LIVE UPDATES
Sport

“Ti Shqipëri, më jep nder!”, shpirti i shqiponjës dykrenore në fanelat e reja të Kombëtares shqiptare për 'Euro 2024'…

Në pjesën e poshtme të fanelës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”, një fjali e kthyer në moton e Shqipërisë e marrë nga poezia e Naim Frashërit.

24 Mars 2023, 11:15 Nga DOSJA

“Ti Shqipëri, më jep nder!”, shpirti i shqiponjës

TIRANE - Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të historisë e traditës së shqiponjave: Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë zbuluar fanelat e reja (uniforma e parë, e dytë dhe e tretë), që do të shoqërojnë Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e kualifikuesve të Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Premiera është programuar të hënën më 27 mars 2023, kur skuadra e drejtuar nga Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E.

Shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. I fortë dhe i qartë mesazhi në mbështetje të mjedisit: uniformat janë realizuar tërësisht nga “Eco Fabric”, një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme, duke konfirmuar kështu filozofinë e gjelbër të FSHF-së dhe Macron.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është me ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë dhe mbyllje me tre kopsa. Skajet e mëngëve dhe një shirit vertikal anash janë gjithashtu me ngjyrë të zezë. Pjesa e pasme e qafës është e personalizuar me logon e FSHF, logon Macron ku shkruhet “Designed in Bologna” për të vërtetuar dhe nxjerrë në pah se si çdo veshje është konceptuar, dizajnuar dhe zhvilluar në selinë qendrore të kompanisë në Bolonjë. Në pjesën e përparme dhe te supet fanellat karakterizohen nga një grafikë gjeometrike, brenda së cilës bie në sy dizajni i shqiponjës dykrenore. Në anën e djathtë të gjoksit, e stampuar me material silikon logoja e Macron, në të majtë logoja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në pjesën e pasme të qafës, në kornizën e jashtme, është qëndisur “ALBANIA” në ngjyrë të bardhë. Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”, një fjali e kthyer në moton e Shqipërisë e marrë nga poezia e Naim Frashërit. Uniforma e parë plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza dhe çorape të zeza me një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

“Ti Shqipëri, më jep nder!”, shpirti i shqiponjës

Fanella e dytë për ndeshjet në transfertë është me ngjyrë të bardhë me jakë polo të zezë me vijë të hollë të kuqe, një kombinim kromatik që e gjejmë në skajet e mëngëve dhe në brezin vertikal në të dyja anët. Paraqitja grafike është identike me fanellën e ndeshjeve në shtëpi me grafikë gjeometrike dhe dizajnin e shqiponjës me dy koka në pjesën e përparme. Gjithashtu në këtë rast ka shkrimin “Ti Shqipëri, më jep nder” në shiritin e brendshëm në pjesën e poshtme të fanellës dhe shkrimin “ALBANIA” me ngjyrë të zezë në pjesën e pasme të qafës. Pantallonat e shkurtra janë të bardha me një kordon dhe shirita anësore në ngjyrë të zezë, ndërsa çorapet e bardha kanë një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

“Ti Shqipëri, më jep nder!”, shpirti i shqiponjës

Së fundmi, fanella e tretë është e gjitha e zezë me detaje të kuqe në jakën me formë polo, në skajet e mëngëve dhe në vijën e hollë vertikale të kuqe anësore. Në gjoks logoja e FSHF është me silikon të kuq, ashtu si edhe logoja e Macron. Në pjesën e përparme dhe në mëngët përsëriten grafika gjeometrike dhe në qendër bie në sy dizajni i shqiponjës, simbol i Kombëtares shqiptare. Pantallonat e shkurtra të zeza kanë një vijë të kuqe e të hollë vertikale anash, një vijë të kuqe që e gjejmë në skajin e sipërm të çorapeve gjithmonë të zeza.

“Ti Shqipëri, më jep nder!”, shpirti i shqiponjës

Të gjitha fanellat janë të përshtatura në përmasat Slim Fit. Materiali kryesor me të cilën janë të përbëra është Eco-Softlock dhe prania e pjesshme e materialit Eco-Mesh i bëjnë veshjet veçanërisht të lehta dhe me ajrosje perfekte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet