja e parë e Aurelio De Laurentiis për Napolin sezonin e ardhshëm. Hezitimet e vazhdueshme të A...
SHKODER - Vllaznia ka zyrtarizuar Thomas Brdaric si trajnerin e ri të skuadrës së saj. 49-vjeçari gjerman do të nisë aventur&e...
GJERMANI - Tifozët e Bayern Munichut krijuan një peticion që tashmë ka gati 12.000 firma dhe synon të përpiqet të mbajë...
ANGLI - Marcus Rashford ka lënë një mesazh në rrjetin social X (ish-Twitter) ku ankohet për “abuzimin” që i ësh...