27 Qershor 2024, 19:04
Nga DOSJA
GJERMANI - Sezonin e kaluar, Josip Stanisic festoi dopietën e parë në historinë e Leverkusenit, por nga sezoni i ri, ai do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t'i mundur ‘Aspirinat’ në Bundesligë.
Ai do ta bëjë këtë në emër të Bayern Munich, me mbrojtësin ndërkombëtar kroat 24-vjeçar (anëtar i kombëtares "Hvratska" në Euro 2024), që do të kthehet në Munich pas huazimit të tij njëvjeçar te "Aspirinat" dhe duke zgjatur partneritetin e tij me Bavarezët deri më 30 qershor 2029.
“Jam i lumtur që nënshkruaj një kontratë të re me klubin tim Bayern. Unë kam qenë tifoz i këtij klubi për aq kohë sa mbaj mend.
I jam mirënjohës Leverkusenit sepse mësova shumë atje, si brenda dhe jashtë fushës. Kam luajtur mjaft ndeshje, kam treguar se çfarë mund të bëj dhe kam hyrë në një ritëm.
Besimi im është rritur dhe mendoj se po kthehem një lojtar më i mirë. Qëllimet e mia janë të qarta: t'i jap gjithçka Bayernit dhe të fitoj sa më shumë tituj të mundem.
Është mirë të kthehesh në shtëpi”,- tha Stanisic për uebsajtin e Bayernit pas zyrtarizimit të marrëveshjes.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Qershor 2024, 18:43
GJERMANI - Me kualifikimin triumfues të Gjeorgjisë, pas fitores historike ndaj Portugalisë, u kompletua “puzzle&r...
Sport
27 Qershor 2024, 18:11
TURQI - Edin Dzeko nuk do të jetë sulmuesi i Fenerbahçes së re të José Mourinhos. Sipas gazetës kroa...
Sport
27 Qershor 2024, 18:00
GJERMANI - Ai është tashmë një nga sensacionet e Euro 2024. Georges Mikautadze, një sulmues 23-vjeçar gjeorgjian,...
Sport
27 Qershor 2024, 17:29
GJERMANI - Anthony Gordon u paraqit në stërvitje me dëmtime në mjekër, hundë, duar dhe kyçe. Gjithsesi, pavarësisht fr...
Sport
27 Qershor 2024, 17:03
GJERMANI - Futbollistët dhe stafi i trajnerëve të kombëtares së Gjeorgjisë do të marrin një bonus monstruoz&nb...
Sport
27 Qershor 2024, 16:40
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI-Rajoni i Ballkanit u veçua në Kampionatin e sivjetmë Evropian të Futbollit, për numrin e incidenteve p&...
Sport
27 Qershor 2024, 16:35
GJERMANI - Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare ...
Sport
27 Qershor 2024, 16:25
FRANCE - Ish-lojtari brazilian dhe presidenti aktual i Real Valladolid dhe Cruzeiro, Ronaldo Nazario, ka befasuar duke bërë disa deklarata ...
Sport
27 Qershor 2024, 16:13
FRANCE - Zinedine Zidane është padyshim një nga ato legjenda që gjithmonë do të lënë gjurmë në sportin e bukur...
Sport
27 Qershor 2024, 16:03
GJERMANI - Cristiano Ronaldo nuk ndalet së thyeri rekorde. Në Gjermani 2024 ai është bërë lojtari që ka marrë pjes&...