LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho e le derën të hapur: “Nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë, edhe Muja, Daku apo Gjasula, janë pjesë e Kombëtares”...

“Zgjedhjet e Europianit do të jenë të vështira, por atë vuajtje le ta lë për muajin maj. Tani të fokusohemi te Kili dhe Suedia. Nuk e kam mendjen te lista finaleve”.

16 Mars 2024, 12:32 Nga DOSJA

Sylvinho e le derën të hapur: “Nuk mund të grumbulloj 30

TIRANE - Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli në konferencë për shtyp para grumbullimit për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më datë 22 dhe 25 mars. Tekniku i kuqezinjve shpjegoi me më shumë detaje emrat në listën e të grumbulluarve.

Muja dhe Daku jashtë, dhe grumbullimi për Arbër Hoxhën? “Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë.

Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë herë të parë me mua si Manaj, për Brojën është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua.

“Jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës në ofensive dhe në aspektin difensiv. Kemi pasur një nga mbrojtjet më të forta, të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar në fazën defensive. Lojtarin e vëzhgojmë në çdo moment të stërvitjes dhe jo vetëm në ndeshje, është një proces që nis sapo vjen lojtari.

Ne nuk i cilësojmë ndeshjet si miqësore dhe kemi kundërshtarë të fortë përballë, luajmë kundër Kilit me lojtarë të fortë. Kanë emra si Sanchez apo Vargas. Të njëjtën mund të them edhe për Suedinë, janë të fortë individualisht me lojtarë që luajnë në klube si Manchester United, Atalanta, Tottenham”.

“Kur punojmë për ndeshjen nuk futemi për të barazuar, por për të fituar, nuk bëj llogari. E mbaj mend në ndeshjen me Moldavinë kur më thonin se na duhet vetëm një pikë, por nuk mendoj kështu kur futem në ndeshje.

Ne punojmë për të fituar, pastaj mund të barazojmë apo humbasim. Ajeti dhe Ismajli janë të dëmtuar, kemi folur me doktorët dhe me vetë lojtarët. Iu vjen keq, por nuk mund të rrezikojmë. Tani rikthehet Kumbulla, është Mersinaj Veseli duhet t’i shohim të gjithë. Punohet për të fituar, unë nuk e njoh fjalën miqësore”.

A do luani me dy sulmues meqë janë grumbulluar shumë të tillë, po për rinovimin? “Është një moment i rëndësishëm për të vëzhguar lojtarë, në kombëtare nuk mund të humbet kohë, çdo stërvitje ka rëndësi. Në çdo stërvitje provojmë dhe do të shohim ku lojtarët gjenden mirë me njëri-tjetrin, të shohim.

Kontrata? Kemi një raport shumë të mirë me Federatën, por ne të gjithë mendojmë për Europianin. Ka shumë punë për të bërë, pas këtyre miqësoreve do të flasim më shumë edhe për kundërshtarët në grupe. Ne mendojmë të gjithë për Europianin, nuk ka kohë për këtë situatë”.

Lojtarët që nuk luajnë më rregullisht, Bajrami, Seferi, Kumbulla apo Broja, ju shqetëson kjo situatë? “Nuk mund të them që jo, por kështu është jeta e një futbollisti. Sa më shumë të luaj aq më mirë, por nuk i them lojtarëve të ndryshojnë apo jo skuadër. Sepse sa më shumë të luajë aq më mirë vjen në kombëtare. Por, nuk kam çfarë të bëj. Nuk them se nuk më shqetëson, më shqetëson.

Po, pres që lojtarët të zbresin në fushë dhe të bëjnë mirë, shumë mirë. Kemi lojtarë që njihen, por kemi edhe lojtarë që luajnë në klube më të vogla. Të cilët mund të shpërthejnë, si në rastin e Asanit. Mund të kemi surpriza.

Kjo është ëndrra e çdo trajneri: të marrë një lojtar dhe të rrisë nivelin e tij. Do të kemi surpriza. Ai që kam në mendje, që mund të më surprizojë, është ende i vogël. Vetëm 14 vjeç.

Duhet të vijojmë të menaxhojmë lojtarët siç kemi bërë deri tani. Kjo është puna. Edhe gjatë eliminatoreve kishim lojtarë që nuk luanin në klubet e tyre, por e menaxhuam situatën.

Berisha, Strakosha dhe Kastrati, i kam grumbulluar të tre. Ka luajtur Berisha, por edhe Strakosha. Të dy kanë bërë mirë, kanë zhvilluar paraqitje pozitive.

Kastratin doja ta shihja me Bullgarinë, por e kapi gripi, më vjen keq. Pasi doja ta shihja në fushën e lojës. Duhet t’i menaxhojmë dhe t’i përmirësojmë lojtarët.

Punojmë në stërvitje, por edhe me video. Që t’ua bëjmë më të thjeshtë lojtarëve, që të jenë sa më të përgatitur kur të zbresin në fushë.

Daku? Nuk e kam zakon të flas me lojtarët që kanë mbetur jashtë pas publikimit të listës. Ne e sollëm në Kombëtare Dakun, unë e afrova për herë të parë. Dhe ai bëri mjaft mirë.

Ka bërë një rrugëtim të bukur, ka luajtur shumë mirë. Por dua të shoh lojtarë të rinj tani. Daku ka bërë mirë, edhe Muja ka bërë mirë. Gjithashtu edhe Gjasula, një ‘veteran’.

Nuk është se nuk bëjnë pjesë në planet tona, por nuk mund të merrnim 40 lojtarë në miqësore. Të shohim në maj.

Ata duhet të luftojnë për hapësirat e tyre. E di që lojtarët mërziten, por zgjedhjet përfundimtare do të bëhen në maj.

Unë dhe stafi im e kemi vlerësuar shumë mirënjohjen dhe dashurinë e shqiptarëve. Të gjithëve u them që ne luajmë për popullin. Është bukur.

Kam punuar edhe te Brazili, tani te Shqipëria. Ne luajmë për popullin dhe njerëzit. Është fantastike të punosh me Kombëtaren.

Euro 2024? Është spektakolare të luajmë në Europian. Punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar. Do të jetë bukur”.

“Kili&Suedi? Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Çdo lojtar ka historinë e ardhjes deri këtu. Është momenti që ne të provojmë sa më shumë elementë.

Manaj-Broja? Kemi një rrugëtim përpara, do të luajmë këto dy ndeshje, në të cilat jemi shumë të përqendruar. Jam shumë i karikuar në punën time dhe në vëzhgimin e Manajt dhe Brojës.

Duhet të rritim nivelin tonë të lojës në çdo drejtim, sepse do të përballemi në Europian me kundërshtarë të nivelit të lartë.

Zgjedhjet e Europianit do të jenë të vështira, por atë vuajtje le ta lë për muajin maj. Tani të fokusohemi te Kili dhe Suedia. Nuk e kam mendjen te lista finale e Europianit”, tha ndër të tjera ai.

Frikë? Jo, kurrë. Nuk kam frikë nga impakti që do të kenë lojtarët e rinj. Kombëtarja është e hapur, e kam thënë që në fillim. Nuk jemi një klub me 23-24 lojtarë, që pret merkaton për t’u përforcuar.

Raporti në dhomat e zhveshjes është shumë i mirë. Dhe as që jam i shqetësuar për këtë aspekt.

Kemi rastin e Hoxhës, të cilin e ndjekim prej 3 muajsh. Nuk është i vetmi, kemi ndjekur edhe lojtarë të tjerë. Dera është e hapur për të gjithë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti