Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në Hampshire, dhe ish-lojtari i kombëtares angleze është akuzuar për drejtim të rrezikshëm të mjetit nën ndikimin e drogës dhe posedim të një droge të klasit C.

ANGLI - Raheem Sterling u arrestua me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, pasi u përfshirje në një aksident trafiku.
31-vjeçari akuzohet për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, drejtim mjeti i rrezikshëm, posedim të drogave të klasit C ( droga me përdorim terapeutik, por me rrezik abuzimi si fenobarbitali) dhe refuzim për t'iu nënshtruar një alkooltesti.
Arrestimi ndodhi të enjten në mëngjes pas një aksidenti, ku përfshihej një Lamborghini në autostradën M3 në Hampshire. Sipas policisë lokale, automjeti u përplas me barrierat pa përfshirë asnjë automjet tjetër . Nuk u raportuan të lënduar.
Në një deklaratë të lëshuar për The Athletic, policia e Hampshire tha: "Pak para orës 9 të mëngjesit të enjten morëm një raport për një Lamborghini që ishte përplasur me barrierat në autostradën M3 në drejtim të jugut, pranë kryqëzimit të Minley. Nuk u përfshinë automjete të tjera dhe nuk u raportuan të lënduar.
Shoferi, një 31-vjeçar nga Berkshire, u arrestua me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, drejtim të rrezikshëm, posedim të një substance të klasit C dhe refuzim për t'iu nënshtruar një testi alkool-testi . Ai u lirua më pas me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme."
Përfaqësuesit e futbollistit kanë zgjedhur të mos komentojnë për këtë çështje. Sterling aktualisht luan për Feyenoord Rotterdam, ku u transferua shkurtin e kaluar pasi arriti një marrëveshje për ndërprerje të parakohshme të kontratës me Chelsea FC. Në gjysmën e dytë të sezonit 2025-26, ai bëri tetë paraqitje në Eredivisie për klubin e Rotterdamit.
Gjatë karrierës së tij, Sterling ka luajtur 396 ndeshje në Premier League, duke u afirmuar fillimisht me Liverpoolin dhe më pas me Manchester Cityn. Me Citizens, ai fitoi katër tituj të ligës angleze. Në verën e vitit 2022, ai u transferua te Chelsea për 47.5 milionë £, ndërsa në sezonin 2024-25, ai kaloi kohë në huazim te Arsenal FC.
Megjithatë, pas kthimit në Stamford Bridge, ai doli nga planet e trajnerit Enzo Maresca. Sterling bëri 82 paraqitje për Anglinë dhe shënoi 20 gola midis viteve 2012 dhe 2022, duke u bërë një nga fytyrat ikonike të ‘Tre Luanëve’ për vite me radhë.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Dita e dielë është dita kur Kategoria Superiore do të ulë siparin e saj dhe ku do të mësojmë se cila do t&eum...
ANGLI - Liverpooli është gati të ndahet nga trajneri Arne Slot me efekt të menjëhershëm pas një shqyrtimi në fund t&eu...
ITALI - Këto janë orë të tëra diskutimesh te Milani, dhe kjo nuk është asgjë e re. Megjithatë, mbetet pë...
HOLANDE - Ajax shpreson ta mirëpresë shumë shpejt trajnerin e ri: Miguel Ángel Sánchez Muñoz, i njohur për t&eum...
ARGJENTINE - Agustina Cosachov, psikiatrja e Diego Armando Maradonës dhe e pandehur në gjyqin për vdekjen e tij, ngriti gishtin k&eum...
SHBA - Autoritetet amerikane njoftuan të enjten se fluturimet me dronë do të ndalohen rreth stadiumeve amerikane në dit&eum...
ARGJENTINE - River Plate njoftoi këtë të premte nënshkrimin e mbrojtësit Nicolás Otamendi, i cili do t'i bashkohet ekipit, pas...
ITALI - “Pole Position” me një rekord të ri në pistë për Marco Bezzecchi në Mugello. Lideri i kampionatit ...
HUNGARI - Arsenali dhe PSG po numërojnë orët mbrapsht deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Stadi...
ITALI - Max Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit, kjo është tashmë e sigurt, por do të duhen edhe disa ditë...