Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Julian Dick, legjenda e West Ham United, humbi gjithçka pas lamtumirës së tij dhe një divorci milioner
ANGLI - Ish-futbollisti Julian Dicks (1968) ka rrëfyer se si u shërua nga falimentimi, falë një kombinimi të golfit, mbarështimit të qenve, shërbimit pas një bari dhe rikthimit në futboll si ndihmës trajner.
Julian Dicks, i cili u rrit në Birmingham City dhe vazhdoi të luajë një sezon te Liverpool i Graeme Souness, është një legjendë në West Ham United, falë egërsisë së tij në fushë, ai u mbiquajt "Terminatori" dhe këtë e sanksionoi me kartona të kuq (është përjashtuar nëntë herë).
Ai ishte në prag të thirrjes në ekipin e Anglisë disa here, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të problemeve disiplinore. "Unë nuk dua të luaj për Anglinë. Nuk jam më i interesuar. Nëse më thërrisnin, nuk do të luaja",- deklaroi Dicks në 1997.
Mbrojtësi popullor u largua nga Premierliga në vitin 1999 në moshën 29-vjeçare. “Nuk zgjodha të tërhiqem, por vendimi u mor nga West Ham për mua”.
"Kur dhashë dorëheqjen nga West Ham, kisha mjaft para në bankë për të mos punuar më. Më pas, në vitin 2001, u divorcova dhe gruaja ime mori gjithçka",- shpjegon Julian Dicks në një deklaratë të publikuar nga "The Sun".
Pas ndarjes shkatërruese në të cilën ai humbi miliona, Julian Dicks mbijetoi duke ndryshuar profesion: "U kujdesa për qentë e njerëzve të tjerë. Kjo ishte e mrekullueshme sepse unë i dua kafshët, veçanërisht ‘Bull Terrierët’ anglezë. Disa njerëz i shohin ata si kërcënues, por kjo varet nga si i rrit ata”.
Aventura e tij e radhës ishte të provonte fatin e tij si një lojtar golfi profesionist dhe ai e vuri veten nën urdhrat e lojtarit të golfit Denis Pugh, trajneri i Colin Montgomerie. Karriera e tij si lojtar golfi nuk ishte shumë e suksesshme.
Në uebsajtin e West Ham, ai shpjegoi se "Unë u tërhoqa nga golfi për shkak të gjurit tim. Kam luajtur në turne në Spanjë, të cilat ishin tre raunde dhe pas të parës ishte e pamundur për mua të luaja të dytin dhe të tretën. Përveç kësaj, unë nuk isha mjaft mirë. E dija pas disa turneve."
Pasi vuri në pritje golfin në vitin 2002 për shkak të problemeve në gju dhe rezultateve të dobëta, ai vendosi të hynte në biznesin e mikpritjes dhe bleu një bar (Shepherd and Dog) në Langham (Colchester).
"Kemi shumë tifozë futbolli që vijnë vetëm për të më përshëndetur. Më kanë tundur nga tarracat, por tani ne qeshim. Në shumicën e rasteve më kritikojnë për hyrjet në tokë që kam bërë", tha ai atëherë.
Në vitin 2005 ai e la pijetoren dhe u kthye në futboll, si trajner i klubeve modeste si Wivenhoe Town dhe Greys Athletic, derisa bëri një hap në Watford, si asistent i ish-bashkëlojtarit të tij Slaven Bilic.
Më vonë ai vazhdoi karrierën e tij në stola apo menaxhim sportiv në Heybridge Swifts, West Bromwich Albion, Carolina Velocity dhe Watford, një klub me të cilin aktualisht punon si ndihmës trajner.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Kjo është dosja që do të shkundë fundin e sezonit te Paris Saint-Germain. Ndërsa pas Kupës së Botës, Lione...
ANGLI - Në vitin 2023, Wimbledon dëshiron të shmangë polemika. Në fund të marsit, All England Lawn Tennis Club njoftoi se l...
FRANCE - Formula 1 vazhdon të shtojë shkëlqim në programin e saj. Kategoria më e mirë e motorsportit do të nisë n...
BRAZIL - Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues tha të martën se ishte i gatshëm të priste deri n...
ANGLI - I zbritur në D2 në fund të sezonit të kaluar, Burnley do të luajë në Premier League nga vera e ardhshme. Skuad...
ANGLI - Unai Emery nuk mund të ndalojë së bëri mrekulli me Aston Villa, teksa skuadra e tij fitoi sërish të martën kundë...
SPANJE - 25 prilli na rezervoi një surprizë të madhe... në Girona. Real Madridi humbi këtë të martë me rezultat 4...
SPANJE - Barcelona gëzon një epërsi prej 11 pikësh ndaj Realit dhe ka arritur të tërheqë të gjithë v...
KOSOVE - Përpjekja e Dritës së Gjilanit për të fituar kampionatin e sivjetmë në Kosovë u bë mision i Akis Vava...
ITALI - Ndeshja Juventus-Napoli nuk ka kaluar dhe aq e qetë sepse shumë detaje nuk dolën menjëherë në media, por drejtuesit e st...