LIVE UPDATES
Sport

U mbyll faza e grupeve, mes 16 skuadrave, ja kush janë 5 lojtarët më të mirë!

Një pjespë e tyre kanë shënuar gola, të tjerët janë thjesht liderët e dhopmave të zhveshjes dhe pika e referimit në fushën e lojës, jo gjithmonë shifrat e rrjetës e bëjnë një futbollist në Botëror, më të mirin e ekipit

3 Dhjetor 2022, 13:09 Nga DOSJA

U mbyll faza e grupeve, mes 16 skuadrave, ja kush janë 5 lojtarët

KATAR - Po tani...! Faza e grupeve e Kupës së Botës të Katarit u kompletua dhe tani i njohim 16 ekipet që u kualifikuan. Raundi i dytë i fazës finale fillon sot, por ja kush janë pesë lojtarë që kanë bërë diferencën deri tani.

U mbyll faza e grupeve, mes 16 skuadrave, ja kush janë 5 lojtarët
Cody Gakpo (Holandë)
Një nga emrat e parë që të vjen në mendje me lehtësi nga lojtarët që kanë dalë deri tani është ai i Cody Gakpo. Anësori 23-vjeçar është në sezon transferimi dhe e tregoi atë para fillimit të Kupës së Botës. Sulmuesi i shpejtë i Eindhoven bëri 24 ndeshje në pjesën e parë të sezonit me 13 gola - 17 asiste dhe vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në Katar.
Gakpo hapi lojën kundër kampionëve afrikanë Senegal në ndeshjen e tij të parë të Kupës së Botës, gjeti sërisht rrjetën kundër Ekuadorit dhe shënoi për herë të tretë në ndeshjen e fundit të grupit kundër Katarit tashmë të eliminuar. "Demoni" i Tulipanëve është arma më e rrezikshme në ekipin e Luis Van Hullit.

U mbyll faza e grupeve, mes 16 skuadrave, ja kush janë 5 lojtarët
Lionel Messi (Argjentina)
Shumë tifozë futbolli anembanë botës duan të shohin Argjentinën të ngrejë Kupën Botërore në finale më 18 dhjetor. Jo për Lionel Scalonin apo futbollin e luajtur nga lojtarët e Albiceleste por për një lojtar. Lionel Messi. Nëse mund ta quajmë "një lojtar"...
Kapiteni i kampionëve të Amerikës së Jugut është në formë të shkëlqyer, ai duket gati për të udhëhequr Argjentinën dhe për ta çuar atë në majën e botës, siç kishte bërë Diego Armando Maradona në vitin 1986. Messi në ndeshjen e tij të parë të turneut shënoi një penallti dhe bëri një ndeshje shumë të mirë, por ai nuk arriti të shpëtonte ekipin e tij nga humbja shokuese kundër Arabisë Saudite. Në "finale" kundër Meksikës ai "shkëklqeu" me një gol dhe një asist, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Polonisë, vërtetë Szczesny i mrekullueshëm mund të ketë kapur goditjen e tij të dënimit, por përsëri ai ishte MVP (Lojtari m]ë i mirë i ndeshjes)

U mbyll faza e grupeve, mes 16 skuadrave, ja kush janë 5 lojtarët.

Kylian Mbappe (Francë)
Kupa e Botës 2018 ishte turneu i Kilian dhe sulmuesi francez dëshiron ta kthejë Kupën e Botës në Katar në sfidë të tijën. Në Rusi ai ishte "djali çudibërës" i madh që shfajësoi dhe ndoshta i tejkaloi shpresat, por katër vjet më vonë ai është më i pjekur (edhe pse është ende 23 vjeç) dhe tani është një superstar i arritur.
Mbappe ishte kyç dhe i pazëvendësueshëm në dy ndeshjet e para të grupit dhe mori trofeun e Lojtarit më të mirë në shpinën e tij. Kundër Australisë, ai shënoi dhe dhuroi një assist në golin historik të Olivier Giroud, i cili kapi Thierry Henry në krye të golashënuesve të Francës. Në ndeshjen e dytë kundër Danimarkës ai "shkëlqeu" me dy gola dhe preu biletën e kampionëve të botës për "16-tshen". Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Tunizisë ai kaloi si një zëvendësues, pasi mori pak frymë e karikoi bateritë fazës me eliminim direkt.

U mbyll faza e grupeve, mes 16 skuadrave, ja kush janë 5 lojtarët
Bruno Fernandez (Portugali)
Cristiano Ronaldo mund të jetë kapiteni dhe lideri i madh i Portugalisë, por deri tani më i miri i ndeshjeve ka qenë tjetër lojtarë. Arsyeja është e qartë për Bruno Fernandez. "Maestro" i ekipit të Fernando Santos, i cili ishte pikë kyçe e skuadrës së tij për sigurimin e biletës për në "16".
Në ndeshjen e parë, kundër Ganës, CR7 mund të ketë fituar një penallti dhe shënoi, por ndeshja u "përfundua" nga kapiteni i Manchester United. Andre Ayu barazoi në minutën e 73-të por portugalia shënoi edhe dy herë të tjera me Joao Felix dhe Rafael Leão nga një numër i barabartë assistesh të Brunos. Në ndeshjen e dytë, kundër uruguajanëve, portugezët kaluan nga krijues në interpretues, pasi ai shënoi të dy golat e ekipit të tij edhe pse i pari u pretendua nga... flokët e Cristianos. Në ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut, Fernando Santos u largua nga Fernandez në stol për t'i dhënë atij një pushim që e fitoi me meritën e vet.

U mbyll faza e grupeve, mes 16 skuadrave, ja kush janë 5 lojtarët
Herri Kejn (Angli)
A mund të themi që Anglia ka shënuar nëntë gola dhe Harry Kane nuk ka shënuar asnjë? E megjithatë, po. A mund të jetë kapiteni i Tre Luanëve futbollisti më i mirë në kombëtaren e tij pa gjetur ende rrjetën? Natyrisht!
Shumë mund të kenë pritur që "vrasësi" i Tottenhamit deri tani të ketë hapur një llogari dhe madje të ketë qenë lartë në listën e golashënuesve, por roli i tij është më e rëndësishëm sesa thjesht shtyrja e topit në rrjetë. Këto janë të lehtat për Kejnin. Gareth Southgate i ka dhënë një rol të përgjithshëm sulmuesit të tij dhe ai po përgjigjet, pasi deri tani ai ka krijuar hapësira për shokët e tij të skuadrës, ka fituar shumë beteja dhe ka dhënë tre asiste. Ai shënoi dy gola në ndeshjen kundër Iranit dhe një tjetër kundër Uellsit. Kejni tani është më shumë se vetëm një sulmues.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet