Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Legjenda e trajnerit, Stefan Kovacs, është demaskuar si spiun, i cili punonte për policinë sekrete (Securitatea) të urryer të Rumanisë. Ai udhëhoqi Ajaxin drejt lavdisë në Kupën e Evropës në vitet 1972 dhe 1973.
![]()
RUMANI - Trajneri legjendar Stefan Kovacs është demaskuar si spiun sekret. Ai stërviti edhe yllin e famshëm holandez Johan Cruyff, ndërsa udhëhoqi Ajax drejt Kupave të Evropës.
Rumuni Kovacs gjithashtu trajnoi edhe dy kombëtare, atë franceze dhe atë rumune. Ai gjithashtu drejtoi edhe skuadrat e Monacos, Panathinaikosit dhe Steaua Bukureshtit.

Kovacs, i cili vdiq në vitin 1995 në moshën 74 vjeç, është renditur vazhdimisht midis trajnerëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Por një gazetë rumune ka zbuluar tani se ai kaloi tetë vjet në listën e pagave të një prej organizatave më të frikshme të spiunazhit në botë.
Gazeta Sporturilor publikoi fragmente nga dosjet e Securitateas, që tregonin se Stefan Kovac punoi për ta midis viteve 1955 dhe 1963 - duke përdorur pseudonimin Vasile Munteanu.
Ato përfshinin një letër të shkruar me dorë nga trajneri, ku thuhej: “Unë marr përsipër vullnetarisht t’u komunikoj paraprakisht organeve të sigurisë shtetërore gjithçka që di në lidhje me punën minuese të kryer nga elementë armiqësorë… pa bërë përjashtim për të afërmit ose miqtë.”
Dosja prej 31 faqesh përfshin gjithashtu korrespondencë nga zyrtarët e Securitateas që komentojnë mbi punën e Kovacs. Shënimet lavdërojnë punën e kryer gjatë kohës nga “Agjenti Munteanu”.

Thuhet se ai ka dorëzuar raporte mbi lojtarët dhe stafin me të cilët ka pasur të bëjë gjatë roleve të tij si trajner. Kovacs kreu punën e tij për Partinë Komuniste të Rumanisë, ndërsa drejtonte tre klube të ndryshme në qytetin e Transilvanisë, Cluj.
E themeluar në vitin 1948, Securitatea ishte një nga forcat e policisë sekrete më brutale në botë. Ajo ishte përgjegjëse për mijëra vdekje nën presidentin e urryer rumun Nicolae Çaushesku përpara se të shpërbëhej në vitin 1989.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - “Topçinjtë” pësuan një goditje të fortë në garën për titull pas një humbjeje dram...
GJERMANI - Harry Kanë është në bisedime për të zgjatur kontratën e tij me Bayern Munich, duke shuar shpresat e klubeve q&eu...
ANGLI - 36-vjeçari brazilian ishte midis një grupi të ftuarish që po ndiqnin ndeshjen e klubit kundër Fleetwood Town n&e...
ITALI - Interi forcon mbrojtjen e tij me një nënshkrim premtues. Nënshkrimi i Leon Jakirovic nga Dinamo Zagreb, president i së...
ITALI - Një konvoj i gjatë automjetesh të blinduara, të pajisura me drita pulsuese dhe të shënuara qartë "Shteti i Kat...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strateg...
ITALI - Rasti Romagnoli, shitjet e Castellanos dhe Guendouzi, marrëdhënia e tensionuar me Maurizio Sarrin dhe dhuna ultra. N...
ANGLI - Roy Keane i ka vënë flakën përsëri mediave sociale me një koment që përzien futbollin dhe polemikat perso...
ANGLI - E ardhmja e Bernardo Silvas te Manchester City mbetet e pasigurt. Kontrata e mesfushorit portugez skadon në qershor të k...
RUSI - Mandati i tij si trajner i FC Sochi, një klub rus i divizionit të parë, përfundoi gushtin e kaluar jo vetëm për shkak t&eum...