Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kundër këtyre vendimeve lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

TIRANE - Në mbledhjen e tij të radhës, Tirana, Partizani dhe AF Elbasani në Superiore, kanë qenë temë diskutimesh dhe masash në Komisionin e Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Ndaj tyre janë marrë masa administrative financiare për sjellje të gabuar të tifozëve të tyre.
Ndëshkimeve administrative nuk i kanë shpëtuar edhe klubet e Kategorisë së Parë, si Flamurtari, Burreli apo Lushnja, ndërkohë që janë ndëshkuar edhe trajnerë, apo zyrtarë klubesh. Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF:
● KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
● KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
● FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
● FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
● Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● Zyrtari i FK Apolonia, Artan Mergjyshi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● KF Burreli, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● Lojtari i KF Valbona, Elvis Kovaci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Zyrtari i FK Kukësi, Qemal Koçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● KF Valbona, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● Lojtari i Luzi i Vogël 2008, Jurgen Rushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i Luzi i Vogël 2008, Redon Laho, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
● Lojtari i KF Vllaznia U-18, Valter Ledinaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i FK Apolonia U-18, Valon Misliu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● KF Pogradeci U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● AF Triumph U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KS Besa U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● KF Pogradeci U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Erzeni U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● AF Triumph U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër AF Elbasani U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● KF Pogradeci U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Erzeni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● AF Triumph U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KS Besa U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● Flamurtari FC U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Vora U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● Pranimin e kërkesës së kërkuesit Nevil Dede. Futboll Club Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 17, datë 19.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
● Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Këlcyra, Renis Spahiu, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
● Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Delvina, Markelian Alinani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
● Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Delvina, Donou Jules Kadnel, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Edmir Vidrica të KF Valbona si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Aleks Dedgjonaj të KF Burreli si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Klauz Cergani të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Laert Sallaku të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Klajvi Zeneli të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Propozim për të ardhmen e futbollit. Për të tërhequr dhe bërë më emocionues një sport që po i largon...
RUSI - Dmitry Bulykin, ish-sulmuesi i Dinamo Moskës, Bayer Leverkusenit dhe kombëtares ruse, ndër të tjera, komentoi për transferimin...
ANGLI - Friedkins kanë konfirmuar në orët e fundit se janë në procesin e blerjes së klubit të Evertonit në Premier Lea...
ANGLIA - Lajmi i keq që qarkullon prej disa ditësh te Manchester City është konfirmuar: truri i mesfushës, ndërkombëtari sp...
BALLSH - Pas hmbjes ndaj Vllaznisë (0-2), Emmanuel Egbo nuk është më trajner i klubin ballshiot të Bylsit, i cili ka njoftuar ndë...
FRANCE - Vendimi i Raphael Varane për t'u tërhequr nga futbolli po bën bujë, pas dëmtimit që e detyroi të largohej nga fush...
SPANJE - Kylian Mbappé ngre flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë të paktën deri n&...
SHKODER - Vllaznia, që nga sezoni i fundit ka humbur dy titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Nga këto tr...
FRANCE - Ndërsa AS Monaco feston 100-vjetorin e saj këtë vit, furnizuesi i saj i pajisjeve sportive Kappa ka nxjerrë një fanelë ...
ITALI - Francezi Raphael Varane i thotë lamtumirë futbollit të luajtur: shumë dëmtime, i fundit (në gju) më 11 gusht, pasi ...