LIVE UPDATES
Sport

Reportazhi i SKY Italia / Rritja & sukseset e futbollit shqiptar, ju zbulojmë projektin ambicioz të FSHF-së…

Televizioni prestigjioz ‘SKY Italia’ ka realizuar së fundmi një speciale mbi futbollin shqiptar dhe zhvillimin e madh që ka pasur në dy dekadat e fundit.

23 Maj 2024, 17:45 Nga DOSJA

Reportazhi i SKY Italia / Rritja & sukseset e futbollit shqiptar, ju

TIRANE - “Një projekt në avangardë” është titulli i speciales së realizuar nga gazetari Paolo Ghisoni për programin “La Giovane Italia” në SKY, që ka pasur në fokus suksesin e Kombëtares me kualifikimin për në ‘Euro 2024’ dhe evolucionin e infrastrukturës sportive falë mbështetjes dhe vizionit të FSHF-së.

“Shqipëria ka arritur të zërë një vend mes të mëdhenjve të Europës dhe pas disa javësh debuton në Gjermani kundër kombëtares italiane. Me shumë prurje nga Italia, si Asllani, Gjimshiti, Bajrami, Berisha, Ramadani, që do të jenë shumë të dobishëm për Silvinjon në përgatitjen e ndeshjes.

Ndërkohë, kthehemi në bazë, e cila ka një strukturë avangarde, të shkëlqyer, kanë krijuar një organizatë të sistemuar, drejtuar dhe programuar nga profesionistë, por në sinkroni të plotë me një president të vëmendshëm ndaj detajeve më të vogla, ambicioz dhe njohës i thellë i futbollit kontinental”,- shkruan SKY.

Sakaq, presidenti i FSHF-së, Armand Duka tregon rrugëtimin e sektorit teknik të Federatës dhe Kombëtares shqiptare, që do të sfidojë në Grupin B të Europianit pikërisht Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

“Ndryshimi është i dukshëm në futbollin shqiptar, por mbetet ende punë për t’u bërë. Presidenti Duka e di mirë këtë dhe në analizën e tij për rritjen e sportit më të dashur për shqiptarët e vë theksin edhe te organizimi i mirë i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Sipas meje, jemi në rrugën e duhur dhe futbolli në Shqipëri ka të ardhme të madhe. Në vitet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri, pasi me punën e bërë nga të gjithë, së bashku me qeverinë shqiptare, kemi ndryshuar infrastrukturën, por duhet ende të bëjmë më shumë që të shkojmë aty ku duam.

Futbolli është sporti më i dashur në Shqipëri dhe fatmirësisht nuk kemi konkurrencë në sport, pasi të gjithë shqiptarët duan të bëhen futbollistë, prandaj që t’i kënaqim të gjithë, duhet të bëjmë më shumë.  Gjëja që më bën më shumë krenar me Federatën është funksionimi shumë i mirë që ka, pasi janë krijuar baza të forta për të ardhmen. Me ketë staf kemi ndërtuar infrastrukturë, stadiumin “Air Albania”, “Shtëpinë e Futbollit, fusha sportive dhe shkollën e futbollit. Të gjitha këto i kemi arritur, pasi kemi krijuar një strukturë të fortë organizimi”.

Reportazhi i SKY Italia / Rritja & sukseset e futbollit shqiptar, ju

Stadiumi “Air Albania” ishte përzgjedhur për intervistën dhe kreu i FSHF-së nuk mund të mos flasë për të. “Stadiumi është vepra më e bukur në Tiranë, jo vetëm nga ana sportive. Ky projekt ka nisur 7-8 vite më parë, ku ndërtimi nisi në 2017 dhe mbaroi në 2019. Arkitekti italian, Marco Casamonti, ka realizuar një projekt shumë të bukur dhe cilësor. Stadiumi është jo vetëm i bukur, por na ka sjellë shumë fat për Kombëtaren, pasi në kualifikueset e fundit kemi arritur të jemi në vendin e parë në grup.

Të gjitha projektet që kemi zhvilluar vitet e fundit kanë ndryshuar për mirë futbollin në Shqipëri. Me këtë stadium, jo vetëm që kemi ndryshuar infrastrukturën e futbollit, por edhe këtë pjesë të Tiranës, pasi stadiumi është kthyer në një qendër tregtare dhe argëtimi, duke e bërë një zonë që jeton 24 orë. Është një stadium i bukur për lojtarët, stafin, tifozët, median, por edhe na ka sjellë fat të mirë”.

