Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Pa dyshim që Shqipëria ka benefitet e veta për të mos thënë që disa vende si Shqipëria e kanë të vështirë të jo vetëm zhvillimin e futbollit por edhe mbijetesën nëse nuk do të ishin anëtarë të UEFA-s,”- tha Armando Duka, president i FSHF-së.

TIRANE - Pak ditë më parë qeveria europiane e futbollit, UEFA, ka zyrtarizuar 11 kandidaturat për 7 vendet e Komitetit Ekzekutiv. Mes tyre është edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili kandidon për një mandat të dytë.
Presidenti i FSHF-së, ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel”, ku ka folur në lidhje me eksperiencën e tij 4-vjeçare, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe me sfidat që është përballur në këtë mandat të parë në organin më të rëndësishëm të qeverisjes së futbollit europian.
Po si ka qenë 4-vjeçari i parë i tij, si pjesë vendimmarrëse e futbollit europian?
“Ka qenë një eksperiencë e bukur e veçantë por jo në tablonë e një aktiviteti normal. Kështu që duke pasur parasysh këtë lloje eksperience padyshim të gërshetuar edhe me eksperiencën në krye të federatës shqiptare të futbollit më kanë propozuar përsëri për të qenë kandidat për një mandat të dytë 4-vjeçarë në komitetin ekzekutiv të UEFA-s.”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.
Po çfarë fiton Shqipëria me prezencën e presidentit të FSHF-së në organin vendimmarrës të UEFA-s?
“Padyshim që Shqipëria ka benefitet e veta për të mos thënë që disa vende si Shqipëria e kanë të vështirë të jo vetëm zhvillimin e futbollit por edhe mbijetesën nëse nuk do të ishin anëtarë të UEFA-s,”- tha Armando Duka, president i FSHF-së.
Pak muaj më parë kanë përfunduar zgjedhjet për rizgjedhjen tuaj në krye të FSHF-s, dhe sërish në një fushatë dhe në një palë zgjedhje të tjera, a ndryshojnë ato?
“Fatmirësisht në Europë nuk është se kemi një qeveri, apo politikë apo bashki, që do të ndikojë është thjesht politikë e federatave anëtare dhe vullneti i tyre, mendimi i tyre. Edhe nëse nuk janë të shkruara ndiqen disa parime të shpërndarjes gjeografike me anëtarët e komitetit, të shpërndarjes së federatave të mëdha apo të vogla. Duke pasur parasysh edhe faktin që nga rajoni jonë unë jam i vetmi kandidat ky është një argument më tepër për federatat anëtare për të më votuar,”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.
Për të kaluar te Kombëtarja, si ju duket puna përgatitore e Silvinjos për eliminatoret e Europianit.
“Jam shumë i bindur edhe i sigurt, se që nga dita e parë që kemi emëruar stafin e ri të ekipit kombëtarë me në krye Silvinjon, impenjimi angazhimi i tyre ka qenë 100% dhe shumë i madh se sa në të gjithë ditët e mëparshme të kombëtares,”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.
Kur do të jetë testi i parë i Silvinjos në krye të kuqezinjve?
“Normale është që në futboll duhet të mendosh për ndeshjen e radhës dhe ndeshja e radhës është me Poloninë, më 27 mars në Varshavë. Përpara saj kishim kontaktuar Uzbekistanin, kishim rënë dakord për një miqësore, por në momentet e fundit ata nuk po na u përgjigjen më, prandaj nuk jam i sigurt nëse do të zhvillohet kjo ndeshje,”- u shpreh Armand Duka, president i FSHF-së.
Sa i përket mungesës së Federatës së Futbollit në buxhetin e shtetit për sportin, Duka thekson:
“Në shenjë simbolike pse jo duhet të kishte diçka për federatën e futbollit, në mos për federatën e futbollit për një akademi futbolli në Shqipëri. E kanë menduar gabim. Në vitin 2022 na kanë kërkuar aplikim, dhe të evidentosh të gjitha aktivitetet që zhvillon federata janë një mal me letra se ne nuk jemi federata e pingpongut i çon se tre ndeshje ka kurse ne kemi 600 ndeshje në javë. I çuam vjet një mal me letra dhe morëm zero lekë,”- tha Duka.
Ndërkohë kandidimi i Dukës për anëtar Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s vjen si rrjedhojë edhe të statusit të tij si president i futbollit shqiptar, por ky mandat, nëse fiton, e tejkalon atë në krye të futbollit tonë, a është ky një sinjal për të rikandiduar edhe pas këtij mandati?
“Personalisht në të gjitha bizneset e mija jo vetëm në futboll punoj dhe mendoj për përjetësinë, sigurisht edhe pozitat pozicionet një ditë mbarojnë ashtu si edhe jeta një ditë mbaron. Por ato punë që bëj i bëj me kënaqësi dhe me plane afatgjatë sikur do të vazhdoj gjithmonë, pastaj në momentin e duhur padyshim që marr vendimet e duhura për vazhdimësinë,”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Trajneri i RB Leipzig, Marco Rose, pranon se skuadra e tij ka një detyrë të vështirë për të ndaluar një ...
ITALI - Porto dhe Interi do të luajnë këtë të mërkurë ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League.&...
ANGLI - Kevin de Bruyne dhe Aymeric Laporte humbën stërvitjen me Manchester Cityn të martën dhe iu bashkuan John Stones, si lojtarë q&e...
OQEANI - Champions League nuk zhvillohet vetëm në Europë. Edhe kontinentet e tjerë zhvillohet një garë e tillë, diku-diku m...
ANGLI - Spanjoli Javi Gracia është trajneri i ri i Leeds, skuadër e cila aktualisht renditet e 19-ta dhe e parafundit në Premier League, d...
FRANCE - Gazeta 'Evening Standard' parashikon një ndryshim në komandën teknike të Paris Saint-Germain me një të njohur të vje...
ANGLI - Belle Silva, gruaja e mbrojtësit të Chelseas, braziliani Thiago Silva, ka bërë bujë në rrjetet sociale në orët...
SPANJE - Mahamadou Landoure është një emër që premton të bëhet diçka për të folur në të ardhmen ...
HOLANDE - Ruud Gullit ka treguar se është befasuar nga puna që po bën Erik Ten Hag te Manchester United dhe nuk ka harruar edhe largimin e C...
TURQI - Taner Savut, drejtori sportiv i Hatayspor, u gjet i vdekur nën rrënojat, 15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri, që mori...