LIVE UPDATES
Sport

Tifozët në ethe para ndeshjes finale për Kupën e Botës

Ngjarja, që nis në orën 16:00, është historike për të dyja palët. Franca synon të bëhet vetëm shteti i tretë që rifiton trofeun në historinë e saj 92-vjeçare, pas Italisë dhe Brazilit.

18 Dhjetor 2022, 11:00 Nga d.a.
Tifozët në ethe para ndeshjes finale për Kupën e Botës
Foto ilustruese

KATAR- Tifozët në Francë dhe Argjentinë janë duke numëruar edhe sa orë kanë mbetur para nisjes së finales së Kampionatit Botëror të Futbollit, Kuba e Botës, që këtë herë është organizuar në Katar.

Ngjarja, që nis në orën 16:00, është historike për të dyja palët. Franca synon të bëhet vetëm shteti i tretë që rifiton trofeun në historinë e saj 92-vjeçare, pas Italisë dhe Brazilit.

Trajneri i ekipit Didier Deschamps, i cili ka qenë kapiten i ekipit kur ka fituar Franca më 1998, synon të bëhet menaxheri i parë pas Vittorio Pozzos së Italisë për të fituar titujt radhazi.

Për Argjentinën, shpresat dhe ëndrrat e kombit janë mbi supet e Lionel Messit. I njohur si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ai shpreson të kurorëzojë karrierën e tij me fitore në Kupën e Botës. Messi, 35-vjeçar, ka deklaruar se kjo do të jetë ndeshja e fundit që luan për kombëtaren e Argjentinës në një organizim të tillë.

Në Buenos Aires duket se lumturia e së ardhmes varet nga kjo finale. Argjentina është shtet në krizë të thellë ekonomike. Inflacioni i lartë nënkupton se miliona njerëz kanë probleme çdo muaj. Por, javëve të fundit, Lionel Messi dhe ekipi i Argjentinës janë duke lënë anash shqetësimet e shumicës që është fokusuar në futboll.

“Ky shtet është goditur aq shumë, Kupa është duke na bashkuar, ne e kemi këtë personalitet, futbollistin më të mirë në botë, atë e do secili”, ka thënë pronari i një bari, Luis Sarni.

Përveç Messit, edhe pjesa tjetër e ekipit është duke e bërë shtetin të lumtur.

“Secili në Argjentinë e sheh veten si trajner, secili e ka një mendim ndryshe, mirëpo kur festojmë – qajmë, qeshim bashkë”, ka thënë Luis.

Për Martin Rojas, një burrë argjentinas që jeton në Francë, mirëpo i cili është kthyer për pushime në familje, ndeshja e së dielës do të thotë shumë.

“Është ëndrra ime – prej kur kam lindur në vitet 90, nuk e kam parë Argjentinën kampione të botës”, ka thënë ai.

“Për Messin është ndeshja e tij e fundit në këtë lloj kampionati, është mundësi shumë e mirë për të”.

Kjo duket edhe si mundësi e Argjentinës për t’u ndjerë krenare me shtetin e bukur, ndonëse në shumë telashe. Edhe në Paris gëzimi vërehet në ajër.

Ndeshja e së dielës shënon finalen e katërt për Francën në shtatë kampione të Kupës së Botës.

Sipas statistikave të tifozëve, Franca nuk është mposhtur në 10 ndeshje kundër ekipeve të Amerikës Jugore. Humbja e fundit ka qenë më 1978, nga Argjentina.

Kjo situatë sjell në kujtesë komentet e famshme të futbollistit francez, Killian Mbappe më herët gjatë këtij viti, që futbolli i Amerikës Jugore nuk është aq i “avancuar” sa ai evropian, për shkak të nivelit “më të ulët” të konkurrencës atje.

Ai i është referuar faktit që hera e fundit kur një ekip i Amerikës Jugore ka fituar Kupën e Botës ka qenë Brazili më 2002 – dhe se Argjentina nuk ka fituar prej vitit 1986.

Këto dhe shumë aspekte tjera e bëjnë Francën të rrisë vetëbesimin, ani pse, në anën tjetër, për Argjentinën ky realitet mund të jetë më shumë shtytje për fitore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte kanë udhëtuar për ta parë ndeshjen në Katar. Ata do të shoqërohen nga një delegacion i personaliteteve të sportit.

Kjo është hera e dytë që Macron udhëton në Katar brenda katër ditëve, duke e përmbushur premtimin që e ka bërë në fillim të garës, për të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Francës kundër Marokot.

Në fillim të kampionatit, presidenti Macron ka pasur kritika për shkallën e të drejtave të njeriut në Katar, mirëpo sa më shumë që Franca ka fituar në këtë organizim, aq më të pakta janë bërë thirrjet për bojkot./REL/

katar 2022

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron