"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Zelimkan Abakarov, nënkampion i Europës… tjetër sukses i mundjes shqiptare
Medalja e argjendit në Europianin e Zagrebit është medalja e katërt e mundësit Zelimkan Abakarov për Shqipërinë.
19 Prill 2023, 20:35Nga DOSJA
KROACI - Do të ishte e vështirë që në Kampionati Europian, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, mundja shqiptare të mos thoshte fjalën e saj dhe të largohej pa medalje.
Do të ishte Zelimkan Abakarov, ai i cili do të shpallej nënkampion i Europës në peshën deri në 61 kilogram, duke merituar edhe medaljen e argjendë në kategorinë e tij. Në ndeshjen finale, për fat të keq mundësi kuqezi do të mundej 5-2 me pikë nga armeni Harutyunian.
Medalja e argjendit në Europianin e Zagrebit është medalja e katërt e mundësit Abakarov për Shqipërinë. Ai ka fituan medalje të artë në Lojërat Mesdhetare në Oran dhe në Kampionatin Botëror të Zagrebit.
Ndërkohë ai ka fituar dy medalje argjendi në Lojërat e Solidaritetit Olimpik në Konia të Turqinë dhe tani në Europianin e Zagrebit në Kroaci, trofe këto që përbëjnë një sukses për mundjen shqiptare.