LIVE UPDATES
Sport

Miqësoret U-21/ Trajneri Bushi: “Ndeshjet ndaj Hungarisë & Turqisë, mjaft të vështira”

“Ne jemi akoma në ndërtim të ekipit U-21, nuk ka një bollëk lojtarësh nga kampionati shqiptar që mund ta ndihmojnë ekipin U-21 për momentin, ndaj jemi duke parë edhe në Europë”.

27 Maj 2025, 13:26 Nga DOSJA
Miqësoret U-21/ Trajneri Bushi: “Ndeshjet ndaj Hungarisë &

TIRANE - Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli sot në konferencën zyrtare për mediat, para nisjes së grumbullimit për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë (5 qershor, “Széktó Stadium”, ora 19:30) dhe Turqisë (8 qershor, “Ataturk Olympic Stadium”, ora 19:00).

Ai foli për listën e lojtarëve, prurjet e reja, mungesat, përgatitjet për Europianin U-21 2027 dhe për dy miqësoret në transfertë, duke theksuar se objektivi kryesor është fitorja.

Më poshtë konferenca e plotë e trajnerit Alban Bushi:

Si paraqitet gjendja e skuadrës? – Ne jemi akoma në ndërtim të ekipit U-21, me datëlindjet 2004/05 për EURO 2027. Çdo herë marrim lojtarë të rinj, si p.sh. në këtë grumbullim kemi Enes Osmanin, lojtar shumë i mirë nga Sparta e Pragës, shqiptar i Maqedonisë, të cilin e falënderoj që ka zgjedhur Shqipërinë. Gjithashtu, Aidon Shehu, i datëlindjes 2006, i cili luan me Hull City, lojtar shumë i mirë, që do të na ndihmojë shumë. Është një ekip i ri, i cili dita-ditës do ndryshime, edhe në strategji, siç po bëjmë ne në ndërtimin e skemave tona, por edhe në lojtarë, sepse nuk ka një bollëk lojtarësh nga kampionati shqiptar që mund ta ndihmojnë ekipin U-21 për momentin, ndaj jemi duke parë edhe në Europë.

Aidon Shehu dhe Giulio Velaj për herë të parë, çfarë lojtarësh janë? – Velaj është portier, i cili është grumbulluar me ne në turneun që zhvilluam në Arabi me U-19/U-20-ën, ka cilësi shumë të mira, është i gjatë dhe premtues për të ardhmen. Ndërkohë, Aidon Shehu është një mesfushor që ka kualitet, luan në Angli, së shpejti do të firmosë me ekipin e parë të Hull City, i ngjason pak Keidi Bares te ekipi i Shqipërisë, lojtar që vrapon shumë, luan thjesht dhe mendoj se do të na ndihmojë në ndeshjet tona.

Mungesa e Rashicës, Torraj dhe Kevin Zefi? – Kevin Zefi mungon për arsye proceduriale, për shkak të pasaportës, e cila nuk i është bërë akoma, jemi duke pritur. Rashica është i dëmtuar, ndërsa Torraj nuk është zgjedhur për arsye teknike nga stafi ynë.

Keni luajtur në Turqi, e njihni mentalitetin. Emocionet e rikthimit si trajner? – Turqia dhe Hungaria janë dy ekipe shumë të mira, me një nivel shumë të lartë. Hungaria është një ekip pragmatist, kompakt, luan një skemë 5-3-2, janë shumë fanatikë. Ndërsa Turqia është më kreative në stilin e saj të lojës. Të dyja janë të vështira, por ne do të shkojmë për fitore. Për ne nuk është asnjë ndeshje miqësore. Ua kemi bërë shumë të qartë djemve që në fillim se duhet të japim maksimumin që ditën e parë të stërvitjes.

E pamë shumë mirë me datëlindjen 2008 se çfarë niveli kishte Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia, na dhanë një mësim shumë të mirë. Tani duhet të punojmë shumë fort, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje, edhe në stërvitjet e klubeve ku ata luajnë, sepse ne do të zgjedhim gjithmonë ata më të mirët. Nuk kemi grumbulluar 2 lojtarë për arsye se nuk kanë qenë shumë agresivë në stërvitje apo ndeshje, kështu do të bëjmë gjatë gjithë kohës, ai që jep maksimumin në stërvitje dhe ndeshje do të jetë pjesë e Kombëtares.

