12 Shkurt 2026, 16:27
Nga DOSJA

BELGJIKE - Kongresi i 50-të i UEFA-s, i zhvilluar sot në Bruksel, miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme që lidhen me qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit europian. Në këtë kongres mori pjesë edhe zv.presidenti i UEFA-s, Armand Duka, si edhe një delegacion i FSHF-së.
Anëtarët e Kongresit miratuan emrin e David Terrier, president i FIFPRO Europe, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Terrier do të ushtrojë një mandat tre-vjeçar me të drejta të plota votimi, mandat që do të zgjasë deri në Kongresin e UEFA-s në vitin 2029.
Gjatë punimeve të Kongresit, u akordua gjithashtu anëtarësia e nderit e UEFA-s për Fernando Gomes, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në futbollin europian.
Ish-lojtari i njohur portugez është vlerësuar për rolin e tij si president i Federatës Portugeze të Futbollit dhe i Ligës Portugeze, si edhe për angazhimin e tij në strukturat drejtuese të UEFA-s dhe FIFA-s, përfshirë pozicionin e zëvendëspresidentit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtarësinë në Këshillin e FIFA-s.
Kongresi miratoi gjithashtu raportin vjetor të UEFA-s për sezonin 2024/25, raportin financiar dhe pasqyrat financiare për të njëjtën periudhë, si dhe buxhetin për vitin financiar 2026/27. Delegatët votuan edhe disa ndryshime në Statutin e UEFA-s, ndërsa u vendos që Kongresi i 51-të i zakonshëm i UEFA-s të mbahet më 4 mars 2027 në Astana të Kazakistanit.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Shkurt 2026, 16:14
BELGJIKE - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, festuan fundin e Super Ligës, të sanksionuar nga nj&eu...
Sport
12 Shkurt 2026, 16:06
BELGJIKE - UEFA Nations League 2026/2027 (Liga e Kombeve), edicioni i pestë i këtij kompeticioni, sjell disa ndryshime të rëndësishme...
Sport
12 Shkurt 2026, 15:00
Thomas Partey, i akuzuar për dy vepra të reja penale
ANGLI - Thomas Partey, ish-mesfushori i Arsenalit, është akuzuar për dy ...
Sport
12 Shkurt 2026, 14:30
ANGLI - David Beckham u shfaq në podkastin e Rio Ferdinand dhe foli për kohën e tij te Real Madrid. Ish-lojtari bë...
Sport
12 Shkurt 2026, 14:15
TIRANE - Sot në orën 18:00 në Bruksel merr jetë edicioni i pestë i Ligës së Kombeve. Truneu, i cili u mendua për t&eum...
Sport
12 Shkurt 2026, 14:00
GJERMANI - Në Mynih, nuk ka dyshim: Harry Kane është e tashmja dhe e ardhmja e klubit, dhe do të bëhet çdo përp...
Sport
12 Shkurt 2026, 13:30
ANGLI - Nottingham Forest po shkruan historicinë e Premier Ligës, por jo për meritë sportive. Klubi ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Se...
Sport
12 Shkurt 2026, 13:00
FRANCE - Nuk ka qetësi në Vélodrome. Largimi i Roberto De Zerbi ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në...
Sport
12 Shkurt 2026, 12:30
ANGLI - Zgjatja e kontratës së Tuchel deri në vitin 2028 është zyrtare. Vetëm pak muaj kanë mbetur deri në fillimin e ...
Sport
12 Shkurt 2026, 12:00
ITALI - "Do t'i përfundoj garat e mia më 12 shkurt dhe po kërkoj një takim për Ditën e Shën Valentinit në Cortina...