LIVE UPDATES
Sport

"Serbia kërcënon me tërheqje nga Euro", REL: Tifozët serbë me slogane kundër Kosovës

Tifozët i vazhduan të enjten gjestet politike në lidhje me Ballkanin në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.

20 Qershor 2024, 21:23 Nga M.B
"Serbia kërcënon me tërheqje nga Euro", REL:
Tifozët serbë gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Sllovenisë në Euro 2024, Munih, Gjermani, 20 qershor 2024.

GJERMANIA- Një grup i tifozëve serbë brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë” në qendër të Munihut, ku ishin mbledhur para ndeshjes së ekipit të tyre kombëtar kundër Sllovenisë të enjten. Serbia, ndërkohë, kërcënoi se mund të tërhiqet nga Euro 2024 për shkak të thirrjeve kundër serbëve. Tifozët i vazhduan të enjten gjestet politike në lidhje me Ballkanin në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.

Të enjten sheshi Marienplatz ishte i mbushur me tifozë nga Serbia dhe Sllovenia, të dyja ish-shtete jugosllave. Marrëdhëniet e tensionuara politike mes Serbisë dhe Kosovës u pasqyruan nga banerë, brohoritje dhe gjeste të urrejtjes gjatë turneut në Gjermani, duke nxitur palët të bëjnë ankesa në organin qeverisës së futbollit evropian, UEFA.

Serbia ka kërcënuar me tërheqje nga Euro 2024 për shkak të brohoritjeve kundër serbëve gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë të mërkurën. Gjatë asaj ndeshjes të Grupit B, që mbaroi 2:2, u dëgjuan thirrje për vrasjen e serbëve. Jovan Surbatoviç, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, tha se ka bërë ankesë zyrtare në UEFA, duke thënë se tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë brohoritën “vrisni, vrisni, vrisni serbët” gjatë ndeshjes mes tyre në Hamburg.

Të mërkurën, UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 10.000 eurosh, për shkak të “transmetimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive” gjatë ndeshjes të dielën.

Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb, i cili përfshinte Kosovën brenda kufijve të saj. Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Beogradi refuzon ta pranojë atë.

Federata e Futbollit e Kosovës bëri ankesë në UEFA kundër banerëve të tifozëve serbë, për të cilët tha se përmbanin “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste”. Po ashtu të mërkurën, UEFA ia hoqi akreditimin një gazetari kosovar për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë në Gelsenkirchen të dielën./ REL

euro 2024

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq