Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Skandal, i hedh shishen e ujit anësorit, gjesti i lojtarit shpëton paq; arbitri dhe VAR 'në gjumë' (video)
Armenia udhëtoi në Hampden Park për t'u përballur me Skocinë në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.
9 Qershor 2022, 18:22Nga DOSJA
SKOCI- Armenia udhëtoi në Hampden Park për t'u përballur me Skocinë në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Pasi fituan ndeshjen e tyre hapëse kundër Irlandës, armenët kërkonin të pushtonin 'tokën skoceze', megjithatë ndeshja nuk shkoi ashtu siç pritej sepse në 45 minutat e para Armenia pësoi dy gola.
Grupin 1 të Ligës B, por qasja ndaj ndeshjes në tokën skoceze ishte e jashtëzakonshme: në 45 minutat e hapjes ata pësuan tre gola. Para fundit të pjesës së parë, mbrojtësi i Nottingham Forest realizoi golin e 3-0 për Skocinë.
Armenët filluan të protestojnë sepse besonin se lojtari kundërshtar ishte jashtë loje, por gjyqtari Sebastian Gishamer dhe asistentët e tij fillimisht injoruan ankesat e tyre. Mbrojtësi i Armenisë Hovhannisyan u zemërua keq dhe bëri një gjest të shëmtuar: mori një shishe uji dhe e hodhi drejt një prej asistentëve të arbitrit.
Në të vërtetë, një gjest kaq flagrant është shumë i vështirë për t'i shpëtuar, por mbrojtësi armen arriti t'i shpëtojë çdo lloj sanksioni.Hovhannisyan mbeti në fushë për pjesën e mbetur të ndeshjes.