Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dwamena e nisi karrierën në 2011 me Univerista Soccer në Nigeri, teksa më pas kaloi te RB Ghana dhe pas tre vitesh u bë pjesë e AKA Salzburg U18. Në Austri ai luajti me Liefering dhe Lustenau, para se në janarin 2017 të ishte pjesë e Zurich në Zvicër.
Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare këtë të shtunë (11 nëntor 2023). Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin "Arena Egnatia" në Rrogozhinë në minutën e 24. Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital, por sulmuesi nuk ia doli të mbijetonte nga goditja e tretë në zemër.
Dwamena e nisi karrierën në 2011 me Univerista Soccer në Nigeri, teksa më pas kaloi te RB Ghana dhe pas tre vitesh u bë pjesë e AKA Salzburg U18. Në Austri ai luajti me Liefering dhe Lustenau, para se në janarin 2017 të ishte pjesë e Zurich në Zvicër.
Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier League angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zurich për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij.
Ai mbeti te Zurich. Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brighton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij. Me Levanten në La Liga, Dwamena u paraqit në 12 ndeshje duke dhuruar dy asistime.
Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon. Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjeksore, mjeket i sugjeruan Dwamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli. Megjithatë ai vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.
Pas aktivizimit në ligat e ulëta në Zvicër, për shkak të rregullave mjekësore shumë vende i mbyllën derën. Dwamena thirri "Eureka" kur u has me Shqipërinë, si një vend që nuk e pengoi për aktivizimin në elitë me Egnatian në janarin e vitit 2023. Në dhjetë ndeshjet e këtij sezoni, Dwamena ia doli të shënonte nëntë gola dhe një asist, për të qenë golashënuesi më i mirë i sezonit.
TIRANE - Nuk kishte se si mungonte edhe ngushëllimi i Armand Dukës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka ngushëlluar person...
Raphael Dëamena RROGOZHINË- Lajmi më i trishtë i ditës së sotme ishte ikja e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Raphae...
PORTUGALI - Siç dihet, përveçse është dhe ka qenë një superstar në fushat e lojës, Cristiano Ronald...
FSHF Sulmuesi Raphael Dwamena humbi jetë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e zhvilluar sot për 24 minuta. Në stadiumin e Rrogozh...
Ambulanca TIRANË- Policia ka konfirmuar vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili humbi ndjenjat gjatë ndeshjes në fush&...
BRAZIL - Në orët e fundit të së premtes, më 10 nëntor, ka dalë një lajm që ka tronditur lajmet braziliane li...
SPANJE - Andryi Lunin e gjeti sërish vendin e humbur në 11-shen e Real Madridit gjatë ndeshjes së fundit të bardhezinj...
FRANCE - Një humbje e madhe. I rekrutuar në mënyrë të përhershme këtë verë për pak më pak se 30 mi...
RROGOZHINE - Një moment paniku ka mbështjellë stadiumin e Rrogozhinës dhe futbollin shqiptar teksa në ndeshjen Egnatia – Partiz...
GJERMANI - Serge Gnabry, i sapo rikuperuar nga një thyerje e parakrahut të majtë në fund të shtatorit, do të rikthehet në k...