Për sa i përket Turqisë, unë kam kaluar shumë vite atje, më pëlqen atmosfera atje, më pëlqen vendi dhe njerëzit. Kemi luajtur herë tjetër me Turqinë, kemi barazuar një ndeshje zyrtare në Turqi. Mendoj se do t’i mundim, edhe atë dhe Hungarinë. Mendoj që Turqia është ekip i mirë, por nuk punon me shumë strategji. Kultura turke është komplet tjetër për sa i përket futbollit. Ata janë 80 milionë banorë, kanë shumë sasi dhe cilësi, por kush shikon statistikat e tyre, nuk kanë bërë gjëra të mëdha me ekipet e moshave. Nuk i kemi frikë fare, as Turqinë e as Hungarinë.

Lojtarët nga klubet shqiptare? – Lojtarët nga kampionati shqiptar i ke më të lehtë për t’i kontrolluar, sepse komplet stafi i Kombëtares U-21 janë djem që punojnë me ekipet e kampionatit shqiptar. Por, nuk është se ka shumë nga kampionati shqiptar. Nga lojtarët që kam marrë nga kampionati shqiptar, 9 veta, kërkoj më shumë prej tyre, sidomos në ndeshjet ku ata luajnë edhe në stërvitje. Por i kuptoj shumë mirë, sepse intensiteti nuk është i duhuri në kampionat për të përballuar ekipet e forta jashtë. Ne luajtëm me Luksemburgun, na mundën 1-0.

Dallimet ishin shumë të mëdha përsa i përket agresivitetit dhe intensitetit të lojës. Cilësisht dhe në qarkullimin e topit, ne ishim më të mirë se ata, por mungesa e agresivitetit bëri që të humbnim ndeshjen. Unë kërkoj më shumë agresivitet nga lojtarët e kampionatit shqiptar. Mendoj që është mirë. Përsa i përket Kombëtares U-17, mendoj se e di dhe vendos trajneri, sepse ai e njeh më mirë situatën. Por ka lojtarë të mirë në kampionatin shqiptar që mund të jenë në të ardhmen pjesë e moshave të Shqipërisë, siç janë Vogli, Mihana apo Marqeshi. Janë cilësorë dhe i njoh.

Përgatitjet për Europianin U-21 2027? – Ne jemi në kërkim gjithë kohës, jashtë mase. Duke i ngacmuar dhe kërkuar skautëve tanë që kemi në Europë. Pothuajse një herë në javë ne jemi në komunikim me ta, sepse duam lojtarë. Nga lista që shohim sot, mendoj që 8 ose 9 lojtarë do të jenë baza që do të përfaqësojnë ekipin, ndërsa lojtarët e tjerë do të jenë në konkurrencë edhe me ata që do të vijnë, për të qenë pjesë e listës. Mendoj që kemi marrë një lojtar shumë të mirë, Enes Osman, mbrojtës i majtë.

Është hera e parë që vjen me ne. Do të na ndihmojë shumë në repartin e mbrojtjes. Nuk kemi pasur në repartin e mbrojtjes këtë lloj lojtari. As ekipi i parë, as shpresat, as moshat. Lojtar shumë i shpejtë, i mirë me topin, mendoj se do të na ndihmojë shumë. Edhe Ajdon Shehu që e thashë pak më parë. Këtë grumbullim kemi marrë këto dy lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë. Do të jemi duke parë pastaj në të ardhmen, nga shtatori – tetori, shpresoj të gjejmë diçka ndryshe.

Si e transferoni ju te lojtarët grintën dhe dëshirën që të fitohet çdo duel dhe çdo ndeshje? – Frymëzimi është natyral dhe mendoj që në momentin e parë që grumbullohen dhe bëjmë stërvitje, është agresiviteti, intensiteti, personaliteti dhe vetëbesimi që duhet të kemi për të mundur kundërshtarin, pavarësisht se kë kemi përballë. Me këtë filozofi ecën i gjithë stafi jonë i Kombëtares U-21. Ne jemi me këmbë në tokë kur luajmë me ekipe të mëdha, por pse mos të fitojmë. Ne e pamë ekipin U-17 që luajti kundër Francës. 35 minuta i bëri shumë të mira, ishin shumë kompaktë.

Pastaj mungon cilësia, le të themi, sepse ata ishin më cilësorë se ne dhe bënin diferencën. Ne duhet të kemi vetëbesim, kjo na mungon dhe personaliteti në fushë. Kur humbim një ndeshje, e humbim vetëm për këtë arsye, jo për arsye të tjera. Unë mendoj që edhe kundërshtarët si Franca dhe Gjermania kanë më tepër cilësi, por kur ti je i përqendruar, i fokusuar gjatë gjithë grumbullimit në stërvitje, ti mund t’i mundësh ata. Kemi mundur Hungarinë për 10 minuta, i bëmë 3 gola në “Elbasan Arena”, një ekip jashtëzakonisht i fortë. Kemi mundur Zvicrën në Zvicër 2-1, një ekip shumë i mirë. Pra, ti mund t’i mundësh kundërshtarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet