15 Nëntor 2024, 14:18
Nga DOSJA
ARGJENTINE - Pak orë pas përhapjes së lajmit për ankesën e Wanda Naras kundër ish-bashkëshortit të saj Mauro Icardi, për gjoja dhunë gjinore, sulmuesi i Galatasarayt foli në programin 'Socios delspect', duke shprehur këndvështrimin e tij për gjithçka që duhet sqaruar:
"Është e gjitha një ekzagjerim nga Wanda. Unë nuk kam përdorur asnjë lloj dhune. Ajo është shtëpia ime dhe kam të drejtat e mia", tha ish-kapiteni i Interit.
Icardi shtoi: "Ajo raportoi gjithçka në media dhe deformoi gjithçka në favorin e saj, për interesat e saj personale. Më ekspozoi si një idiot para të gjithëve, duke treguar mesazhin tim, kjo është gjithashtu dhunë psikologjike".
Ankesa e Wanda Narës, sipas programit LAM, të transmetuar në America TV, showgirli argjentinase ka denoncuar ish-partnerin dhe babanë e dy vajzave të saj për keqtrajtim dhe vjedhje me bazë gjinore.
Icardi, aktualisht në Argjentinë për fazën e parë të rehabilitimit pas dëmtimit të ligamentit të gjurit, nuk do ta kishte lejuar Wanda Narën të hynte në një nga apartamentet që zotëronin; prej këtu toni do të ishte ndezur deri në thirrjen e policisë dhe denoncimin, me shtimin e gjoja vjedhjes nga Icardi të një shume paraash prej 70 mijë dollarësh.
Çështja u mor menjëherë në dorë nga Galatasaray, i cili lëshoi një deklaratë për këtë çështje për të mbrojtur sulmuesin e tyre: "Spekulimet për lojtarin tonë Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën. Lojtari po shërohet në shtëpinë e tij në Argjentinë. Ne kërkojmë që ai të mos i kushtojë vëmendje lajmeve që synojnë të destabilizojnë sportistët tanë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Nëntor 2024, 14:06
GJERMANI - E pa besueshme, por është e vërtetë. Kim Min-jae po përfundon shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Megjithat&eum...
Sport
15 Nëntor 2024, 13:50
TIRANE - Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 14-të deri në jav&eu...
Sport
15 Nëntor 2024, 13:00
ANGLI - Manchester United po hyn në një epokë të re. Pasi i dhanë fund asaj të Erik Ten Hagut, drejtuesit anglezë nisë...
Sport
15 Nëntor 2024, 12:30
FRANCE - Konteksti i tensionuar politik dhe i sigurisë, interesi i pakët sportiv, kalendarët e mbingarkuar... janë disa nga arsyet e shumt...
Sport
15 Nëntor 2024, 12:00
ZVICER - FIFA ka zbuluar trofeun zyrtar për Kupën e Botës për Klube 2025. E dizenjuar nga FIFA dhe e bërë në...
Sport
15 Nëntor 2024, 11:30
BRAZIL - Vendi i sambas po përgatitet të kurorëzojë “Mbretin” e tij të ri: të gjithë e prisnin Endrickun, por v...
Sport
15 Nëntor 2024, 11:00
KOLUMBI - Radamel Falcao shënoi golin e 347-të në karrierën e tij të enjten, duke u bërë golashënuesi më i mir&eu...
Sport
15 Nëntor 2024, 10:30
FRANCE - Një gala Francë-Brazil do të zhvillohet në stadiumin Raymond-Kopa në Angers, këtë të premte në orën...
Sport
15 Nëntor 2024, 10:00
SHBA - Legjenda e peshave të rënda, Mike Tyson goditi YouTuber-in Jake Paul, ndërsa të dy burrat u përballën me njëri-tjetr...
Sport
15 Nëntor 2024, 09:30
SENEGAL - Një lajm tronditës vjen nga Senegali për Lazion: Boulaye Dia është prekur nga malaria. Vetë Federa...