Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Që do të ishte një formalitet, kjo u duk që pas 8 minutash lojë, kur Joao Cancelo mposhti portierin Benjamin Buchel.

PORTUGALI - Portugalia e nis me ‘poker’ golash aventurën nën drejtimin e Roberto Martinez. Për trajnerin spanjoll të sapoemëruar te luzitanët, nuk ishte starti më i mirë të testuar skuadrën e tij, gjithsesi fitorja me rezultatin 4-0 mund të konsiderohet premisë pozitive për të pasur sukses në drejtimin e përfaqësueses.
Luzitanët “asfaltuan” Lihtenshtajnin, që nuk i krijoi asnjë rrezik, duke i shënuar 4 gola, 2 prej të cilëve erdhën nga Cristiano Ronaldo. Që do të ishte një formalitet, kjo u duk që pas 8 minutash lojë, kur Joao Cancelo mposhti portierin Benjamin Buchel.
Diferencat ishin të dukshme që në pjesën e parë, sidoqoftë në të dytën, portugezët thelluan avantazhin, duke fundosur kombëtaren modeste. Bernardo Silva shënoi vetëm dy minuta pas startit të pjesës së dytë, ku përfitoi nga një top jo i larguar siç duhet në zonë.
Cristano Ronaldo konvertoi saktë 11-metërshin në të 51′. Portieri e kuptoi krahun, por nuk arriti të ndalë goditjen e 38-vjeçarit.
Ish-lojtari i Manchester United realizoi direkt nga goditja e dënimit në minutën e 63′, duke goditur fort në krahun e Buchel, që edhe njëherë tjetër u gjend i pashpresë. Rekordet nuk ndalen për Cristiano Ronaldon.
Tanimë, jo vetëm golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve, por edhe lojtari me më shumë prezenca në ndeshjet e përfaqësueseve, me plot 197.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Marshimi kualifikues drejt Euro 2024 ka nisur keq për Italinë. Në stadiumin 'Maradona' në Napoli, Azzurrët humbë...
ITALI - Anglia nuk është mjaftuar vetëm me golin e parë, ndaj italianëve dhe në minutën e 43′-të ka gjetur së...
ITALI - Me një derbi nisin kualifikueset për Euro 2024. Në një “revansh” të finales së garës së mëparsh...
ARGJENTINE - Nuk mund të përshkruhet paranoja që mbizotëron në Argjentinë për ndeshjen e parë të kampion&eum...
ITALI - Për momentin në qytet ka grupe të vogla tifozësh, mbështetës të kombëtares britanike të ‘Tre Luan&e...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me 828 gola në 1155 ndeshje (midis k...
TURQI - “Po bie shi, prandaj nuk erdhe”. Kështu e justifikoi Senol Gunes, trajneri i Besiktasit mungesën e Dele Allit në ...
Stale Solbakken, trajner i Norvegjisë SPANJE - Kombëtarja e Norvegjisë ndodhet në La Quinta të Marbellas, duke u përgatitur p...
FRANCE - ‘L'Équipe' raportoi këtë të enjte për një takim midis Mbappe dhe Griezmann ku sulmuesi i PSG-së, po e kupton...
GJERMANI - Marc ter Stegen po jeton një moment shumë të ëmbël. Sezonit spektakolar te FC Barcelona, me të cilin...