Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Eriksson, që drejtoi përfaqësuesen angleze nga 2001 deri më 2006 shkruan në letrën e publikuar nga “The Telegraph” se puna si trajner i Anglisë ka një presion të jashtëzakonshëm.
ANGLI - 76-vjeçari Sven-Goran Eriksson, i diagnostikuar në fillim të këtij viti me kancer në pankreas, ka dërguar një letër emocionuese Tre Luanëve në prag të finales së Berlinit ndaj La Roja-s.
Eriksson, që drejtoi përfaqësuesen angleze nga 2001 deri më 2006 shkruan në letrën e publikuar nga “The Telegraph” se puna si trajner i Anglisë ka një presion të jashtëzakonshëm. “Unë e ndjeva presionin kur drejtoja Anglinë, sir Bobby Robson e ka ndjerë presionin dhe të 13 trajnerët që kanë drejtuar Anglinë pas Sir Alf Ramsey më 1966”- shkruan Erikssen.
Ai ka përgëzuar Gareth Southgate për punën e bërë si trajner në këto vite dhe shkruan se askush nuk ka qenë më parë se 53-vjeçari kaq afër suksesit. Sipas Eriksson anglezët kanë mësuar nga gabimet dhe Southgate i ka dalë me sukses në këtë europian për sa i përket gjuajtjeve të 11-metërshave, referuar ndeshjes me Zvicrën.
“Tani ai, lojtarët e tij dhe i gjithë kombi duhet të dinë se Anglia mund të fitojë. Nëse beson në diçka, mund të ndodhë, dhe kjo përfshin mposhtjen e Spanjës në finale”, – shkruan Eriksson.
Spanja i ka fituar të 6-të ndeshjet gjatë këtij europiani dhe është skuadra me paraqitjen më të mire, përfshi dhe dominimin e lojës. Por Eriksson ka një këshillë për anglezët. “Mendoj se ne pamë Anglinë e vërtetë në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Holandës. Nëse ata mund ta përsërisin këtë, jam i sigurt se munden, ata kanë një shans shumë të mirë kundër Spanjës” – shkruan Eriksson.
Suedezi e cilëson trajnerin Southgate si më të mirin që ka pasur Anglia prej Sir Alf Ramsey, i cili i udhëhoqi Tre Luanët nga 1963 deri në 1974, ku më 1966 fitoi dhe Kupën e Botës. “Me këto finale të arritura Southgate tregon se është trajneri më i mirë që prej Sir Alf-it. Në shkrimin e parë për Anglinë kam shkruar se ata do të përmirëson me kalimin e ndeshjeve dhe kjo rezultoi e vërtetë. Kanë mësuar të mbajë presionin. Një nga gabimet që kam bërë si trajner i Anglisë është se nuk punova shumë me një psikolog në skuadër”,- shkruan ndër të tjera Eriksson.
“Do të doja të shihja Anglinë të fitonte. Kështu do të donte secili prej menaxherëve që ka provuar dhe ka dështuar të fitojë një trofe të madh që nga viti 1966. Hajde, Gareth. Bëni atë që ne nuk mundëm kurrë”- e mbyll shkrimin e tij Sven Goran Eriksson.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Të dielën në finalen e EURO 2024 “Tre Luanët” e Gareth Southgate do të kenë një arsye më shumë ...
GJERMANI - Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka folur për mediet në prag të finale së Kampionatit Europian, Gjermani 2024, kundë...
GJERMANI - Spanja do të përballet me Anglinë e Gareth Southgate këtë të dielë në orën 21:00 në finalen e EURO ...
ANGLI - Ëndrra e Jasmine Paolini për t'u bërë italianja e parë që triumfon në Wimbledon u dorëzua në fina...
ITALI - Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbol...
SPANJE - Ai është një nga lojtarët më të spikatur të këtij Euro 2024. Në çdo kuptim të fjalës. Me ...
GJERMANI - Është bërë e ditur vetëm tani, por është një rezultat i rëndësishëm. “Pak ditë para...
ZVICER - Trajneri Murat Yakin ka zgjatur kontratën e tij me Zvicrën pasi e udhëhoqi kombëtaren helveteve në çerekfinalen e Euro ...
ANGLI - Princi i Wellsit ka inkurajuar Anglinë që të përfundojë punën me një mesazh përpara finales së Euro 2024 ku...
SKOCI - Të dielën do të luhet finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë. Një ndeshje e cila do të ndiqet nga afër edhe...