27 Maj 2026, 17:30
Nga DOSJA

FRANCE - Tenistja bjelloruse, numri një në botë, mundi spanjolen Jessica Bouzas me rezultatin 6-4, 6-2, një fitore po aq verbuese sa edhe bizhuteritë që mbante gjatë paraqitjes së saj në turneun e Parisit:
Një gjerdan nga marka Material Good, me vlerë mbi 135.000 dollarë, dhe vathë me vlerë gati 13.000 dollarë. Përpara fillimit të turneut të dytë Grand Slam të sezonit, ajo ‘kërcënoi’ me bojkot duke kërkuar një pjesë të madhe të çmimit për lojtaret e tenisit.
Bjellorusja Aryna Sabalenka, numri një në botë dhe finaliste në edicionin e kaluar, iu përgjigj atyre që e kanë kritikuar për lojën në “Roland Garros” me një gjerdan diamanti rreth qafës dhe theksoi se për të është "e rëndësishme të duket mirë", sepse në këtë mënyrë ajo luan "më mirë" në fushë.
Në konferencën për shtyp, pasi eliminoi spanjolen Jessica Bouzas , e renditur e 50-ta, në raundin e parë me rezultatin 6-4 dhe 6-2, pas një ore e një çereku, Sabalenka deklaroi:
“Ndihem mjaft rehat dhe për mua është e rëndësishme të dukem mirë. Dhe nëse ndihem sikur dukem mirë, performoj më mirë në fushë”. Numri një në botë pranoi se bizhuteritë ngjallin kuriozitetin e njerëzve dhe sqaroi se ndihet "mjaft e sigurt" kur udhëton.

“Më pëlqen të sjell një prekje mode në fushën e tenisit”, këmbënguli ajo. “Unë e di se çfarë kostumi do të vesh në Grand Slam, kështu që përpiqem të gjej diçka që përputhet me veshjen dhe e bën të gjithë ansamblin të duket më mirë”.
Sabalenka, 28 vjeç, mohoi se është hipokrite të mbash sende kaq të vlefshme, ndërsa njëkohësisht kërkoi që turnetë Grand Slam të shpërndajë më shumë para midis lojtarëve në ndeshjet e meshkujve dhe femrave.
B.T (Dosja..al)
Sport
27 Maj 2026, 17:00
ANGLI - “Djajtë e Kuq” po përgatiten për një afat kalimtar veror të ngjeshur pas një pjese të dytë mbres&e...
Sport
27 Maj 2026, 16:30
RUSI - Pablo Solari është shndërruar nga një hero për Spartak Moskën, i cili fitoi Kupën e Rusisë,...
Sport
27 Maj 2026, 16:00
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde njëri pas tjetrit në fushë, por këtë herë superylli portu...
Sport
27 Maj 2026, 15:40
TIRANE - Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë për FSHF TV, ku flet p&eum...
Sport
27 Maj 2026, 15:30
ANGLI - Mikel Arteta është vlerësuar për herë të parë me çmimin e “Trajnerit më të mirë” ...
Sport
27 Maj 2026, 15:00
ANGLI - Nuno Espírito Santo do të mbetet në krye të West Ham-it. Informacioni u konfirmua këtë të mërkurë ...
Sport
27 Maj 2026, 14:30
ANGLI - Trubin është në axhendën e Tottenhamit. Informacioni u zbulua nga gazetari Nicolò Schira, i cili raporton se De Zerbi, traj...
Sport
27 Maj 2026, 14:00
SPANJE - Kthimi i José Mourinhos te Real Madridi është padyshim një nga temat më të nxehta në Spanjë aktualisht. Kur...
Sport
27 Maj 2026, 13:30
ANGLI - Enzo Maresca do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Manchester Cityn, sipas Fabrizio Romanos. Trajneri 46-vje&cc...
Sport
27 Maj 2026, 13:16
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio...