"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ 'Finalja e Tiranës' përsëritet në Roterdam: Feyenoord fiton, por kualifikimi për në Europa League, mbetet në Romë...
Holandezët e Feyenoord fituan me rezultati 1-0 ndaj verdhekuqve të Romës, duke e lënë të hapur kualifikimin për në gjysmëfinale, në takimin e kthimit në ‘Olimpico’
13 Prill 2023, 21:07Nga DOSJA
HOLANDE - Finalja e vjetshme e Tiranës, midis Romës dhe Feyenoord për Conference League, u përsërit përsëri këtë sezon. Veç në një version tjetër më të lartë, për Europa League, ku takimi i parë çerekfinal u zhvillua në stadiumin ‘De Kuip’ të Roterdamit.
Holandezët e Feyenoord fituan me rezultati 1-0 ndaj verdhekuqve të Romës, duke e lënë të hapur kualifikimin për në gjysmëfinale, në takimin e kthimit në ‘Olimpico’. Goli i vetëm i takimit u shënua nga një gjuajtje e beftë e Mats Weiffer (54’).
Sakaq Roma humbi një penallti në fundin e pjesës së parë. Lorenzo Pellegrini (43’) kishte shansin e artë t’i kalonte verdhekuqtë në avantazh, por gjuajtja e kapitenit u ndal nga shtylla.
Veç humbjes, skuadra e Jose Mourinho humbi edhe shërbimet e Paulo Dybalas dhe Tammy Abraham për shkaqe dëmtimesh.
Ndërkohë kanë nisur edhe tri çerekfinalet e tjera të Europa League, për të cilat do të ju njohim në vijim…