7 Shtator 2023, 12:31
Nga DOSJA
PRAGE - Kur kanë mbetur disa orë nga starti i ndeshjes mes Çekisë dhe Shqipërisë, rritet tensioni i takimit që është kaq i rëndësishëm për kuqezinjtë. Shqipëria luan një pjesë të mirë të fatit të saj në Pragë sonte dhe në Tiranë ndaj Polonise tri ditë më vonë, çka ë bën edhe më të rëndësishme transfertën çeke.
E kanë të qartë këtë kuqezinjtë e Sylvinhos, që janë përgatitur maksimalisht për të bërë një performancë dinjitoze në “Fortuna Arena”. Futbollistët e Shqipërisë kryen stërvitjen e fundit në prag të takimit ndaj kryesuesve të grupit E mbërmjen e djeshme, në ambientet e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, “Fortuna Arena”.
Nga ajo që është vënë re këto ditë grumbullimi dhe skemat e ndryshme që ka përdorur trajneri Sylvinho për përballjen ndaj Çekisë, duket se bëhet fjalë për një formacion 4-3-3. Dhe pavarësisht shumë sugjerimeve të reja në ditët e fundit rezulton se tekniku brazilian do të hedhë në fushën e lojës të njëjtët lojtarë si në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Sfidë e fituar me rezultatin 3-1 nga Shqipëria.
Në portë pritet që Etrit Berisha ta nisë nga minuta e parë. 34-vjecari vjen pas një momenti të mirë, pasi të dielën luajti si titullar me Empolin ndaj Juventusit. Ku priti edhe një penallti. Në repartin e mbrojtjes do të jenë të vendosur, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.
Mesfusha do t’i besohet Ylber Ramadanit, i cili ka bërë paraqitje mjaft të mira me Leccen. Si dhe Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit. Ndërkohë që edhe sulmi do të jetë i njëjtë si në Torshavn. Me Taulant Seferin dhe Jasir Asanin nga krahët dhe Sokol Cikalleshin në qendër si pikë referimi.
Dilema e madhe për Sylvinhon mbetet krahu i majtë i sulmit. Pasi Myrto Uzuni është në balotazh me Seferin për vendin e titullarit. Gjithsesi situata do të vlerësohet deri në fund nga trajneri. Dhe më pas do të vendoset se cili nga lojtarët do të startojë nga minuta e parë.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Shtator 2023, 12:05
ITALI - Igli Tare ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për kampionatin italian dhe n&eum...
Sport
7 Shtator 2023, 11:32
FRANCE - Rregullat kanë ndryshuar dhe nuk merren më në konsideratë rezultatet e arritura gjatë vitit kalendarik, por në sezon, k&e...
Sport
7 Shtator 2023, 11:06
ZVICER - Është sërish koha për futbollin ndërkombëtar dhe kualifikueset e “Euro 2024”. Sonte, më 7 shtator, do t&...
Sport
7 Shtator 2023, 10:00
SHBA - Argjentina përballet me Ekuadorin të premten (8/9) për kualifikueset e Kupës së Botës, teksa trajneri Lionel...
Sport
7 Shtator 2023, 09:30
HOLANDE - “Damian është Van De Faart i radhës”, shkroi Ajax në rrjetet sociale, duke njoftuar nënshkrimin e 17-vj...
Sport
7 Shtator 2023, 09:00
PORTUGALI - Dyshja Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ka përçarë publikun futbollistik për më shumë se 10 vi...
Sport
7 Shtator 2023, 08:30
SPANJE- Sergio Ramos është rikthyer në Sevilla pas 18 vitesh, ku e nisi karrierën para se të kalonte te Reali.&nb...
Sport
7 Shtator 2023, 08:00
ANGLI - Nuk është sekret që Al Ittihad po e ‘mbyt’ Liverpoolin për Mohamed Salah. Siç duket nga gjith&cced...
Sport
7 Shtator 2023, 07:30
ZVICER - UEFA do të rrisë nga viti 2024 shpërndarjen e të ardhurave nga garat e saj evropiane për klubet që nuk marrin pjes&e...
Sport
6 Shtator 2023, 22:26
FRANCE - Në muaji tetor e gjithë bota do të mësojë se cili është futbollisti më i vlerësuar në kontinen...