Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Është hera e parë që Shqipëria pret një event sportiv të këtyre përmasave dhe garancia e sigurisë, shpërngulja e tifozëve të dy skuadrave europiane dhe akomodimi në hotele do të jetë një sfidë e vërtetë për vendin ballkanik.

SPANJE - Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, do të mbyllë të gjitha zyrat publike, universitetet dhe shkollat më 25 maj, për të pritur finalen e Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord, raporton spanjolja “Mundodeportivo”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, njoftoi këtë të enjte se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private do të mbyllen në kuadër të masave të marra për festën e finales, që do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.
“Le të jemi të gjithë pjesë e këtij eventi madhështor dhe të mirëpresim vizitorë nga e gjithë Europa!”,- ka thënë Kushi. Më herët, Qeveria kishte shpallur festë për të gjithë administratën publike.
Nuk ka trafik deri në orën 18:00
Për organizimin e ardhjes së tifozëve, qarkullimi i mjeteve do të ndalohet deri në orën 18:00, me përjashtim të rasteve emergjente dhe transferimit të vizitorëve.
Këto masa janë marrë, sipas autoriteteve, për të “organizuar në mënyrë shembullore” finalen e Conference League, e cila do t'i japë fund edicionit të saj të parë në kryeqytetin shqiptar.
Është hera e parë që Shqipëria pret një event sportiv të këtyre përmasave dhe garancia e sigurisë, shpërngulja e tifozëve të dy skuadrave europiane dhe akomodimi në hotele do të jetë një sfidë e vërtetë për vendin e vogël ballkanik.
Rreth 100.000 fansa do të vijnë
Vlerësohet se në Tiranë do të mbërrijnë nga 90.000 deri në 100.000 tifozë të dy klubeve, megjithëse çdo skuadre i janë ndarë vetëm 4000 bileta për finalen, ndërsa pjesa tjetër do të duhet ta ndjekë ndeshjen në ekranet e mëdha, që do të vendosen në hapësirat publike.
Stadiumi “Air Albania”, i inauguruar në nëntor 2019, ka një kapacitet për rreth 21 mijë spektatorë, shifër kjo që bie në pak më shumë se 19 mijë me modifikimet që do të bëhen për këtë ndeshje.
Të gjitha vendet në hotelet në Tiranë janë tashmë të zëna, ndonëse çmimi i një nate ka arritur vlerën e paprecedentë të 8 mijë eurove, duke tejkaluar pagën mesatare të një viti.
Conference League është një kompeticion i ri zyrtar europian për klube, i organizuar nga UEFA, i konsideruar si kompeticioni i tretë kontinental, pas Champions League dhe Europa League.

B.T (Dosja.al)
ARGJENTINE - Ankesa për abuzim seksual dhe keqtrajtim të dyshuar kundër Sebastián Villa po përparon në sistemin e drej...
SHBA - Shtator 2018. Flushing Meadows. Finalja e US Open. Serena Williams dhe Naomi Osaka luftonin për kurorën në "The Big Apple"....
ITALI- Ita në ndihmë të tifozëve të Romës. Me rastin e finales së Conference League më 25 maj ndërmjet Romës...
SPANJE - Situata e Miralem Pjanic të kujton shumë atë të Philippe Coutinhos. Mesfushori veteran boshnjak që nënsh...
ANGLI - Manchester City është në treg në kërkim të zëvendësuesit të brazilianit Fernandinho. Siç shkr...
SPANJE - Barcelona ka njoftuar rivalët, me të cilët do të përballet këtë verë, gjatë turneut të...
SPANJE - Real Madrid do të mbyllë La Liga Santander me të gjithë skuadrën e tij në dispozicion të Carlo Ancelottit kundë...
ITALI - Në Reggio Emilia nuk flasim për asgjë tjetër. Thjesht bëni një shëtitje nëpër rrugët e qendrë...
TIRANE - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të jetë së shpejti në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së...
SPANJE - Pierre-Emerick Aubameyang dhe kombëtarja e Gabonit, ka mbaruar. Sulmuesi i Barcelonës ka njoftuar se po tërhiqet nga futbolli nd&eu...