LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho: “Kualifikimi vendoset në nëntor, ndaj Bullgarisë do të bëj 4-5 ndryshime”

“Fjala miqësore për mua nuk ekziston. Miqësoret janë vetëm ato 11 kundër 11 që luajmë me njëri-tjetrin në stërvitje. Mund të ketë 3 apo 4, ose maksimumi 5 ndryshime”

16 Tetor 2023, 19:02 Nga DOSJA
Sylvinho: “Kualifikimi vendoset në nëntor, ndaj Bullgarisë

TIRANE - “Doja t’i përgjigjesha edhe një pyetjeje për Strakoshën. Unë kam luajtur 2-3 vite në Premier League dhe është diçka fantastike. Nuk mund t’i heqësh mundësinë një lojtari për të luajtur në kampionatin anglez. Të dy portierët që kemi, janë shumë të mirë dhe janë shfaqur në lartësinë e duhur. Kanë shumë eksperiencë dhe do të alternohen, në varësi të formës që kanë kur vijnë në kombëtare”.

Kështu e nisi trajneri Sylvinho konferencën për shtyp në prag të miqësores me Bullgarinë, ku sqaroi zërat për një përplasje me Brojën, por paralajmëroi edhe të paktën 4 ndryshime nga 11-shja e titullarëve.

Më në fund një miqësore, pas 10 muajsh në drejtimi ne Kombëtares. A do të ketë ndryshime të shumta në formacion nesër, për të luajtur ata që kanë marrë më pak minuta apo do të provoni ndonjë plan B me titullarët që keni?

”Fjala miqësore për mua nuk ekziston. Miqësoret janë vetëm ato 11 kundër 11 që luajmë me njëri-tjetrin në stërvitje. Mund të ketë 3 apo 4, ose maksimumi 5 ndryshime. Do të respektojmë edhe klubet, për lojtarët që luajnë çdo tre ditë, por sigurisht që nuk do të bëjmë shumë ndryshime, pasi është një mundësi për të provuar variacione dhe për të vijuar procesin e rritjes. Kemi dërguar një njeri që të vëzhgojë Bullgarinë, pasi e respektojmë maksimalisht këtë përballje dhe duam të bëjmë sa më mire”.

Çfarë ndryshon te lojtarët heqja e konceptit miqësore apo zyrtare?

”Edhe vetë lojtarët e kuptojnë rëndësinë e këtij takimi, që e sheh gjithë bota. Të gjithë kanë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre. Nuk do të bëj emra, por të paktën 4 futbollistë do të ndryshojnë nesër”.

Është përfolur në media për një përplasje tuajën me Armando Brojën. A keni një koment mbi çfarë ka ndodhur?

”Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10-mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur”.

A mund të synojë Shqipëria diçka më shumë në Europian?

“Objektivin nuk e kemi arritur akoma. E kam thënë që kemi bërë një rrugëtim shumë pozitiv deri këtu, por gara është ende e hapur dhe në nëntor, kur ta sigurojmë plotësisht biletën për në Europian, do të nisim të mendojmë sa larg mund të shkojmë. Deri në nëntor, nuk mund të mendojmë për Gjermaninë, pasi nuk jemi ende atje”.

Ju vjen keq që ndeshjen e parë në mars e luajtët me Poloninë?

“Sigurisht nuk e njihja mirë ekipin dhe kemi punuar shumë me stafin për të ndjekur lojtarët. Ishte një kundërshtar i fortë dhe një mundësi e mirë, pasi pashë shumë gjëra mbi të cilat duhej të përqendroheshim. Falë atij takimi të fortë, pata mundësi të njoh më mirë lojtarët dhe të përgatis më mirë ndeshjet e qershorit”.

Sa e vlerësoni Bullgarinë? A mund të na jepni recetën e suksesit, pasi nuk po arrijmë ta gjejmë?

“Unë kam ndjekur diçka nga Bullgaria, në ndeshjet e grupeve. Dy pikë dhe nuk është e drejtë, por unë mendoj se është një skuadër shumë e rëndësishme. Mbrohen mirë me një bllok me 5 lojtarë, me futbollistë të gjatë dhe të fortë fizikisht. Në futboll nuk ka një sekret, por duhet që të gjithë të mendojnë njësoj, për të njëjtin drejtim apo objektiv. Ne jemi në rrugën tonë, të kënaqur me atë që kemi arritur, por e dimë që kemi ende shumë për të bërë”.

A jeni gati të firmosni një kontratë të re, për të na udhëhequr edhe në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm?

“Ne mendojmë të gjithë njësoj. Nuk e kemi mbaruar rrugëtimin tonë dhe flasim çdo ditë për t’u përgatitur për dy ndeshjet e nëntorit. Jemi me mendjen në nëntor, unë me stafin tim, por edhe Federata. Djemtë po bëjnë shumë mirë, me nëj shpirt skuadre të bukur dhe të fortë. Lojtarët luajnë me shpirt e zemër, dhe djersijnë shumë në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet