"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Roberto Rosetti, përgjegjës për arbitrat në UEFA, ka kërkuar fajtorët dhe pas hetimeve beson se janë vetë arbitrat ata që shkaktuan gjithë këtë polemikë rreth rregullores së dërguar të gjithë arbitrave lidhur me ngjarjen në Europian.
ZVICER - UEFA ka pezulluar arbitrat ndërkombëtarë spanjollë për dy ndeshje. As dy javë më parë e as në javën aktuale, arbitrat spanjollë nuk janë parë në Europë, dhe kjo si pasojë e polemikës që u krijua pas rrjedhjes së informacionit se duhej të jepej një penalti për prekjen me dorë të Cucurella-s kundër Gjermanisë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.
Roberto Rosetti, përgjegjës për arbitrat në UEFA, ka kërkuar fajtorët dhe pas hetimeve beson se janë vetë arbitrat ata që shkaktuan gjithë këtë polemikë rreth rregullores së dërguar të gjithë arbitrave lidhur me ngjarjen në Europian. Nëse më parë kishim thënë se arbitrat spanjollë po humbnin rëndësinë në Europë, me këtë ndryshim të papritur të situatës, kjo duket edhe më shumë.
Çështja Negreira ka ndikuar shumë për sa i përket imazhit të arbitrave. Situata të tjera me disa prej arbitrave të elitës gjithashtu nuk kanë ndihmuar. Gjithashtu, momenti i vështirë në federatë mund të ndryshojë për një muaj. Të gjitha këto çuan në prani të vetmuar të Gil Manzano-s në Europian, i cili gjithashtu drejtoi vetëm një ndeshje.
Deri tani vetëm tre arbitra spanjollë kanë drejtuar ndeshje në Champions League këtë sezon, secili vetëm nga një ndeshje. Më 17 shtator, Alejandro Hernández Hernández drejtoi Juventus – PSV (3-1) dhe Juan Martínez Munuera Bayern i Mynihut – Dinamo i Zagrebit (9-2). Gjithashtu, më 1 tetor, José María Sánchez Martínez drejtoi ndeshjen Borussia Dortmund – Celtic i Glasgow (7-1).
Nga ana tjetër, Danny Makkelie (Holandë), Michael Oliver (Angli), Irfan Peljto (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Slavko Vinčić (Slloveni), kanë drejtuar deri në tre ndeshje dhe janë zgjedhur më shumë nga UEFA.
B.T (Dosja.al)
KANADA - Statuja dedikuar Gilles Villeneuve, ish-pilot i Formulës 1, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti në 1982, është vje...
RUSI - Rubin Kazan barazoi pa gola ndaj CSKA-së së Moskës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë. Mirlind Daku pati shans...
ANGLI - U luajtën sot ndeshjet e xhiros së katërt të Champions League, ku nuk munguan surprizat. Bresti arrin një tjetër fitore,...
TURQI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për B...
ITALI - Juventusi ka vetëm një objektiv në merkato, të marrë dy lojtarë kryesorë të Lille. Francezët mund të q...
IRAN - Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist në Iran me ekipin e tij Traktor, në sfidën që këta të fundit po luajn&...
ANGLI - Armando Broja rikthehet në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë fushës së blertë prej muajit gusht. Vetë k...
SPANJE - Bordi drejtues i Real Madridit është ndarë në disa fragmente të ndryshme lidhur me përgjegjësit e probleme aktuale t...
ANGLI - Premier League është padyshim “miniera e arit” e futbollit botëror, me numra jashtë shkallës në krah...
TIRANE - Gugash Magani do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Burime pranë klubit bardheblu konfirmojnë ardhjen e trajnerit 59-vjeç...