LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho në prag të Ukrainës: “Ndeshja e dytë gjithmonë më e vështirë, po bëjmë bilancet e të dëmtuarve!”

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve me Ukrainën në “Arenën Kombëtare”, aty ku objektiv kryesore është vetëm fitorja.

18 Nëntor 2024, 17:16 Nga DOSJA
Sylvinho në prag të Ukrainës: “Ndeshja e dytë

TIRANE - Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve me Ukrainën në “Arenën Kombëtare”, aty ku objektiv kryesore është vetëm fitorja.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur për mediat duke treguar se çfarë pritet nga kjo sfidë dhe gjithashtu u ndal te gjendja fizike e Jasir Asanit, i cili u largua i dëmtuar nga ndeshja e fundit me Çekinë.

“Kur mbrojmë nuk është se janë dy, por me 10 lojtarë. Edhe kur sulmohet janë shumë. Ismajli ka shënuar gol të rëndësishëm për ne me Ukrainën, çdo ndeshje është e ndryshme nga njëra-tjetra. E kemi thënë para tre muajsh që është i vetmi grup që mund të ndodhë çdo gjë, të gjitha kanë bërë Europianin, kanë lojtarë të fortë dhe kanë bërë mirë.

Çdo ndeshje është e ekuilibruar. Por ne përgatitim ndeshjen për të fituar, me gjithë respektin për Ukrainën, është teknikisht shumë e fortë. Ne jemi në shtëpi, luajmë me njerëzit tanë. Ne kemi mundësi që nëse fitojmë, ndoshta marrim vendin e parë. Por e përgatitim për të fituar, askush nuk e përgatit për të barazuar. Ne do të jemi nesër në fushë fort, siç kemi bërë gjithmonë. Plus këtu kemi njerëzit, publikun tonë që mendoj se është një avantazh i bukur.

Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë. Asani ka bërë rezonancë magnetike dhe duhet vlerësuar.

Ai ka mundësi, të shohim, duhet të presim. Por siç e kam thënë, nesër është një ditë tjetër. Asani sot do të bëjë stërvitje vetëm, do të marrë pjesë pak nga pak e të shohim nëse e përfundon apo jo stërvitjen. Nesër do flas me lojtarin. Ai në fushë nuk shkon nëse më thotë: ‘Trajner unë jam gati’. Më pas edhe të gjithë mjekët, stafi, unë. Pastaj është fusha që flet.

Uzuni është një sulmues i dytë shumë i fortë. Ka karakteristika të mira në shfrytëzimin e hapësirave. Nuk është e thënë që po luajte me 2 sulmues mund të shënosh 2-3 gola. Duhet një lloj balance në skuadër. Nuk kemi luajtur ndonjëherë me 2 sulmues qendrorë. Gjithmonë kemi luajtur me një sulmues qendrorë dhe me një gjysëm sulmuesi. Duhet të gjejmë ekuilibrin e skuadrës. Çdo gjë është e hapur. Kemi alternativa si Muçi, Hoxha, etj. Unë preferoj të luaj me një sulmues qendror dhe me një sulmues tjetër nga pas. Si psh: Daku-Uzuni, Tuci-Seferi. Nuk më pëlqen të luaj me dy torra në maj të sulmit.

Çdo gjë është e ndryshme, sidomos kur krahasojmë një ndeshje para 3 muajsh. Ky është një nga grupet më të balancuar në National League. Çdo gjë është e hapur, e kam parë ndeshjen e Ukrainës me Gjeorgjinë ishte 50 me 50. Të 4 ekipet kanë bërë Europian të mirë, janë ekipe të mira me trajnerë të mirë dhe karakteristika të mira. Do të kërkojmë të fitojmë, luajmë përpara publikut tonë. Teknikisht kemi shanse për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë duke respektuar maksimalisht kundërshtarin. Është ndeshje e hapur që i ka të 3 rezultatet.

Ky është një kompeticion shumë i shpejtë, luhen në një hark kohor të shkurtër. Ne luajmë për vendin e parë. Në ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Ne do të futemi në fushë për të fituar. Kemi një lloj avantazhi që luajmë përpara tifozëve tanë. Asnjëherë nuk futesh në fushë me frikë. Objektivi ynë është që të marrim vendin e parë.

Ka një lloj ekuilibër te çdo skuadër. Jemi mbrojtur mirë, por nuk kemi shënuar. Dhe këtu nuk i vë fajin sulmuesit. Do mundohemi të gabojmë sa më pak. Duke bërë pasime të mira krijojmë aksione. Në 30 minutat e para kemi bërë gabime te ndeshja e fundit.

Unë nuk jam më lojtar. Pas 10 minutash do futem në fushë dhe gjëja e parë që do i them lojtarëve është që: ‘Kjo është një ndeshje finale’”, u shpreh Sylvinho.

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll
Sport 18 Nëntor 2024, 14:46

Osimhen, një objektiv imediat i Man.United

ANGLI - Manchester United i Ruben Amorimit po interesohet për Osimhen, një sulmues i cili është i huazuar te Galatasaray nga Napoli. Sipas ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet