Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Serbisë, Millan Vokoviç, bëri kërkesë që Sadikut t’i anulohen akreditimet, duke thënë se ai i provokoi tifozët serbë kur u kthye kah ta gjatë një transmetimi drejtpërdrejt dhe e bëri shqiponjën dykrenore me duart.
GJERMANIA- Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, i ka hequr akreditimin gazetarit kosovar Arlind Sadiku për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë në Gelsenkirchen të dielën.
Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Serbisë, Millan Vokoviç, bëri kërkesë që Sadikut t’i anulohen akreditimet, duke thënë se ai i provokoi tifozët serbë kur u kthye kah ta gjatë një transmetimi drejtpërdrejt dhe e bëri shqiponjën dykrenore me duart. Ky gjest është imitim i shqiponjës në flamurin kombëtar shqiptar.
“UEFA mund të konfirmojë se një gazetarit i është anuluar akredimi për shkak të sjelljes së pahijshme në ndeshjen e Euro 2024 mes Serbisë dhe Anglisë më 16 qershor 2024”, tha UEFA në një komunikatë.
Sadiku tha për Reuters se atij iu mor akreditimi kur shkoi për të marrë pjesë në konferencën e Shqipërisë për media të martën. Ai e pranoi se gjesti i tij ishte joprofesional për një gazetar, por argumentoi se nuk ishte “fyes ndaj askujt”.
“Njerëzit nuk e dinë se si po ndihesha në atë çast, sepse unë kam trauma nga lufta”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale.
Ndërkohë, UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 10.000 eurosh të mërkurën, për shkak të “transmetimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive” gjatë ndeshjes të dielën.
Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb, i cili përfshinte Kosovën brenda kufijve të saj. Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Beogradi refuzon ta pranojë atë. Federata e Futbollit e Kosovës bëri ankesë në UEFA kundër banerëve të tifozëve serbë, për të cilët tha se përmbanin “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste”./ REL
GJERMANI - Luka Modric ka qenë dukshëm i dëshpëruar pas barazimit drithërues 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë s&eu...
Foto ilustruese GREQIA- Kombëtarja shqiptare në premierën e saj në EURO 2024 u përball me Italinë. U takuam në Agia Zoni...
GJERMANI - Skoci-Zvicër përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në “RheinEnergieStadion”, duke nisur nga ora 21:0...
GJERMANI - Pasi tre tifozë holandezë u veshën dhe u grimuan me ngjyrë të zezë për t'u dukur si Ruud Gullit në Hamburg, g...
GJERMANI – Gjermania siguron kualifikimin për në fazën tjetër të Europianit pas fitores së dytë në grupe, atë...
GJERMANI - Shqiptari Klaus Gjasula (34 vjeç) nuk e kishte imagjinuar se do të përjetonte një pasdite të tillë këtë t...
GJERMANI - Gjermania luan ndeshjen e dytë të fazes së grupeve, pas fitores bindëse ndaj Skocisë në takimin e pare 5-1. Kët&eu...
TIRANE - Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama inkurajon futbollistët e Kombëtares duke theksuar se duhet t&e...
Kristjan Asllani dhe Luka Modriç HAMBURG- Ndeshja Kroaci-Shqipëri u mbyll me barazimin shumë të luftuar 2-2. Sapo ndeshja ësht&e...
GJERMANI - Gjermania luan ndeshjet e dyta të fazes së grupeve pas fitores bindëse ndaj Skocizë në takimin e pare 5-1. Këët he...