LIVE UPDATES
Sport

UEFA-s shkruan për stadiumin "Air Albania": “Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri”...

Stadiumi "Air Albania", i inauguruar në vitin 2019, është kthyer në një fortesë e pamposhtur për kuqezinjtë që gjatë kualifikueseve arritën 3 fitore dhe një barazim, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në shtëpi”.

22 Qershor 2024, 14:05 Nga DOSJA

ZVICER - UEFA i ka kushtuar një artikull special investimit më të madh në historinë e sportit shqiptar, stadiumit "Air Albania". Impakti që pati ndërtimi i tij si nga aspekti sportiv, por edhe ai social e ekonomik është në fokus të aritullit, që UEFA i ka kushtuar stadiumit Air Albania, ku pjesë janë edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Stadiumi "Air Albania", i ndërtuar nga fondet e FSHF-së dhe nga programi ‘Hat-Trick’ i UEFA-s ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te Kombëtarja shqiptare, që siguroi edhe pjesëmarrjen për herë të dytë në Europian.

UEFA thekson se stadiumi "Air Albania", i inauguruar në vitin 2019, është kthyer në një fortesë e pamposhtur për kuqezinjtë që gjatë kualifikueseve arritën 3 fitore dhe një barazim, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në shtëpi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë prononcimit të tij për UEFA-n në lidhje me investimin gjigant të stadiumit "Air Albania" theksoi se ka ndikuar në performancën e ekipit Kombëtar dhe mbështetja e madhe nga tifozët është kthyer në një makth për çdo skuadër kundërshtare.

“Ambientet moderne dhe mjedisi profesional kanë rritur ndjeshëm moralin dhe performancën e lojtarëve. Ambientet e nivelit të lartë stërvitor të stadiumit kanë mundësuar përgatitje dhe rikuperim më efektiv, ndërsa mbështetja pasionante në shtëpi ka krijuar një atmosferë frikësuese për ekipet kundërshtare, duke u ofruar lojtarëve tanë një avantazh psikologjik,” - tha presidenti Duka.

UEFA më tej thekson se stadiumi në zemër të Tiranës, është shumë më tepër se një terren sportiv. Është një simbol i planit strategjik të FSHF-së për zhvillimin e infrastrukturës kombëtare të futbollit dhe një katalizator për rigjallërimin e ekonomisë vendase, gjë që konfirmohet edhe nga presidenti Duka.

“Ndërtimi i stadiumit "Air Albania" ishte një hap vizionar që synonte transformimin e peizazhit të futbollit shqiptar. Është gjithashtu një pjesë kyçe e strukturës kulturore dhe sociale të qytetit, e rëndësishme për rigjallërimin e komunitetit lokal në Tiranë,”- theksoi presidenti Duka.

UEFA shton se gjatë fushatës kualifikuese për “Euro 2024” stadiumi "Air Albania" ishte i tejmbushur dhe rritja e të ardhurave ka hapur një cikël të ri investimesh për FSHF-në.

“Suksesi i ekipit tonë Kombëtar, i mishëruar nga arritjet e tyre në stadiumin "Air Albania", shërben si një frymëzim i fuqishëm për futbollistët e të ardhmes në të gjithë vendin. Ne kemi ndërmarrë iniciativa të shumta për të përfituar nga ky moment, duke përfshirë programet e futbollit të bazës, partneritetet me shkollat dhe akademitë. Duke krijuar shtigje dhe mundësi të reja, ne synojmë të nxisim një brez të ri entuziast për futbollin,” - tha presidenti Duka.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, në prononcimin për UEFA-n rrëfen se infrastruktura është shumë e mirë dhe përmban gjithçka që i duhet një skuadre për të performuar në fushë.

“Ka gjithçka që i duhet një skuadre për të performuar në fushë. Infrastruktura është më e mirë, duke e bërë shumë më të lehtë për ne dhe për tifozët të shpërndajnë energjinë dhe mbështetjen e tyre. Është sikur kemi një lojtar të 12-të që na motivon dhe na shtyn përpara. Ka luajtur një rol të madh në rrugëtimin tone,”- tha Berat Gjimshiti.

Gazetari Blendi Fevziu tregon për UEFA-n ndikim social që ka pasur ndërtimi i stadiumit Air Albania që sot është kthyer në një nga pikat kryesore të jetës urbane në Tiranë.

“Sot zona përreth stadiumit është një nga polet kryesore të jetës urbane në Tiranë. Është shndërruar në një nga zonat më të ngarkuara të qytetit. Nëse keni parasysh aktivitetet e mëdha si koncertet dhe shfaqjet e organizuara atje, besoj se është pjesa më e rëndësishme e qytetit.”

Impaktin pozitiv të stadiumit e kanë ndjerë edhe tifozët. Ardit Saliaj, pjesë e “Tifozave Kuq e Zi” që mbështesin kudo ekipin Kombëtar ka treguar për UEFA-n mbi përmirësimin e kushteve në stadiumin "Air Albania" që ndikon drejtpërdrejt në atmosferën e mrekullueshme që krijohet në këtë stadium.

“Kushtet në stadiumin e ri janë krejtësisht të ndryshme në krahasim me stadiumin e vjetër. Puna arkitekturore kombinohet në mënyrë perfekte me aktivitetet e tifozëve, duke e bërë atmosferën edhe më të mrekullueshme. Momentet që po kalojmë në këtë ndërtesë moderne na kanë sjellë shumë gëzim. Kualifikimi në Europian është një ëndërr, shqiptarët nuk mund ta realizojnë shpesh,”- tha Ardit Saliaj.

Në fund UEFA shton: Stadiumi “Air Albania” priti finalen e parë historike të UEFA Europa Conference League në vitin 2022, duke u dhënë mijëra njerëzve mundësinë të përjetojnë një finale të madhe të futbollit europian në vendin e tyre. Qindra të tjerë u përfshinë si vullnetarë, duke hedhur themelet për krijimin e një programi vullnetar të futbollit nga FSHF.

UEFA-s shkruan për stadiumin "Air Albania": “Investimi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje