27 Janar 2023, 20:54
Nga DOSJA
TIRANE - Redon Xhixha është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’ do të ishte Xhixha, ai i cili do të triumfonte përballë rivalëve si Xhuliano Skuka, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Mentor Mazrekaj, sulmuesi i Laçit.
Ky është ‘Topi i Artë’ i parë në karrierën e ish-sulmuesit të Tiranës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Evis Kushi i dorëzoi trofeun e rëndësishëm kapitenit të KF Tiranës, Marsel Ismajlgeci, në mungesë të sulmuesit shqiptar, i cili së fundmi është transferuar në ekipin e Qarabakut në Azerbajxhan.
“Nuk ka asnjë dyshim që futbolli është sporti më popullor, që frymëzon, që i bashkon njerëzit dhe ngjall emocione të papërshkrueshme”,- tha Ministrja Kushi teksa u ngjit në skenë.
Përmes një video-mesazhi, Redon Xhixha u shpreh i emocionuar që është vlerësuar me këtë çmim, ndërsa e cilësoi futbollin shqiptar si një vitrinë për të bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.
‘Është një emocion jashtëzakonisht i madh për mua që jam vlerësuar me këtë çmim. Ndihem keq që nuk jam sonte në sallë me ju që ta tërheq vetë këtë çmim, por para pak ditësh finalizova transferimin tim te Qarabag dhe e kam të pamundur të jem aty. Dua të falënderoj familjen time dhe ekipin e Tiranës ku dola kampion. Dua të them që futbolli shqiptar është një vitrinë e mirë për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë në ekipet e njohura europiane. Mbrëmje të bukur të gjithëve dhe ia kalofshi sa më mirë”, – tha Redon Xhixha në video-mesazhin e tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Janar 2023, 20:41
TIRANE - Vllaznia e vajzave ka thyer çdo rekord në Shqipëri, por sezonin e fundit rregjistroi një arritje historike për futbollin shq...
Sport
27 Janar 2023, 20:34
FRANCE - Kylian Mbappe dhe bashkëlojtari i tij në Paris, Achraf Hakimi janë “kapur” duke parë derbin e mad...
Sport
27 Janar 2023, 20:16
TIRANE - Përveç çmimeve individuale në mbrëmjen gala të FSHF-së është shpallur edhe ‘Formacioni më i...
Sport
27 Janar 2023, 19:59
TIRANE - Orges Shehi është shpallur sot nga FSHF si fituesi i çmimit “Trajnerit i vitit” 2022, pasi ia doli që të udh&eum...
Sport
27 Janar 2023, 19:54
TIRANE - Gjyqtarët kanë pasur pjesën e tyre të rëndësishme në vitin e futbollit me vendimet e tyre në fushë dhe sig...
Sport
27 Janar 2023, 19:47
TIRANE - Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për femra dhe meshkuj,...
Sport
27 Janar 2023, 19:40
TIRANE - Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF-së ishin edhe “Këpuca e Artë” 2022 për vajza dhe ...
Sport
27 Janar 2023, 19:33
TIRANE - Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit e organizuar sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në nj&eum...
Sport
27 Janar 2023, 19:28
TIRANE - Në mbrëmjen gala të FSHF-së, ashtu si edhe për djem, është dhënë edhe një çmim për &ldquo...
Sport
27 Janar 2023, 19:21
ZVICER - Për Michael Schumacher, viktimë e një aksidenti shumë të rëndë në ski më 29 dhjetor 2013, informacionet ja...