“Euro 2024” ishte gjithashtu në fokusin e presidentit Duka: “Jemi shumë të kënaqur që jemi në Euro “2024”, por edhe që luajmë kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. I ftoj të gjithë lojtarët dhe tifozët ta jetojnë këtë sukses që kanë arritur. Ne shkojmë atje për të luajtur, shkojmë për të dhënë më të mirën, por duke shpresuar edhe për rezultat pozitiv. Jemi të ndërgjegjshëm për nivelin e skuadrave që do të kemi përballë, por shpresojmë të rrimë në Gjermani sa më shumë të jetë e mundur”.

Me Italinë, kundërshtarin e parë në ndeshjet e grupeve në “Euro 2024” raportet janë shumë të mira. Kreu i FSHF-së, Duka, e thotë hapur që nga italianët mund të mësojnë shumë rreth futbollit, ndaj edhe shumë specialistë futbolli janë pjesë e stafeve kuqezi. “Ka shumë gjëra që mund të “vjedhim” nga Italia, nga Federata Italiane e Futbollit, pasi ka më shumë eksperiencë në futboll. Ndërkohë, nga futbolli italian, jo vetëm ne, por të gjithë mund të mësojnë shumë gjëra.

Shqipëria dhe Italia kanë një bashkëpunim natyral, i cili ka nisur para shumë vitesh, që në vitet ‘90, kur Shqipëria po kalonte një moment të vështirë dhe Italia hapi dyert për shqiptarët, një pjesë e madhe e të cilëve tashmë jetojnë në Itali. Ne e shohim futbollin italian si një vëlla të madh. Në Federatën Italiane janë të regjistruar rreth 15 mijë futbollistë shqiptarë, ndaj mund të themi që kemi një pjesë të mirë të lojtarëve tanë në Itali, pasi edhe shumë lojtarë të kombëtares luajnë në Serie A. Ne si federatë kemi bashkëpunuar gjithmonë me trajnerë nga Italia, si për shembull me Gianni De Biasi, me të cilin u kualifikuam në Euro 2016. Gjithashtu bashkëpunojmë edhe me lektorë për kurset e ndryshme që ne zhvillojmë, ku së fundmi kishim të ftuar Fabio Cannavaro-n”.

Reportazhi i SKY Italia / Rritja & sukseset e futbollit shqiptar, ju

Kampioni i botës me Italinë, Favio Cannavaro, ishte i ftuar në Tiranë për të ndarë eksperiencën e tij me pjesëmarrësit e kursit UEFA PRO të organizuar nga FSHF. Ish-mbrojtësi i famshëm është surprizuar për mënyrën se si Federata Shqiptare e Futbollit ka mundur të investojë në një impiant avangardë siç është stadiumi “Air Albania” dhe kompleksi “Shtëpia e Futbollit”, teksa nënvizon rëndësinë që kanë fushat e futbollit.

“Jam i surprizuar, pasi nuk është e lehtë që një Federatë të investojë në qendra sportive dhe struktura, që përveç ekipit kombëtar, i shërbejnë edhe ekipeve të të rinjve. Mendoj që duhet të jetë normalitet që fushat të jenë të mira, në mënyrë që të zhvillosh një ndeshje cilësore”.

Reportazhi i SKY Italia / Rritja & sukseset e futbollit shqiptar, ju

Edhe Tomas Danilevičius, ish-futbollist i njohur lituanez dhe aktualisht këshilltar teknik rajonal i FIFA-s për Europën, konfirmon se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara sa i përket strukturave futbollistike falë investimeve të rëndësishme të federatës Shqiptare të Futbollit dhe mbështetjes së UEFA-s.

“Në Shqipëri, të gjesh qendra të tilla me këtë nivel struktural, nuk është më surprizuese, pasi nën drejtimin e Presidentit Duka dhe investimet e UEFA-s dhe FIFA-s kanë ndërtuar një infrastrukturë shumë të mira. “Shtëpia e Futbollit” shërben për stërvitjet e kombëtares, zyrat e administratës dhe ndodhet shumë afër stadiumit. Shqipëria ka 4 stadiume të tjera të nivelit UEFA 4 dhe së shpejti do të jenë 3 stadiume të reja me siglën UEFA 4. Për një vend me popullsi 2.5 milionë banorë, mendoj se janë shumë mirë të strukturuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje