2 Korrik 2024, 16:15
Nga DOSJA
SPANJE - Rivaldo, legjenda e FC Barcelona dhe ambasadori i Betfair, i ka kërkuar klubit katalanas që të bëjë përpjekje për të nënshkruar me Nico Williams, duke theksuar potencialin dhe performancën e tij si në Athletic Club, ashtu edhe në kombëtaren spanjole në këtë kampionat evropian.
“Për koston e klauzolës së tij dhe për gjithçka që ai ka bërë, mendoj se është një vlerë shumë e arsyeshme,- tha Rivaldo. - Ai është një lojtar që ka spikatur me paraqitjet e tij në Athletic Club këtë sezon dhe tani po bën të pabesueshme me Spanjën në Eurokupën. Ai ka gjithçka për të pasur sukses në FC Barcelona, klubi duhet ta marrë parasysh këtë."
Nico dhe Lamine të pandarë

Rivaldo komentoi gjithashtu miqësinë e treguar midis Nico Williams dhe Lamine Yamal gjatë festimit të golit të Nico kundër Gjeorgjisë, në të cilin të dy lojtarët performuan një kërcim. “Të shënosh një gol është gëzim i madh dhe i rëndësishëm për çdo lojtar, saqë mendoj se secili duhet ta festojë si të dojë. Një kërcim nuk është një provokim, por një shfaqje gëzimi për lojtarët. Vini dhe Neymar u kritikuan për këto kërcime”,- shpjegoi Rivaldo.
Ish-lojtari brazilian theksoi se kritikat për festimet me kërcime zakonisht vijnë nga kundërshtarët dhe mbrojti lirinë e lojtarëve për të shprehur emocionet e tyre. "Këto kritika vijnë gjithmonë nga skuadrat rivale që zemërohen. Por unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë me këtë gëzim dhe secili duhet ta festojë si të dojë, gjithmonë duke respektuar rivalin. Ishte mirë që e bënë. Ata po luajnë mirë, po shënojnë golat dhe vallëzimet si lojtarët brazilianë nuk mendoj se duhet të ketë kritika, por duhet duartrokitur lojtarët që kanë atë personalitet ”, tha ai.
Gara për “Topin e Artë”

Për sa i përket garës për “Topin e Artë” 2024, Rivaldo sheh Vinicius Junior dhe Jude Bellingham si favoritët kryesorë. "Një gol si ai i Bellinghamit, me ndeshjen pothuajse të përfunduar dhe Anglinë praktikisht të eliminuar nga Eurokupa, ka një rëndësi të madhe. Mendoj se anglezi aspiron “Topin e Artë” së bashku me Vinin, " tha ai.
Megjithatë, Rivaldo konsideron se është ende herët për të përcaktuar fituesin përfundimtar. "Duhet të presim për të parë se si do të përfundojë kjo Copa América dhe Euro 2024, të shohim se kush shkon më tej në garat e tyre dhe të vëzhgojmë se çfarë bëjnë në momentet vendimtare. Kemi ende ndeshje përpara nesh. Do të shohim nëse të dy do të arrijnë në finale, në mënyrë që njerëzit të kenë kohë për të marrë vendimin e duhur se kush e fiton Topin e Artë”, përfundoi ai.
Rekomandimi i Rivaldos nënvizon nevojën që FC Barcelona të konsiderojë seriozisht inkorporimin e Nico Williams, një lojtar që premton të sjellë cilësi dhe dinamizëm në skuadër edhe pse klubi i Barcelonës ende po e tejkalon faturën e pagave dhe për momentin nuk do të jetë në gjendje ta përforcojë skuadrën.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Korrik 2024, 15:58
GJERMANI - Tifozët holandezë janë sërish në lajme për ngjyrën dhe animacionin e tyre në pamjen paraprake të nd...
Sport
2 Korrik 2024, 15:43
TIRANE - Me rastin e 2 korrikut, Ditës ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shfryt&eum...
Sport
2 Korrik 2024, 15:21
GJERMANI - Jürgen Klopp po shijon të mirat e jetës, larg stresit të shkaktuar nga puna e tij si trajner. Një pozicion që ai e...
Sport
2 Korrik 2024, 15:05
SHBA - I munguar gjatë fitores kundër Perusë (2-0), për shkak të shqetësimit në kofshën e kontraktuar gjatë nd...
Sport
2 Korrik 2024, 14:55
GJERMANI - Portugalia dhe Sllovenia kanë ekzekutuar për herë të parë gjuajtjen e penalltive të Euro 2024 për të për...
Sport
2 Korrik 2024, 12:56
GJERMANI - Një duel për t'i lejuar vetes të ëndërrosh në këtë Eurokupë. Austria dhe Turqia do të lua...
Sport
2 Korrik 2024, 12:46
GJERMANI - Rumania dhe Holanda do të përballen me njëra-tjetrën duke filluar nga ora 18:00 në një ndeshje me ndjesi shumë...
Sport
2 Korrik 2024, 11:00
GJERMANI - CRistiano Ronaldo, një nga futbollistët më të shquar dhe më pjellor të të gjitha kohërave, ka pasur një ...
Sport
2 Korrik 2024, 10:30
GJERMANI - Joshua Kimmich doli para mediave, pasi mësoi se Spanja do të jetë rivali i tij në çerekfinale. Gjermani ishte&nb...
Sport
2 Korrik 2024, 10:00
GJERMANI - Trajneri slloven, Matjaz Kek, në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj Portugalisë në penallti deklaroi se po lar...