17 Nëntor 2024, 03:02
Nga DOSJA

TIRANE - Trajneri kuqezi, braziliani Sylvinho, pas ndeshjes Shqipëri - Çeki (0-0), deklaroi në mikrofonin e TV Klan, se e vetmja gjë që nuk i pëlqeu në këtë takim nga ekipi, ishin 20 minutat e para. Ai theksoi, gjithashtu se barazimi lë gjithçka të hapur në grup.
“Barazimi është një rezultat që lë çdo gjë të hapur. Është një grup i ekuilibruar. Çekia është ekip i ashpër dhe kanë ritëm. E vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer në këtë ndeshje janë 20 minutat e para. Ishte e vështirë për t’u përballur me Çekinë. Jam krenar për ekipin tim.
Është një ekip i vështirë për t’u përballur. Janë lojtarë shumë të gjatë. Nuk është se lojtarët tanë nuk iu përshtatën skemave, por ishte një rival i vështirë. Duke bërë presion dhe me topin e gjatë nxjerr sulmuesit para”, tha ai.
Sylvinho u shpreh se bëri disa ndryshime në krahasim me ndeshjen në Pragë, duke thënë se në rast se ekipi do të kishte luajtur si në Çeki, do të kishte humbur edhe këtë herë.
“Nuk më surprizoi Çekia me qarkullimin e topit. Kemi bërë ndryshime nga ndeshja e parë. Nëse do të luanim si në Pragë, do të kishim humbur këtu. Lojtarët iu përshtatën ndryshimeve.
Mendoj se ky barazim na lë hapësira të luajmë për vendin e parë. Kampionati çek është shumë i fortë. Ne kemi stil ndryshe, luajmë më shumë futboll dhe jemi më teknikë”, deklaroi Sylvinho.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Nëntor 2024, 22:38
N.F
Ndeshja
TIRANË- Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Çekisë. Të dy ekipet patën raste por nuk ...
Sport
16 Nëntor 2024, 21:35
N.F
Air Albania
TIRANË- Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes Shqipëri-Çeki. 45 minutshi i parë ishte shumë in...
Sport
16 Nëntor 2024, 20:48
N.F
Ndeshja
TIRANË- Ka startuar përballja mes Shqipërisë dhe Çekisë në "Air Albania". Ndërkohë tifozët kuqe...
Sport
16 Nëntor 2024, 20:40
N.F
Air Albania
TIRANË- Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani e Klaus Gjasula i kanë dhënë sot zyrtarisht lamtumirën Kombëtares...
Sport
16 Nëntor 2024, 20:22
N.F
Tifozët kuqezi
TIRANË- Tifozët kuqezi kanë nisur "punën" duke rimodeluar stadiumin "Air Albania" me aksesorët që nuk mun...
Sport
16 Nëntor 2024, 19:32
AZERBAJXHAN - Pas katër humbjeve në katër xhirot e para të Nations League, Azerbajxhani, i drejtuar nga Fernando Santos mori pi...
Sport
16 Nëntor 2024, 19:18
FRANCE - Ousmane Dembélé, 27 vjeç dhe me kontratë me PSG deri në vitin 2028, tashmë po mendon për datë...
Sport
16 Nëntor 2024, 18:44
SUEDI - Praktikisht nëntë muaj, pasi pësoi një problem të rëndë neurologjik, i cili e la ndërkombëtarin n&eu...
Sport
16 Nëntor 2024, 18:26
FRANCE - Ndërkombëtari francez Jules Koundé ka dhënë një intervistë për programin ‘The Bridge’ ku ka folur...
Sport
16 Nëntor 2024, 17:43
SPANJE - Gerard Piqu é ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere dello Sport në të cilën fl...