20 Prill 2023, 09:15
Nga DOSJA
SPANJE - Javier Tebas , presidenti i La Ligas , siguroi se FC Barcelona nuk mund ta regjistronte Leo Messin sot për shkak të 'fair play'-it financiar, por ai shprehu dëshirën e tij që klubi i Barcelonës të gjejë formulën për të arritur rikthimin e yllit argjentinas dhe se ai mund të konkurrojnë sërish në ligën spanjole.
"Sot nuk mund të regjistroheni, por ka ende shumë kohë. Ne jemi duke pritur për një plan fizibiliteti, ju keni lojtarë të tjerë që duhet të regjistroni dhe mund t'i shisni edhe lojtarët. Sot është e vështirë. Ashtu si Liga shpresoj qe FC Barcelona të bëjë lëvizjet e nevojshme në kontrollin ekonomik që të hyjë Messi, unë jam një fans i Leo Messit mendoj se është më i miri në botë dhe shpresoj që ta bëjnë por padyshim nuk po shkojmë të ndryshojmë cdo rregullore të kontrollit ekonomik të miratuar nga klubet që të hyjë Leo Messi.
Barça mund të bëjë gjëra që të hyjë Messi dhe unë e dua. Do të doja që Leo Messi të luante në kompeticionin tonë por ne nuk do të ndryshojmë rregullat, jo sot. Barça ka mundësinë të bëjë lëvizje që të hyjë Leo Messi, mendoj se ai ka kapacitetin për ta bërë këtë dhe shpresoj t'ia dalë. Dëshira jonë është që Leo Messi të kthehet në garën tonë”, tha Tebas për rikthimin e mundshëm të Messit .
Siç e kemi publikuar, bordi i drejtorëve të FC Barcelona i kryesuar nga Joan Laporta ka synimin e vendosur të rikuperojë Leo Messin si nënshkrimin e shkëlqyer për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi vazhdon të mos rinovojë me Paris Saint-Germain , me të cilin kontrata i mbaron në fund të sezonit dhe ardhja e tij si lojtar i lirë kushtëzohet me “fair-play” dhe të mund të përmbushë kufirin e pagave të vendosur nga LaLiga. Edhe trajneri Xavi Hernández mezi pret rikthimin e Messit.
Në Barcelonë ata shpresojnë të mbyllin nënshkrimin e Messit për dy sezonet e ardhshme dhe konsiderojnë se rikthimi i argjentinasit mund të përfaqësojë midis 25 dhe 30% të të ardhurave për kursin e ardhshëm.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Prill 2023, 09:02
ARGJENTINE - Vitet e fundit të Diego Maradona në Napoli ishin dramatike, pasi asi argjentinas filloi përfshirjen e tij me drogën...
Sport
20 Prill 2023, 08:48
ITALI - Njëzet vjet duket se kanë kaluar papritur, edhe nëse gjithçka është ndryshe dhe askush nuk do të kishte vën&...
Sport
20 Prill 2023, 08:20
GJERMANI - Tomas Tuhel ka kritikuar ashpër arbitrin e ndeshjes Bajern Mynih-Mançester Siti, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Trajneri gjer...
Sport
20 Prill 2023, 08:10
ARABI SAUDITE - Turmat e sauditëve bënë thirrje në rrjetet sociale të mërkurën për "deportimin" e Cristiano ...
Sport
20 Prill 2023, 07:53
ANGLI - Pep Guardiola do të luajë gjysmëfinalen e tij të dhjetë të Champions League, si trajner pas kualifikimit pë...
Sport
20 Prill 2023, 07:27
SPANJE - Liga e Kampionëve 2022-2023 hyn në fazën e fundit. Gara tashmë i njeh të gjithë gjysmëfinalist&e...
Sport
20 Prill 2023, 07:10
SPANJE - Guardiola kalon sërish në rrugën e Real Madridit. Ose ato të Ançelotit kalojnë, edhe një herë, n&...
Sport
19 Prill 2023, 22:21
GJERMANI - Bayern Munichut e sheh veten akoma më larg gjysmëfinales së Champions League pas 45 minutave të para përballë Manches...
Sport
19 Prill 2023, 21:55
ITALI - Në "San Siro" Interi pret të zyrtarizojë kualifikimin për në gjysmëfinale ndaj Benficës falë fitores 0-2 n&eum...
Sport
19 Prill 2023, 20:35
KROACI - Do të ishte e vështirë që në Kampionati Europian, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, mundja shqipta...