Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Konferenca për shtyp e trajnerit të Kombetares... Sylvinho
TIRANE - Shqipëria fillon përgatitjen për dy ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe që do të luhen më 17 nëntor në Kishianu dhe 20 nëntor në Tiranë, ku pritet të festohet edhe kualifikimi i kuqezinjve për në finalet Europianit “Gjermani 2024”.
Sot paradite në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka mbajtur një konference për shtypin, ku ka folur për rëndësinë e dy ndeshjeve të fundit, si dhe për zgjedhjet e bëra
“Janë dy finale të rëndësishme dhe kemi ardhur deri këtu me shumë lojtarë të grumbulluar, do të kemi 24. Mihaj mungon për dëmtim por aty jemi të mbuuar, në sulm, nuk do të kemi Çunin, por në sulm kemi disa sulmues. Kemi marrë Muçollin për të na mbuluar një pjesë në repartin e mesfushës offensive, ai është një lojtarë shumë teknik. Moldavia ka humbur një ndeshje arrijnë ta kontrollojnë topin, për këtë arsye do të na duhet edhe ne të kemi lojtarë që kontrollojnë dhe mbajnë topin,”- tha ai.
Rëndësia e ndeshjeve? “Frikë nuk kemi për jemi të preokupuar, futbolli është shumë i vështirë, ne jemi koshientë që kemi dy ndeshje të rëndësishme, dy finale që janë vendimtare. E presim një ndeshje të vështirë atje në Moldavi, lojtarët janë të karikuar. Frikë nuk kemi kurrë, por jemi shumë të impenjuar në punë, për të përgatitur sa më mirë ndeshjet. Brenda 90 minutave mund të ndodhi gjithka, në grupin tonë të gjithë janë ende në garë për kualifikimin.
Llogaritë? “Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë, jam i ndërgjegjshëm që tani bëhen llogaritë, por llogaritë e futbollit janë të vështira, ne vërtetë matematikisht na duhet vetëm një pikë, por është shumë e vështirë të luash për një pikë. Ne duhet të bëjmë si kemi bërë deri më tani, të luajmë lojën tonë, Moldavia është ende në garë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”.
Diçka speciale ndaj Moldavisë? “Nuk kemi përgatitur dicka të veçantë për Moldavinë. Ata janë një skuadër shumë të lmirë dhe organizohen mirë si në shtëpi ashtu edhe në transfertë. Ne vërtetë duhet të përgatisim këtë ndeshje, por ndeshjen tonë edhe ne kemi një një skuadër të fortë dhe të organizuar me lojtarë teknik, por do të luajmë për gjithçka”.
Mungesa e Brojës? “Broja u rikthye në londër për shkak të shqetësimit që pati, një lojtarë që u dfëmtuar 11 muaj më parë dhe ka nevojë për kohën e tij që të rikthehet dhe ai ende nuk është rikthyer si duhet. Celsi ka zhvilluar katër ndeshje deri më tani dhe ai nuk ka luajtur në asnjërën prej tyre pasi ka nevojë për kohë. Eshtë normale kjo situateë, ai duhet të marrë kohën e tij. Ne duhet të presim dhe të respektojmë shëndetin e tij, sa i përket si lojtarë ai është i jashtëzakonshëm”.
Përzgjedhja e lojtarëve? “Ne motirojmë 56 lojtarë në tërësi për Kombëtaren, nuk shohim nëse janë lojtarë që luajnë në Shqipëri apo jashtë, ne shohim kualitetin e lojtarëve. Ne përgatitemi për një ndeshje, duke parë karakteristikat e kundërshtarit dhe lojtarëve dhe më pas arsyetojmë, e përsëris ne shohim kualitetin e lojtarit, nuk ka rëndësi nëse luan në Shqipëri, në Kore apo kudo në Botë”.
Ecuria e deritanishme? “Objektivi ynë është kualifikimi dhe ne jemi shumë pranë, jemi të kënaqur me gjithçka ka ndodhur me lojtarët me tifozët, por kemi edhe dy ndeshje, na duhet ta arrijmë është një ëndërr me të cilën jetojmë të gjithë prej 10 muajsh, na mungon një pjesë e rëndësishme. Ne përgatitemi për dy ndeshje shumë të vështira. Kemi luajtur dy transferta të vështirë në Poloni dhe Çeki dhe për 80 minuta kanë qenë 0-0, mos harrojmë që Moldavia ka shanset e saj për t‘u kualifikuar”.
Përjetimi i çastit? “Jetojmë të gjithë një moment shumë të mirë, na mungon një pjesëz vendimtare për objektivin tonë. Ne jemi të gjithë këtu dhe mendojmë për të njëjtën gjë, të shkojmë në Europian, për veten, për tifozët. Puna e një trajnerit nuk është e thjeshtë, gjërat herë shkojnë herë jo, por jeta shkon përpara. Asnjëherë nuk i dihet në të ardhmen, por nuk mund të mendojmë për gjë tjetër në këto momente. Ne jetojmë me problemet e lojtarëve, shkojmë i vizitojmë, i qëndrojmë pranë dhe mendojmë për gjithçka që t’ia dalim. Nuk mundet të mendojmë për gjë tjetër në këto moment”.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Mesfushori James Maddison është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe do të jetë jashtë kombëtares së Anglis&e...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar një problem të ri me ndërkombëtarin turk Arda Guler në konferencë...
ITALI - Luciano Spalletti ka shpallur listën e kombëtares italiane për dy ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës...
ITALI - E ardhmja e Paolo Maldinit mund të jetë në Arabinë Saudite. Sipas asaj që raportohet nga eksperti i njohu...
SHBA - Ishte një “Mbrëmje e Artë” në Miami të Flodridas. Interi, ku luan ylli argjentinas Lionel Messi, organizoi një...
TURQI - Wanda Nara, bashkëshortja e futbollistit argjentinas, Mauro Icardi, vuan nga leucemia dhe ndonëse viziton një qendër të special...
KOSOVE - Sapo të premten në mbrëmje delegacioni i Izraelit, mbërriti në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës...
IZRAEL - Pamjet e tmerrshme të futbollistëve të Izraelit, të fshehur në autostradë nga frika e bombardimeve prej terroristëve...
ARABIA SAUDITE - AL-Ittihad priti dhe mundi Abha 4-2. Kjo ishte ndeshja e parë e skuadrës pa Nuno Espírito Santo, i cili u shkarkua pas nd...
BRAZIL - Me Luis Suarez si yllin kryesor, Gremio mundi Botafogon 4-3 dhe i vuri flakën betejës për titull në Brazil gjashtë ndeshje par...