30 Gusht 2023, 17:04
Nga DOSJA

SHBA - Furi për Lionel Messin në Miami dhe Florida në përgjithësi. Superylli argjentinas, me transferimin e tij në Inter Miami, ndryshoi statusin e skuadrës së David Beckham në MLS dhe siç pranoi kryebashkiaku i Fort Lauderdale, Dean Trandalis, zona ku jeton Messi, ardhja e tij rriti vlerat e pasurive të paluajtshme!
Në çdo paraqitje të tij me Inter Miamin mbushen të gjitha stadiumet dhe çmimet e biletave arrijnë mesatarisht në 14 mijë dollarë vetëm për një ndeshje.
Fanelat me emrin e Lionel Messit po shiten... çmendurisht në SHBA, por edhe në Azi dhe kanë nxjerrë artikuj të ndryshëm me emrin e tij që po bëjnë bujë.
Ylli argjentinas ishte gjithashtu një burim frymëzimi për një arkitekt me rrënjë nga Meksika. Çfarë e frymëzoi atë? Ai projektoi shtëpinë e re që do të donte t'i propozonte Messit për qëndrimin e tij në Miami!





Është një rezidencë luksoze në ishull në brigjet e Miamit që kushton më shumë se 50 milionë dollarë. "Kjo rezidencë madhështore përbëhet nga tre nivele dhe ndodhet në një ishull ekskluziv në formë anijeje, duke ofruar privatësi dhe një vendndodhje të privilegjuar,"- tha arkitekti Jorge Luis Veliz.
Rezidenca është quajtur "MESSI Mansion IN MIAMI" dhe shtëpia nga lart ka një M të madhe në mes për shkak të Lionel Messit. Shtëpia ka tre platforma helikopterësh, një garazh për 20 makina. Dhomë argëtimi dhe kinema në shtëpi.
Madje ka një rrëshqitëse uji dhe pishinë spirale dhe një bankinë plot me jahte. Gjithashtu ka një fushë futbolli dhe hapësira për të akomoduar 100 persona!
Meksikani projektoi dhe propozon nëse Lionel Messi dëshiron të ndërtojë një pallat të tillë! Çështja është nëse “Pleshti” do ta pranojë këtë residence futuriste ëndërrash.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Gusht 2023, 16:57
ARABI SAUDITE - Georgina Rodríguez ka treguar gjithmonë se i pëlqen të ketë një trup të tonifikuar. Megjithat&e...
Sport
30 Gusht 2023, 15:54
SPANJE - Javier Tebas, presidenti i La Ligas, është rikthyer këtë të mërkurë për të bërë komente të...
Sport
30 Gusht 2023, 15:26
ANGLI - Ndërkombëtari norvegjez Erling Haaland i Manchester Cityt, fitoi çmimin e “lojtarit më të mirë të vitit&rdquo...
Sport
30 Gusht 2023, 15:10
SPANJE - Agjentët e Policisë Kombëtare kanë ndërhyrë në kishën e Divina Pastora në Motril (Granada) për të...
Sport
30 Gusht 2023, 14:57
ARABIA SAUDITE - Disa muaj pas mbërritjes në futbollin saudit, Karim Benzema ka pësuar lëndimin e parë. Futbollisti francez i...
Sport
30 Gusht 2023, 14:23
SPANJE - “AS” njoftoi më 15 korrik se ëndrra e João Félix ishte të luante për Barcelonën. Epo, ardhja e ...
Sport
30 Gusht 2023, 14:06
FRANCE - Pas javësh të trazuara, me një ngërç dhe një anashkalim të grupit, ‘telenovela’ Kylian Mbappé&n...
Sport
30 Gusht 2023, 13:43
SPANJE - Ansu Fati ka ndryshuar mendje. Ai nuk dëshiron të vazhdojë më te Barcelona dhe është në bisedi...
Sport
30 Gusht 2023, 12:51
ITALI - Të hënën, prezantimi si trajner i ri i Arabisë Saudite, dje ‘vizita’ nga Cristiano Ronaldo. Roberto ...
Sport
30 Gusht 2023, 12:30
FRANCE - PSG ka disa javë që ka zbuluar jetën e Luis Enrique. Një jetë që duket se do të japë frytet e saj, pa...