7 Maj 2025, 23:15
Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT - Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë së Veriut. Skuadra kuqezi siguroi matematikisht titullin e pestë në historinë e klubit vetëm dy javë para fundit të kampionatit, pas një fitoreje të merituar ndaj Rabotniçkit me rezultatin 2-1.
Me këtë sukses, tetovarët ia morën kurorën e kampionit ekipit të Strugës, i cili e mbante titullin që nga sezoni i kaluar. Ndeshja nisi në mënyrë të furishme nga ana e Shkëndijës, që tregoi qartë ambiciet për të mbyllur kampionatin sa më shpejt. Në minutën e 5-të, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë.
Epërsia u dyfishua në pjesën e parë me një gol spektakolar nga Fabricio Tamba, pas një asisti të shkëlqyer nga Adamu Alhassan. Pavarësisht një penalltie të kontestuar që i dhuroi Rabotniçkit një gol përmes Cristojaye Daley, Shkëndija ruajti epërsinë deri në fund, duke festuar titullin me tifozët e saj.
Skuadra shqiptare, me një sezon të dominuar nga cilësia, stabiliteti dhe përkrahja e tifozëve, rikthehet në fronin e futbollit të Maqedonisë. Me titullin e pestë të kampionit, kuqezinjtë konfirmojnë se janë një fuqi e pandalshme në skenën vendore dhe një pretendent serioz për suksese edhe në garat ndërkombëtare.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Maj 2025, 22:53
FRANCE – Inter-PSG do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër ...
Sport
7 Maj 2025, 22:27
TURQI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmi ësht&...
Sport
7 Maj 2025, 21:34
FRANCE - PSG dhe Arsenali po të luajnë fatet e tyre për në fonalen e Champions League në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes tyr...
Sport
7 Maj 2025, 21:00
TIRANE - Mbrëmjen e së mërkurës startoi me prezantimin e ekipeve pjesëmarrëse edicioni i 108-të i “Giro d'Italia”...
Sport
7 Maj 2025, 20:30
ARGJENTINë - Pas një muaji, skuadra kombëtare e Argjentinës do të përballet me Kilin (4/6, jashtë fushe) dhe Kolumb...
Sport
7 Maj 2025, 20:00
FRANCE - Filmi "Clarice Vê Estrelas" (Clarice Shikon Yjet) është i pari në të cilin futbollisti brazilian Vinicius Junior me...
Sport
7 Maj 2025, 19:30
SHBA - Ish-basketbollisti i NBA-së, Byron Scott, po përballet me akuza për abuzim seksual ndaj një nxënëseje n...
Sport
7 Maj 2025, 19:00
SPANJE - Diego Simeone, edhe pse është vetëm 55 vjeç, po përgatitet të bëhet gjysh, pasi djali i tij i mesëm...
Sport
7 Maj 2025, 18:00
SPANJE - Barcelona ka reaguar ashpër pas humbjes dramatike ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke fajësuar...
Sport
7 Maj 2025, 17:30
PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) njoftoi të mërkurën se trajneri Roberto Martínez do të shpallë më 20 maj l...