LIVE UPDATES
Sport

Ukrainë-Shqipëri/ Trajneri Silvinjo: Nesër është një mundësi e mirë për çdo lojtar…

“Do të përpiqemi të japim më të mirën ndaaj Ukrainës. Është i rëndësishëm rezultati, sepse duhet gjithmonë të bëjmë më të mirën në fushë. Po flasim për ekipin kombëtar, luajmë për Kombin”.

30 Mars 2026, 19:57 Nga DOSJA
Ukrainë-Shqipëri/ Trajneri Silvinjo: Nesër është

SPANJE - Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës që do të luhet nesër në Valencia, në orën 20:45, trajneri Sylvinho doli në konferencën zyrtare para kësaj përballjeje miqësore.

Ai u shpreh para ndeshjes me Ukrainën se pret një përballje të fortë dhe të vështirë, duke vlerësuar cilësinë e kundërshtarit. Trajneri Sylvinho theksoi gjithashtu se Shqipëria është një ekip në rritje dhe se lojtarët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë.

Një vlerësim të kualifikueseve të Botërorit me Shqipërinë? - Është e vështirë të diskutosh për vitin e kaluar, kur kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. Viti i kaluar nuk ka qenë më i lehti për ekipin kombëtar, kemi pasur një rrugë të gjatë që na ka çuar deri këtu dhe mendoj që kemi dhënë më të mirën. Sigurisht që arritëm fazën play-off dhe ndeshja ndaj Polonisë ishte ndeshja më e rëndësishme e historisë së futbollit shqiptar.

Ishte një ndeshje shumë e bukur, por praktikisht në momentin që humbet duket sikur çdo gjë shkon keq, por në fakt nuk është kështu. Ne nesër kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme dhe besoj që do të jetë një ndeshje e bukur. Ukraina është një skuadër shumë e mirë. Edhe ata janë të trishtuar si ne, por janë 90 minuta të cilat janë për t’u luajtur për të marrë një rezultat të mirë.

Cila do të jetë qasja juaj për ndeshjen e nesërme duke qenë se është vetëm miqësore? - Është e vështirë të përgatisësh një ndeshje pas takimit me Poloninë. Kjo është eksperiencë e njëjtë për të dyja ekipet në fakt. Tani duhet të luash një ndeshje miqësore. Unë e kam thënë edhe më parë që nuk besoj në ndeshje miqësore, duke qenë që çdo herë që futemi në fushë jemi të përqendruar për të bërë 90 minuta shumë të mira.

E kam vënë re këto ditë që ka lojtarë që më drejtohen që unë jam këtu dhe mund të luaj 45 minuta, më tepër, 90 minuta dhe sigurisht që më duhet të mendoj për atë gjë. Por sigurisht që nuk mund të bëhen 7-8 ndryshime. Pavarësisht që e shikoj si një mundësi për lojtarët e tjerë, e shikoj edhe si një punë në grup dhe skuadra duhet të organizohet si zakonisht që të funksionojë si duhet. Por sigurisht mund të kemi 3 apo 4 zëvendësime nga formacioni i mëparshëm.

Jeni ndeshur me Ukrainën edhe në Nations League, çfarë ndeshje pret dhe si është motivimi në këtë takim? - Presim një ndeshje ndryshe, të fortë dhe të vështirë sigurisht. Të dyja ekipet kanë lojtarë të mirë. Ende nuk e di formacionin me të cilin do të luaj Ukraina, po ashtu edhe Shqipëria. Do të vendoset pas drekës me një takim edhe me lojtarët dhe besoj se do të sjellim formacionin më të mirë në fushë. Në ndeshjen e kaluar nuk kemi patur një rezultat të mirë, por jemi një ekip në rritje.

Në anën tjetër, Ukraina ka lojtarë shumë të mirë, ka eksperiencë sepse ka luajtur në Kupën e Botës. Lojtarë që luajnë nga 90 minuta me klubet e tyre dhe luajnë në klube të rëndësishme. Nga ana tjetër edhe ne kemi lojtarë që kanë dëshirën dhe motivimin për të treguar më të mirën edhe me Kombëtaren, të tregojnë që e meritojnë të luajnë dhe që janë gati gjithmonë. Nuk di të them se si do të jetë ndeshja, por presim një ndeshje shumë të mirë. Ne kemi shumë besim te lojtarët tanë.

Si jeni përgatitur për ndeshjen me Ukrainën? - Çdo trajner i përgatit ndeshjet njësoj. Ne kemi nisur më shumë se një muaj përpara duke parë ndeshjet e çdo kundërshtari. E kemi nisur me Ukrainën, kemi vijuar me Suedinë dhe më pas me Poloninë, duke iu afruar datës së ndeshjes së parë. Tani është më e lehtë sepse kemi parë çdo ndeshje kualifikuese të Botërorit të Ukrainës dhe kemi parë e riparë edhe ndeshjet që kemi zhvilluar së bashku në Nations League.

Cili është motivimi juaj për të qenë krenarë për ekipin tuaj për të gjithë rrugëtimin tuaj? - Gjëja kryesore që e bën të lumtur një trajner është marrja e rezultatit. Por sidomos nëse do që të vijnë rezultate të mira njëra pas tjetrës, është e rëndesishme të kesh edhe performancë të mirë.

Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Nëse do humbasim me Ukrainën, do mërzitem. Por nëse fitojmë, do të jem shumë i lumtur. Është i rëndësishëm rezultati, sepse duhet gjithmonë të bëjmë më të mirën në fushë. Po flasim për ekipin kombëtar, luajmë për Kombin. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë. Nëse fitojmë, do të jetë shumë mirë. Fokusi ynë është të shohim nesër edhe disa lojtarë të rinj që s’kanë pasur shumë mundësi në ndeshjet e kaluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet