4 Prill 2023, 12:26
Nga DOSJA

ITALI - “Allianz Stadium” (21:00) do jetë sonte dëshmitari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Interit, dy skuadra që këtë kompeticion e kanë mundësinë më të mirë për të fituar një trofe gjatë këtij sezoni.
‘Zonja e vjetër’ vjen pas disa rezultateve pozitive dhe përveç formës së mire, ka në favor edhe historinë, ndërsa nga ana tjetër Inter vjen pas 3 humbjeve radhazi në Seria A dhe për pasojë atmosfera është shumë e zymtë te zikaltërit.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që Simone Inzaghi nuk është paraqitur në konferencën për shtyp, ndërsa trajneri i Juventusit, Max Allegri e ka mbrojtur atë, duke deklaruar se “ai është arsyeja që zikaltërit ndodhen në çerekfinalet e Champions League”. Sakaq Allegri ka shtuar se “Juventusi nuk duhet të gënjehet nga kriza false e Interit”.
Megjithatë ultrasit e Interit kanë vendosur ultimatum për këtë përballje. Ata thonë se “nëse vijnë rezultatet e duhura atëherë skuadra do trajtohet ashtu siç e meriton”. Lukaku sonte pritet ta nisë nga stoli, ndërsa përveç Dzekos dhe Handanovic titullar nga minuta e parë, është projektuar edhe Kristjan Asllani. Te bardhezinjtë është kthyer Rabiot, ndërsa Allegri ka parashikuar Di Maria-Vlahovic në majë të sulmit.
Juventus nuk është eliminuar asnjëherë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, por Interi vjen si fituesi në fuqi dhe sezonin e kaluar mposhti në finale pikërisht bardhezinjtë me rezultatin 4-2. Zikaltërit e kanë fituar 8 herë Kupën e Italisë, ndërsa Juventusi 14 herë dhe mban rekordin në këtë kompeticion.
Ja formacionet e mundshme:
Juventus (3-5-2): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic.
Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.

B.T (Dosja.al)
Sport
4 Prill 2023, 12:01
ANGLI - Borsano ishte një njeri i vogël me aspirata të mëdha politike. Kishte një zgjedhje të përgjithshme afër qoshes...
Sport
4 Prill 2023, 11:16
SPANJE - Barcelona dridhet. Alexander Ceferin dhe UEFA nuk fshihen. Presidenti i befasoi të gjithë të hënën, duke e p&...
Sport
4 Prill 2023, 11:02
ANGLI - Boksieri britanik Amir Khan është pezulluar për dy vjet, pasi një test anti-doping zbuloi praninë e një substance të ...
Sport
4 Prill 2023, 10:20
FRANCE - Sipas gazetës franceze L'Equipe, kanë mbetur edhe dy ndeshje që Christophe Galtier të vazhdojë në pankinën e ...
Sport
4 Prill 2023, 09:54
SPANJE - Përveçse është partnerja e një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, ...
Sport
4 Prill 2023, 08:08
ANGLI - Është një Chelsea copë-copë, sapo shkarkoi Graham Potter, i cili pret Liverpoolin (i cili gjithashtu nuk po kalon një mome...
Sport
4 Prill 2023, 07:45
GJERMANI - Çdo ditë që kalon del, nga radhët e bavarezëve del ndonjë anekdotë për të justifikuar dhe përligj...
Sport
4 Prill 2023, 07:36
AUSTRALI - Më shumë frikë sesa dëm. Por pasojat mund të ishin më dramatike. Një spektator ka mbetur i plagosur n&...
Sport
4 Prill 2023, 07:27
FRANCE - Kjo është e para për skuadrën franceze. Amel Majri, nënë e Maryam të vogël që nga korriku i kaluar,...
Sport
3 Prill 2023, 23:40
MEKSKE - Në futboll ka shumë shembuj ku lojtarët dhe trajnerët kanë humbur durimin pas një vendimi arbitri... Megjithatë, &e...