Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Mbyllet java e 20-të e Abissnet Superiores: Vllaznia fiton 2-0 ndaj Kukësit, ndërsa Teutës i mjaftoi një gol për të fituar ndaj Bylisit

TIRANE - Pasdite, u luajtën edhe dy takimet e mbetura të javës së 20-të Abissnet Superiores. Pas dy humbjeve radhazi, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit. Kuqeblutë mposhtën verilindorët me rezultatin e pastër 2-0, duke mos i vendosur tre pikët në diskutim, teksa autorët e golave ishin Herald Marku dhe Fjoart Jonuzi.
Goli i parë i shënuar nga mesfushori erdhi në minutën e 20-të, teksa Marku lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe nga një kënd i vështirë, mposhti portierin Halimi. Ky i fundit u bë protagonist edhe në rastin e golit të dytë, teksa në minutën e 45-të gaboi tërësisht në goditjen e Jonuzit nga distance, me topin që i shpëtoi nga duart.
Në fraksionin e dytë të lojës, shkodranët menaxhuan avantazhin dhe në fund morën tre pikë tejet të rëndësishme, pasi tashmë ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 31 pikëve, gjashtë më pak se Tirana kryesuese, ndërkohë që në javën e ardhshme përplasen pikërisht me bardheblutë në “Loro Boriçi”. Nga ana tjetër, Kukësi mbetet në një situatë kritike teksa renditet në vendin e nëntë me 22 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ia doli në shtëpi përballë Bylisit. Në stadiumin “Niko Dovana”, skuadrës së “Djemve të Detit” iu mjaftoi një gol i Jurgen Goxhës në pjesën e dytë të lojës. Mbrojtësi që u afrua në merkaton e janarit te Teuta, u shfaq vendimtar në minutën e 78-të, teksa e devijoi topin saktë me kokë në portën e mbrojtur nga ana e Teqjes, duke ndëshkuar kështu ish-skuadrën e tij. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Teuta shkon në kuotën e 24 pikëve në vend të shtatë, ndërsa Bylis është i teti me 23 pikë.
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka treguar disa bizhuteri magjepsëse në rrjetet sociale. Modelja 29-vjeçare ...
ITALI - Janë përcaktuar pasditen e sotme datat e gjysmë-finaleve të Kupës së Italisë, kompeticion për të cilin kan&...
SHBA - LeBron James ka pranuar se dëshiron që të mund të sillet ende si 'njerëzit e zakonshëm' teksa zbulon pasojat e të q&...
TURQI - "Ne ishim larg në Stamboll, ndoshta kjo ishte një mrekulli. Por ka shumë vdekje për t'u ndjerë me fat". Vincenzo Montella&...
FRANCE - Paris Saint-Germain nuk mund të gjejë qetësinë e tij, pak ditë para ndeshjeve vendimtare me Bayern Munichun për Cham...
ITALI - Nicolò Zaniolo është gati t'i bashkohet Icardit dhe Mertens në Stamboll. Pas ditëve të stuhishme në tre...
ANGLI - Siç raporton “Sky Sports” brenda të gjitha informacioneve që disponon në lidhje me klubin, duket se “Citizens&rd...
TIRANE - Sot u luajtën edhe tri ndeshjet e mbetura të javës së 20-të të Superiores. E para ishte ajo, ku skuadra krutane e Kastrio...
ARGJENTINE - Më në fund, drejtësia e tha fjalën e saj. Gjykata Penale e Dolores në Argjnetinë, dje dënoi lojtarët e regb...
ANGLI - Lucas Leiva dhe José Enrique, ish-lojtarë të Liverpoolit, iu janë drejtuar rrjeteve sociale për të provokuar Mancheste...