3 Korrik 2024, 12:43
Nga DOSJA
GJERMANI - Gjestet më vendimtare të firmosura nga Merih Demiral, gjatë fitores në 1/16 e Euro kundër Austrisë të martën, do të mbeten dy golat e tij të shënuar nga këndi, që e çuan Turqinë në turin çerekfinal. Sidomos pasi ai është mbrojtësi i parë që shënon një dopietë në një ndeshje me eliminim direkt në një kompeticion madhor që nga Lilian Thuram në 1998.
Nga ana tjetër, një tjetër gjest ka lënë pa fjalë disa prej spektatorëve në stadium dhe jashtë tij. Për të festuar dopiedën e tij, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe që tani luan për Al-Ahlin në Arabinë Saudite, ngriti të dyja duart, bashkoi gishtin e madh me gishtin e mesit dhe të unazës, duke mbajtur gishtin e vogël dhe gishtin tregues të ngritur.
Një gjest i quajtur "përshëndetja e ujkut", në lidhje me formën e ujkut të krijuar nga gishtat e bashkuar dhe që përdoret nga grupi i ekstremit të djathtë dhe nacionalist turk, "Ujqërit gri" (Ülkücü në turqisht), për të cilët është një shenjë e njohjes.
Në Francë, lëvizja u shpërbë në vitin 2020 nga Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, i cili, në atë kohë, e përshkroi atë si një "grup veçanërisht agresiv de facto".
Lëvizja posaçërisht pretendon një ideologji panturke, e cila kërkon të bashkojë të gjithë popujt turqishtfolës brenda të njëjtit shtet. Në Francë, vitet e fundit, ata janë lidhur me disa raste të dhunës. Në shkurt, dy "Ujqër Gri" u paditën në Paris për përkrahje të terrorizmit.
I pyetur për arsyet e gjestit në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Demiral këmbënguli: “Mënyra se si festova ka të bëjë me identitetin tim turk, sepse jam shumë krenar që jam turk. (...) Kam parë njerëz në stadium që kanë bërë edhe këtë gjest, jam shumë i lumtur që e kam bërë. Aq i lumtur sa 26-vjeçari ka postuar një foto ku shihet duke festuar në X pas ndeshjes.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Korrik 2024, 12:24
GJERMANI - Me një fitore të dhimbshme minimale ndaj Austrisë (2-1), e cila po të mos ishte ndërhyrja e madhe e Mert Gunok ndeshja mund ...
Sport
3 Korrik 2024, 10:30
SHBA - Brazili nuk mundi dot Kolumbinë e pamposhtur, në një ndeshje të furishme me disa polemika. Brazilianët me këtë ba...
Sport
3 Korrik 2024, 10:00
GJERMANI - Të premten, skuadra e Francës do të luajë në çerekfinale kundër Portugalisë. Nëse ajo dëshiron t&...
Sport
3 Korrik 2024, 09:30
GJERMANI - Ronald Koeman, trajneri i Holandës, pas fitores (3-0) ndaj Rumanisë këtë të martë në raundin e 8-të...
Sport
3 Korrik 2024, 09:00
SHBA - Aventura e Shteteve të Bashkuara në Kupën e Amerikës përfundoi mes një mijë polemikash. Organizator&eum...
Sport
3 Korrik 2024, 08:30
ARABIA SAUDITE - Stefano Pioli drejt Arabisë. Pas skadimit të kontratës me Milanin dhe rrjedhimisht lamtumirës me klubin kuqezi, trajneri i ...
Sport
3 Korrik 2024, 08:00
GJERMANI - Murat Yakin, trajneri zviceran, përpara se të ndeshej me Anglinë në çerekfinalen e Euro 2024, u shpreh: “Ata ka...
Sport
3 Korrik 2024, 07:30
GJERMANI - “The Athletic” zbuloi në orët e fundit vlerën e gjobave të aplikuara deri më tani për të gjitha skua...
Sport
2 Korrik 2024, 22:57
GJERMANI - Holandë-Turqi do të jetë çifti i fundit çerekfinalist në këtë kampionat europian në mbyllje të ...
Sport
2 Korrik 2024, 22:35
GJERMANI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Karlos Salcedo, futbollistit të kombëtares meksikane i cili ka luajtur edh...